Drejt mirëkuptimit, respektimit të Tjetrit dhe respektit të nënkuptuar të shtetit të së drejtës – drejt gjithçkaje që do të na bëjë pjesë të botës demokratike. Është koha që institucionet demokratike të bëhen traditë, dhe jo qëllimi të cilin ndjekim ngadalë dhe me ngathtësi.

Në nder të traditës së dialogut televiziv ’Fqinjësitë, në po nisim Kronikat Fqinjësitë, duke e hapur me Enver Kazaz, Voja Zanetic, Balsa Brkovic, dhe Renato Baretic.

Kur, tetë vjet më parë, filluam për herë të parë emisionin e formatit ’talk show’ të parë rajonal televiziv, Fqinjësitë, ne besonim që mund të zgjonim interesin e qytetarëve të kësaj hapësire, të quajtur tani Ballkani Perëndimor, Europa Jug – Lindore, rajoni, fqinjësia… Nuk mund të kishim parashikuar zgjimin e interesit në 12 kanale televizive kombëtare kryesisht, dhe më e rëndësishmja, që do të qëndronim konsistent në transmetimin e mbi 70 dialogjeve, me mbi 300 pjesëmarrës të ditur, për 6 vjet rresht.

Ishtë një heroizëm, siç kanë thënë shumë nga miqtë tanë. Ky heroizëm na solli ne njohje nga një  shoqatë e 200 organizatave nga Europa dhe rajoni, të mbledhura rreth Qytetarisë Europiane dhe Volontereurope. Ne u kthyem në një ‘brand’, një ‘vulë gazetarie cilësore’, një ‘panel demokratik’, ‘një ajër i freskët në formën e dialogut’, ‘një hap larg tregul të skandalit’ (lidhje me të Tjerët rreth Nesh), një vend i frekuentuar me dëshirë nga shumë vetë të Fqinjësive.

Dhe pas shumë vitesh, ne mbetemi të vetmit që arritëm të mblidhnin rajonin reth bisedave politike televizive. Pse nuk kemi vazhduar? Përgjigja është – ne nuk ia dolëm të dilnim mbi procedurat e komplikuara për marrjen e mbështetjes financiare, burokracinë që kufizon sektorin joqeveritar dhe jofitimprurës, shoqërinë në të cilën jemi pjesë.  Në nuk dorëzohemi, sepse ne besojmë se sektori jofitimprurës është pikërisht ai që nuk mund të blihet, ai që do të na drejtojë drejt mirëkuptimit, respektimit të Tjetrit, dhe respektit të nënkuptuar të shtetit të së drejtës – drejt gjithçkaje që do të na bëjë pjesë të botës demokratike. Është koha që institucionet demokratike të bëhen traditë, dhe jo qëllimi të cilin po ndjekim ngadalë dhe me ngathtësi.

Falë mbështetjes dhe mirëkuptimit të partnerëve tanë, Fondit Europian për Ballkanin, ne po i kthehemi ’Fqinjësitë’ dhe kemi plan të qëndrojmë për aq kohë sa do të ketë persona që mezi presin të lexojnë, shohin, dëgjojnë, apo  thonë diçka për vendin e tyre apo fqinjët e tyre.

Po i kthehemi platformës që kishim menduar për të gjithë – nga Beogradi, në Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Prishtinë, në Tiranë.

Çdo javë, në do të ndajmë gjashtë perspektiva të javës së mëparshme, nga gjashtë qoshe të ndryshme të fqinjësive tonë.

Ekipi jonë do të zgjedhë nga i gjithë rajoni, ata që ne mendojmë se kanë diçka për të thënë dhe na shtyjnë të mendojmë.
Do të ketë rubrika, klipe video, audio.  Dhe jo vetëm për ata, por për të gjithë ju, nëse dëshironi, në seksionin tonë ‘Zëri i Fqinjësive’.  Dërgoni klipet tuaja video, çdo gjë që dëshironi: suksese, dështime, ide – kjo synon të jetë ‘një ajër i freskët në formën e dialogut’.

Miqtë tanë të njohur kanë nderin e përshëndetjes së parë nga platforma e re Fqinjësitë  – miqtë të cilët kanë hapur dhe mbyllur çdo episod të ’Fqinjësitë’ për 6 vjet. Çfarë ka ndodhur që kur jemi parë për herë të fundit? Çfarë ka nxjerrë në pah pandemia e COVID-19 që kur doli në plan të parë? Pse është thelbësore që të dëgjojmë dhe të flasim me njëri – tjetrin?
Lexoni dëshmitë e kohës sonë.