Një kërcënim është dhunë në vetvete, dhe ashtu duhet të trajtohet. Është gjithashtu e nevojshme të zhvillohet vetëdija e shoqërisë që dhuna është e papranueshme, përfshirë përgjegjësinë e shoqërisë për ta raportuar atë. Fëmijëve u duhet folur për këto tema që në shkollën fillore, veçanërisht djemve, të cilët duhet ‘ti largohen përdhunimit njëlloj si kanibalizmit’.

E shkruar nga: Jelena Hrnjak 

Pandemia e Covid ka treguar se jeta e një gruaje që është viktime e dhunës ka karakteristikat e një gjendje të përhershme emergjence. Shumë gra që kanë këtë eksperiencë, veçanërisht viktimat e trafikut njerëzor, kanë vuajtur izolimin social shumë kohë para krizës së shkaktuar nga Covid. Të gjitha shqetësimet që ne kemi patur si pasojë e Covid – nëse do të kemi ushqime, punë, liri të mjaftueshme – janë për fat të keq një realitet për viktimat e trafikut njerëzor.

 

Pandemia ka nxjerrë në pak shumë shqetësime të tjera të shoqërisë, dhe na mësoi që reagimi institucional nuk është i mjaftueshëm, dhe që organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat e grave janë thelbësore për një reagim të duhur ndaj çështjeve komplekse të dhunës. Në rastet e mbrojtjes së viktimave të trafikut njerëzor gjatë kësaj pandemie, institucionet e qeverisë kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen vetëm 30% të nevojave të tyre, ndërsa 70% janë mbuluar nga organizatat e shoqërisë civile.

Ne po vëmë në pikëpyetje nëse viktimat marrin ndihmë dhe mbështetje kur e kërkojnë atë, dhe jo nëse ndihma është e disponueshme, apo nëse mbështetja arrin tek ato. Në nuk duhet të presim që viktimat të kërkojnë ndihmë që të reagojmë dhe të pranojmë që ekziston problemi.

Megjithëse statistikat e qeverisë demonstrojnë që numri i rasteve të raportuara të dhunës kundër grave është ulur gjatë Covid, kjo nuk do të thotë, që në fakt, ka patur më pak dhunë. Eksperienca e OJQ Atina, dhe imja, tregojnë që problemet do të dalin pas pandemisë. Atina ka intervistuar 36 viktima të trafikut njerëzor pak muaj pas shpërthimit të pandemisë. Vetëm tani ne kemi disa nga parametrat. Gratë që kanë filluar të jetojnë në mënyrë të pavarur, kanë marrë paga dhe kanë gjetur punë para periudhës së Covid, dhe ato që e kanë zgjidhur vetë jetesën tani e kanë humbur atë mundësi. Një numër i madh prej tyre e kanë humbur punën (78% sipas statistikave më të fundit) dhe nuk kanë perspektivë pune pas krizës. Shumë ishin punonjëse të paregjistruara, pa kontrata pune, ndaj nuk mund të marrin mbështetjen me pagën e pjesshme minimale nga qeveria.

Këtu në Serbi, zërat më të lartë janë ata që nuk e dënojnë qartë dhunën; ligjet tona duhet të zbatohen pa asnjë përjashtim dhe institucionet duhet të sigurojnë rezistencë më të fortë dhe reagim të bashkuar ndaj kësaj çështje serioze. Një kërcënim është dhunë në vetvete, dhe ashtu duhet të trajtohet. Është gjithashtu e nevojshme të zhvillohet vetëdija e shoqërisë që dhuna është e papranueshme, përfshirë përgjegjësinë e shoqërisë për ta raportuar atë. Fëmijëve u duhet folur për këto tema që në shkollën fillore, veçanërisht djemve, të cilët duhet ‘ti largohen përdhunimit njëlloj si kanibalizmit’. Nëse kjo pandemi na ka mësuar diçka, ajo është që të drejtat njerëzore dhe të drejtat e grave duhet të ri pushtohen pasi asgjë nuk vetëkuptohet. Kjo është arsyeja pse 16 Ditët e Aktivizmit këtë vit duhet të jenë më të forta, më efikase dhe më tingëlluese se kurrë më parë.

 

Jelena Hrknjak, drejtore programi e Atina, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave. Ajo është përkushtuar për të ofruar mbështetje direkte dhe ndihmë afat gjatë për gratë dhe fëmijët, viktimat e trafikut njerëzor dhe dhunës gjinore.