Vetëm në vitin 2020/2021, dhjetëra raste të sulmeve ndaj individëve ose pronës janë regjistruar në Mal të Zi, së bashku me rrezikimin e sigurisë për shkak të përkatësisë fetare ose kombëtare. Prokurorët kompetent kryesisht e cilësuan atë si një shkelje të rendit publik, rastësisht ose me dashje, duke injoruar motivet e sulmit dhe duke e shtyrë kështu problemin “nën qilim”. Kjo video është pjesë e projektit QTD (Qendra për Tranzicion Demokratik), i cili synon të zvogëlojë cenueshmërinë dhe të rrisë qëndrueshmërinë e komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm.