Ministri bullgar i mbrojtjes deklaroi se maqedonasit janë një komb i dehur, ose më saktë, një komb bullgarësh të dehur. Dhe nuk do na lejojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian derisa të na dalë pija.

Branko Trickovski

Siç është puna, ky Covid-19 nuk do t’i lejojë peshkopët të sjellin autoqefalinë.  Këtu në Maqedoninë e Veriut, ne na ka hyrë tmerri. Po dridhemi si minjtë. Po urinojmë me ngjyrë të gjelbët, si breshkat. Dëgjojmë Arsen. Duket sikur adhurimi ynë për Krishtin dhe patriotizmi janë shndërruar në një dramë romantike. Nëse vdisni të gjithë, nuk do të mbetet njeri që të jetë autoqefal me mua. Unë këndoj, ose ne këndojmë, dhe ai nuk ka me kë të gëzojë rininë e tij. Kur e mendoj, frika jonë është një traumë dashurie. Dhe e tij. Kjo është arsyeja pse ne e duam njëri tjetrin. Ndërkohë që po presim që peshkopët serbë ta largojnë Corona-n me një kryq, një lutje, dhe një puthje, fqinjët tanë lindorë kanë theksuar që problemi ynë nuk qëndron vetëm në faktin që ne nuk jemi autoqefalë. Kundërshtimi për statusin ndiqet nga aprovimi i nivelit të alkolit në gjak. Ministri bullgar i mbrojtjes deklaroi se maqedonasit janë një komb i dehur, ose më saktë, një komb bullgarësh të dehur. Dhe nuk do na lejojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian derisa të na dalë pija.

Në rregull, thashë, shkojmë dhe bëjmë një analizë gjaku. Të bëjmë një larje stomaku, detoksifikim total. Nga Tito tek Kominterni. Rakia e tyre na bëri maqedonas, meqë po flasim për këtë. Të pirë, por pavarësisht kësaj maqedonas. Sot nuk ka Tito, as Komintern, ndaj po vras mendjen nëse mund të përdorim rakinë e zakonshme për ta kthyer një bullgar të zakonshëm në maqedonas të dehur. Ose të marrim Ministrin e Mbrojtjes, Karakachanov, dhe kolegen e tij, Ministren e Punëve të Jashtme, Zakharieva, që është emri i një gruaje të bukur. Më pas, të gjithë të dehur dhe të maqedonizuar, ne mund t’i bëjmë ata të vendosin platformën e tyre para trenit Evropian të Maqedonisë.

Më ka ardhur në majë të hundës kjo gjë, jo aq shumë për ne, por për të gjithë pjesën tjetër të Ballkanit. Nuk kanë shpresë, vetëm sepse ne pimë më shumë se duhet para 80 vjetësh. Nuk e përballojmë dot fajin. Dhe as NATO dhe BE-ja. Bashkë me administratën e vjetër dhe të re Amerikane. Kjo është arsyeja pse shpresoj që ne dhe bullgarëve të na dalë pija. Mua, për shembull, më ka dalë pija ndërkohë. Dhe e dini çfarë? Jam i kënaqur që jam pjesë e një populli që ka pasur dhe ka akoma shumë gjëra tërheqëse, si në trashëgimi dhe në përmbajtje, saqë mund t’ua japin këtë pasuri fqinjëve dhe parimeve të larta të integrimit evropian. Ne jemi magazinë qëndrore për të gjithë zhgënjimin Ballkanas. Qendër ushtarake për ushtritë patriotike të të gjitha kombeve. Jo për të gjithë, por për shumicën. Ne po e lirojmë balonën tonë me ajër të nxehtë nga peshat e panevojshme, duke hedhur copëra të vetes tonë mbi vendet Ballkanike dhe duke fluturuar. Mendoj se po fluturojmë pikërisht pasi kishim diçka për të dhënë. Ne patëm diçka që mund të merrej.

E shoh këtë si fitore, jo si humbje. Duhet të mësojmë si ta lexojmë sallën, dhe kohën në të cilën gjendemi. Në kohë të vështira njeriu shet qilimat e tij persianë, pikturat, aparatet fotografikë, pianon për të blerë miell dhe gjalpë dhe pret për kohë më të mirë, kur do t’i marrë mbrapsht të gjitha. Dhe të pushtojë botën, deri në Indi. Përmes Indisë, deri në Golo brdo.

 

Branko Trickovski, gazetar ka punuar në ‘Nova Makedonija’, MRTV, ka themeluar dhe redaktuar Utrinski, dhe Globus. Ka punuar në Radio Channel 4, bashkëpronar i stacionit të parë privat radiofonik në Maqedoni në vitin 1991, dhe autor i 8 përmbledhjeve me editoriale.