Pedagogë në Universitetin e Tiranës po shprehin shqetësim se studentët po bëjnë detyrat brenda pak minutash, duke përdorur Chatgpt.
Zylyftar Bregu
Ka pak muaj që flitet për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, por përtej artikujve në shtypin e huaj dhe dyshimeve të pedagogëve se studentët do të përdorin Chatgpt për të bërë esetë e kërkuara, nuk ka një diskutim të mirëfilltë për ndikimin, sfidat, dyshimet dhe dilemat rreth Inteligjencws Artificiale.
Në ditët e para kur përdorimi i Chatgpt u bë i mundur në Shqipëri, një gazetar zhvilloi një intervistë me programin dhe e pyeti kryesisht se çfarë dinte për Shqipërinë dhe shqiptarët, sfidat që ka vendi. Intervista u zhvillua në gjuhën shqipe dhe përgjigjet ishin teknikisht korrekte.
Pedagogë në Universitetin e Tiranës po shprehin shqetësim se studentët po bëjnë detyrat brenda pak minutash, duke përdorur Chatgpt. Nëse deri dje flitej për efektin Google, tani po duken shenjat e para të përdorimit të Chat-gpt. Plagjiatura tani po kalon në një nivel tjetër. Por duhet thënë se Ineligjenca Artificiale nuk është përhapur në universitetet jashtë Tiranës. Njw trainer për çështje të edukimit mediatik konfirmon se studentët në rrethe nuk kishin dëgjuar/përdorur chatgpt.
Ndërsa përdoruesit në kryeqytet konfirmojnë përvoja të përsonalizuara, në fushën e marketingut, argëtimit, madje edhe në fushën e shëndetësisë.
“Pata një problem shëndetësor. Pas ekaminimeve pyeta Chat-gpt” dhe mora informacione shumë të vlefshme”, thotë një ekspert në fushën e sigurisë qw duket se ka bwrw testin e parw. Ai kërkoi informacion për diagnostifikimin, barnat që mund të përdorte, si dhe studimet më të fundit.
Algoritmet, e Inteligjencës Artificiale me të cilët shqiptarët janë ndeshur dekadën e fundit kryesisht përmes rrjeteve sociale, do të rrisin produktivitetin jo vetëm në komunikim, por edhe në ekonomi, teknologji, financë, transport, shëndetësi etj. Por ende nuk po flitet për efektet që Ineligjenca Artificiale mund të sjellë në tregun e punës. I vetmi shqetësim nën zë ka të bëjë me të dhënat personale dhe kjo lidhet me përvojnë e hidhur që kanë shqiptarët së fundi me skandalin e “grabitjes së shtetit digjital” nga hakerat iranianë (çka çoi në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin).
Inteligjenca Artificiale bazohet në të dhënat dhe ruajtja e informacionit personal dhe parandalimi i aksesit të pa autorizuar në të dhënat e ndjeshme mbeten sfida për t’u adresuar.
Por diskutimet për ndikimin në ekonomi, në marrëdhëniet sociale, në politikë dhe për privacinë mungojnë. Ende jemi në fazën e mahnitjes dhe përdorimi është fokusuar në komunikim, te magjia e komunikimit jo më me një person, por me inteligjencën artificiale. Edhe media nw Shqipwri, ende nuk ka nisur nga pwrdorimi i mundwsive qw ofron inteligjenca artificiale, ndwrkohw qw media gjermane njoftoi shkurtimin e mijwrave vendeve tw punws nw radhwt e saj pwr pozicione qw i realizon mw sw miri inteligjenca artificiale.
Në një shoqëri të politizuar, pritet që së shpejti Inteligjenca Artificiale të zbresë edhe në terrenin e politikës. Shqipëria zhvilloi në muajin maj tw kwtij viti zgjedhjet lokale. Politikanët dhe kandidatët në zgjedhjet lokale, përdorën gjerësisht rrjetet sociale, por me zhvillimin e vrullshëm të Inteligjencës Artificiale pritet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për 2025, komunikimi politik të arrijë një nivel tjetër me futjen në lojë të programeve që po ofron I. A.
Zylyftar Bregu, wshtw lektor nw Universitetin e Tiranws dhe gazetar i lirw
Leave A Comment