Në Mal të Zi, vitin e kaluar u miratua Ligji mbi Partneritetin Civil mes personave të të njëjtit seks. Zbatimi i ligjit duhet të fillojë më 1 korrik, por duket se ky afat do të shtyhet.  John Barac, aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejtor ekzekutiv i OJQ-së ‘Forumi i Progresit të LGBT-së’ (LGBT Forum Progress), flet për këtë temë për projektin Vicinity (Fqinjësia).