Ervin Goci është pedagog në Fakultetin e Komunikimit dhe Gazetarisë në Universitetin e  Tiranës dhe aktivist urbanist, që mbështet shumë objektiva sociale në Shqipëri të iniciuara nga OJQ-të, aktivistët dhe lëvizjet vendore rreth çështjeve të tilla si dëmtimi i mjedisit dhe  gentrifikimi i qytetit. Në video ai flet rreth luftës për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, që do të shembet nga qeveria. Lufta ka vijuar për 2 vjet, dhe Ervini ka marrë pjesë aktive në protestë, në të njëjtën kohë ka kritikuar qeverisjen e keqe të Tiranës.