Në pritje të vaksinës, njerëzimi, në realitet, është duke pritur për një fitimtar të ri në skenën kapitaliste globale. Në të njëjtën kohë, rajoni ynë po rijeton historinë e tij të përgjakshme si një projeksion i vazhdueshëm i së ardhmes.

Nëse filozofi francez Alan Badiou do të merrte, si një këndvështrim për rajonin, përkufizimin e tij të ‘një ngjarjeje’ si një ndryshim i papritur i rregullave në një komunitet shoqëror, ai do të kishte arritur në një përfundim të thjeshtë – asgjë nuk ka ndryshuar që nga lufta. Prandaj rajoni pretendon se po shkon drejt progresit shoqëror por kjo vonohet vazhdimisht, fantazma e anëtarësimit në BE.

Vendet e rajonit, veçanërisht Serbia, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova, janë në një gjendje të vazhdueshme lufte të papërfunduar, ndërsa në Kroaci lufta e fitores është në vetvete një vlerë hyjnore, e natyrshme, e vënë në dyshim vetëm nga ata që vazhdojnë të dëshirojnë lirinë psikologjike. Lufta ka ndryshuar fushat – nga ushtria në politikë; nacionalizmi triumfon mbi gjykimin e shëndoshë, duke i mbajtur vendet tona në një konflikt politik të vazhdueshëm.

Në Bosnjë Hercegovinë kjo shfaqet në pamundësinë e zgjidhjes së krizës kushtetuese, dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve ligjore ndërkombëtare dhe vendore mbi diskriminimin e pakicave etnike dhe qytetarëve të deklaruar si ‘Tjetri’ – atyre të cilëve nuk u jepet mundësia për të garuar për një post qeveritar në këtë shoqëri fatkeqe.

Serbia dhe Kosova kanë ngecur në pamundësinë e arritjes së çfarëdo lloj marrëveshje paqeje. Hapat përpara të ndërmarra nga Maqedonia e Veriut për ndryshimin e emrit të vendit, dhe Mali i Zi, në rrugën e tij drejt BE-së, nuk garantojnë stabilitet. Kjo u pa nga zgjedhjet më të fundit në Malin e Zi, të cilat e ndanë shoqërinë mbi baza ideologjike.

Fundi i pushtetit tridhjetë vjeçar të Milo Djukanovic nuk solli stabilitet social, por një përplasje ndërmjet elitave politike, ndërsa u kornizua si një konflikt ndërmjet Serbëve dhe Malazezëve. Maqedonasit e djathtë i urrejnë të majtët, dhe i akuzojnë për tradhëti kombëtari. Në Kroaci, vënia në pikëpyetje e trashëgiminë ideologjike të Tudjman nënkupton tradhëti kombëtare.

Ndaj, nacionalizmi është gjendje e paracaktuar politike rajonale dhe një fat i mundshëm i përhershëm.

Këtu, çdo tranzicion që do të duhej të shënonte lëvizjen nga një shoqëri socialiste drejt asaj kapitaliste, ka patur thjesht kuptimin e zhvendosjen nga prona publike në pronë private. Që do të thotë, pak a shumë vjedhje ligjore, dhe krijim i konfigurimeve të reja klasore. Marrë si një kopje e sistemit ligjor dhe standardeve të jetesës së BE -së ka krijuar një hendek klasor, dhe ka lënë një numër shumë të madh qytetarësh nën pragun e varfërisë. Kësaj nuk i referohen si ‘Ngjarja’ Badiouesque, megjithatë është – bazuar në shkallën e ndryshimit social dhe pasojave të tij. Dhe në këtë mënyrë, tranzicioni u bë hapësira për akumulimin e zemërimit, thënë me fjalët e filozofit gjerman Peter Sloterdijk. Asnjë nuk e di se kur do të shpërthejë ky zemërim, dhe çfarë drejtimi do të marrë. Qeveritë nuk e shohin këtë si padrejtësi sociale, por si një kërcënim për unitetin kombëtar. Të varfërit mund të shpallen lehtë fare si tradhtarët më të mëdhenj të kombit për kërkesat e tyre për drejtësi sociale.

Kjo është arsyeja pse pandemia e një virusi është ngjarja më e madhe sociale në rajon, që nga luftërat e viteve 90 e më pas. Kjo zbuloi mjerimin e kapitalizmit të tranzicionit, i cili mbrojti infrastrukturën e tij të kujdesit shëndetësor nga COVID, dhe jo njerëzit e tij. Ka hedhur dritë mbi mënyrësn sesi oligarkitë politike mund t’i kthejnë shumë shpejt demokracitë e brishta në diktatura provinciale. Pandemia ka hapur kapakun e krizës së kapitalizmit global, i cili në vend që të investonte në kujdes shëndetësor, investoi në ushtri – e gjitha kjo duke e fshehur militarizimin e saj prapa shprehjeve të njohura për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe tregun e lirë.

Kapitalizmi është përshtatur me pandeminë botërore si një kameleon. Në rajon fytyra e tij si hajdut është parë në shumë çështje. Ndërkohë Corona ka avancuar, duke treguar se ne si shoqëri e marrim vdekjen shumë shpejt si diçka normale. Media, e cila përhapi panik në fillim të pandemisë, po e lehtëson ligjërimin rreth saj, duke përdorur ‘normalitetin e ri’ si një slogan – sigurisht pas kësaj fshihen format e reja të kontrollit të individit.

Shëndeti i individit është bërë shumë shpejt kushti thelbësor i lirisë së tij. Asgjë nuk më të jetë më normale pas faktit – forma e re e kontrollit nuk është mbi mendimin dhe veprimin e njeriut, por mbi shëndetin e tij. Aty ku shoqëria duhet të tregojë kujdes për individin, po e kontrollon atë, duke treguar se ka forma të panumërta shtypjeje.

Kjo është arsyeja pse frika e virusit Corona është një simptomë e anormalitetit të një shoqërie kapitaliste. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vëzhgojmë moton e ‘normalitetit të ri’ dhe të lexojmë midis rreshtave, të shohim anën strukturore të një bote kapitalite post – factum. Aty është fshehur nacionalizmi global i ngjashëm me vaksinat, që nuk është në fakt një dëshirë për një formë të re humanizmi global, por një betejë e pamëshirshme për fitime. Kapitalisti nxjerr fitime edhe nga sëmundja, dhe shëndeti i një njeriu varet drejtpërdrejt nga pasuria e tij. Të varfërit nuk kanë të njëjtat të drejta për shëndet si klasat kapitaliste. Prandaj nuk ka reforma globale të sistemeve shëndetësore, dhe nuk ka ndërgjegjësim që pas pandemisë së COVID-19 ne do të përballemi me një situatë akoma edhe më të keqe  – atë të shkaktuar nga ndryshimi i klimës. Në pritje të vaksinës, njerëzimi, në realitet, është duke pritur për një fitimtar të ri në skenën kapitaliste globale. Në të njëjtën kohë, rajoni ynë po rijeton historinë e tij të përgjakshme si një projeksion i vazhdueshëm i së ardhmes.