Nuk isha plakuar akoma, por isha zemërak, dhe kisha vëne re që teknologjitë për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet e vogla nuk kishin më hapësirë për përparim, dhe teknologjitë e biogazit thuajse kishin filluar të sfidonin kufinjtë e teorisë së fizikës; shpresa që ato do të avancojnë ishte e ngjashme me shpresën së do të prodhohej një shkëndijë duke fërkuar dy vezë me njëra -tjetrën.

Ne vetëm mund të shpresojmë që politikat e reja do të mbështesin vetëm burimet e rinovueshme të energjisë që i kanë rezistuar pandemisë. Pandemisë së çmimit të tregut domethënë. Në të kundërt, do të na duhet të zgjerojmë karantinën për disa teknologji. Ad infinitum.

Është viti 2013. Po mendoja çfarë do të ndodhte kur të perëndonte dielli në mekanizmat e incentivave të ofruara nga shteti për përdorimin e teknologjive të caktuara për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme. Po mendoja për ndikim dramatik, që të linte gjurmë.  As nuk më kishte shkuar ndërmend që, si për ironi të fatit, ne do të na jepej mundësia të ndalojmë, të mendojmë, dhe të shqyrtojmë sesi do të funksionojnë politikat e ardhshme.

Në vitin 2009 Qeveria Serbe publikoi një Direktivë Kombëtare për Energjinë e Rinovueshme, duke promovuar energjinë nga burimet e rinovueshme të energjisë dhe prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe termike. Me fjalë më të thjeshta – duke hapur mundësinë e prodhimit të energjisë elektrike përmes teknologjive të njohura në këtë dokument, dhe duke na dhënë ne mundësinë ta blejmë atë me çmime më të ulëta. Dikusht atje mendoi se kjo do të nxiste zhvillimin e teknologjive të reja me shpresë dhe besim (dhe mbase dhe me pak dashuri) që kostot e tyre kapitale do të vinin duke u zvogëluar, si pasojë e përparimit teknologjik, dhe që do të vijë një ditë kur ne do të ishim në gjendje ta përdornim komercialisht energjinë nga teknologjitë e avancuara.

Nuk isha plakuar akoma, por isha zemërak, dhe kisha vëne re që teknologjitë për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet e vogla nuk kishin më hapësirë për përparim, dhe teknologjitë e biogazit thuajse kishin filluar të sfidonin kufinjtë e teorisë së fizikës; shpresa që ato do të avancojnë ishte e ngjashme me shpresën së do të prodhohej një shkëndijë duke fërkuar dy vezë me njëra -tjetrën.  I përmenda kostot e larta operative të teknologjive të biogazit. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara, dhe siç thonë edhe shfaqja vazhdon.

Viti 2020. Pandemi. Dikush atje mendoi se mund të shtypte butonin e ndalimit për pagesën e tarifave për burimet e rinovueshme të energjisë dhe i drejtoi prodhuesit e tyre ta shisnin energjinë në treg. Kombet e Bashkuara publikuan një analizë social-ekonomike të ndikimit të Covid-19, duke sugjeruar që prodhuesit e energjisë nga era, energjisë diellore dhe nga burimet ujore po përballen me të ardhura të ulura, por modeli i tyre i biznesit nuk është tronditur. Ata po humbin para duke prodhuar energji, por do të humbnin akoma më shumë nëse do ndalonin së prodhuari. Siç thonë një pjesë e problemit, edhe pse është e vështirë të kuptohet pse, është shkaktuar nga pandemia, por një tjetër shkak është në fakt rrjedhojë e zinxhirit të gjatë të furnizimit dhe kostove të larta operative (daullet ju lutem). Kjo është një analizë e sistemit nga Kombet e Bashkuara. I njëjti sistem u drejtua nga një moment mjaft kurioz frymëzimi ca vite më parë, në bashkëpunim me qeverinë Serbe, dhe ka dhënë fonde për të mbështetur energjinë nga biogazi kur çmimi i blerjes ishte shumë i ulët  për të mbuluar kostot e prodhimit për këtë teknologji shumë të bukur por akoma shumë të shtrenjtë. Ata mbështetën një teknologji e cila në thelb krijon humbje duke shitur energji elektrike me çmimin e tregut, por që nuk mund të ndalojë prodhimin kur çmimi është më i ulët se kostot. Teknologji pa të ardhme tregu.

Republika e Serbisë aktualisht nuk ka në fuqi politika për mbështetjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ne vetëm mund të shpresojmë që politikat e reja do të mbështesin vetëm burimet e rinovueshme të energjisë që i kanë rezistuar pandemisë. Pandemisë së çmimit të tregut domethënë. Në të kundërt, do të na duhet të zgjerojmë karantinën për disa teknologji. Ad infinitum. Nuk është e drejtë apo jo, po sikur të investojmë për të ndihmuar ata që nuk kanë energji dhe t’u ofrojmë atyre ngrohje pa ndotje.

 

Aleksandar Macura, drejtori i programit në Fondacionin BRE