Video është realizuar nga aktivistet e World Wide Women: Xhesi Shehu, Anxhela Qunaj, Klesara Beqiri dhe Isabela Niklekaj për të ndërgjegjesuar shoqërinë për të firmosur peticionin për “Krijimin e Regjistrit Publikun të Autorëve të Krimeve Seksuale”. Qëllimi i nismës është ulja e numrit të abuzimeve seksuale dhe rastet e ndodhura të mos bëhen përsëritëse.

Prej 3 javësh ky peticion është shtrirë në pothuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë. Janë mbledhur deri më tani rreth 16 mijë firma nga totali që është 20 mijë.