Dhjetë vitet e fundit kanë parë ndryshime të vogla në shkallën e diskriminimit në shoqërinë malazeze. Një e treta e qytetarëve malazezë nuk dëshirojnë të jetojnë në të njëtin vend me anëtarët e popullsisë LGBT, dhe pothuajse 43% nuk mendojnë se personat LGBT duhet të kenë të njëjtat të drejta me qytetarët e tjerë. Anëtarët e popullsisë rome gjithashtu vuajnë diskriminimin, si dhe qytetarët me aftësi të kufizuara dhe pleqtë. Ky informacion është publikuar në raportin e fundit të BE-së dhe Këshillit të Evropës: Modelet dhe shkalla e diskriminimit në Mal të Zi për vitin  2020. Milena Bešić, Drejtorja Ekzekutive e Qendrës flet për studimin e kryer nga OJQ Qendra për Demokraci dhe të Drejta Njerëzore – CEDEM.