Ruzica Simic, aktiviste e të drejtave të grave dhe eksperte e të drejtave të njeriut, nënvizon që mungesa e mirëkuptimit, gjykimi, dhe paragjykimi janë ndër arsyet më të zakonshme pse gratë në  Kosovë heshtin dhe nuk i raportojnë abuzimet seksuale. Të inkurajuar nga aktorja Milena Radulovic që e ngriti zërin me guxim, ka patur dy raportime të fundit për ngacmime seksuale.