Parlamenti Europian më herët u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që ti sigurojnë mundësinë e përdorimit të kanabisit, kujtdo që do të ketë nevojë për të. Serbia, nga ana tjetër, është ende ‘duke e shqyrtuar’ këtë dhe vazhdon ti ndjekë penalisht në mënyrë të egër përdoruesit e saj.

Vukasin Krstic

Shkencëtarët dhe doktorët në të gjithë globin e kanë pranuar që Kanabisi mund të jetë i dobishëm nga ana mjekësore, por dhe se nuk është i dëmshëm, lëre më i rrezikshëm, për përdoruesit e tij. Madje është hequr nga Lista e Lëndëve Narkotike të Kombeve të Bashkuara në fund të vitit 2020, me mesazhin se duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë dhe kudo. Parlamenti Europian më herët u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që ti sigurojnë mundësinë e përdorimit të kanabisit, kujtdo që do të ketë nevojë për të. Serbia, nga ana tjetër, është ende ‘duke e shqyrtuar’ këtë dhe vazhdon ti ndjekë penalisht në mënyrë të egër përdoruesit e saj.

Misioni i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara në Vjenë, u njoftua zyrtarisht më 21 Janar 2021, se ky vendim duhet të zbatohet nga të gjitha Palët që në datën e marrjes së këtij njoftimi, dhe më pas Palët do të marrin masa sipas nevojës, në përputhje me këtë Konventë’.

Komisioni për Substancat e Kontrolluara Psikoaktive, në një seancë të mbajtur në 8 Mars të këtij viti, shmangu përshtatjen e Listës Serbe në përputhje me Kombet e Bashkuara, duke e vënë Serbinë në një pozitë të vështirë. Gjithashtu Serbia mund të futet në Listën e Zezë të Kombeve të Bashkuara, pasi Republika e Serbisë zyrtarisht pranon se nuk mund të përmbushë standardet ndërkombëtare në tregtinë e substancave psikoaktive. Në këtë rast, të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të urdhërohen të ndalojnë lëshimin e licencave të importit dhe / ose eksportit për të gjitha substancat e kontrolluara të listës së Kombeve të Bashkuara, shumicën e ilaçeve, lëndën e parë dhe produktet e gatshme.

Rregulloret ligjore pozitive thonë se kush dyshohet për përdorim kanabisi do të përballet me rregullore ligjore më të favorshme, që do të thotë se, që nga 21 Janari i këtij viti, Kanabisi është dekriminalizuar në Serbi. Për çdo ditë që vonohet zbatimi i Listës së Konventës ose përshtatja me Listën e Komisionit  i kushton shtetit nga pesëdhjetë deri në njëqind mijë euro, që janë kostot e procedurave dhe ndalimeve në lidhje me kanabisin, sepse detyrimi i padiskutueshëm i Komisionit është heqja e kanabisit nga Lista e Drogërave dhe mbajtja e tij vetëm në kategorinë e barnave mjekësore.

Ne sugjeruam që autoritetet shtetërore, në vend të Listës së Komisionit, të fillojnë menjëherë zbatimin e Listës zyrtare dhe të ratifikuar të Konventës në Serbi, sepse është e qartë se Komisioni nuk është në gjendje të harmonizojë Listën e tij me Listën e Konventës brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Nga ana tjetër, shkencëtarët më të mirë të vendit në universitetet dhe institutet shtetërore, në bashkëpunim me sektorin privat, ishin ndër të parët në botë që realizuan arritje shkencore të rëndësishme në standardizimin dhe zhvillimin e barnave inovative me bazë kanabisin.

Për të mos lënë pas dore përfitimet që Serbia mund të korrë duke legalizuar kanabisin, i cili është kultivuar tradicionalisht në vendin tonë, dhe kushtet e kultivimit janë ndër më të favorshmet në botë.  Mungesa e njohurive për këtë çështje aktualisht po kërcënon edhe pozicionin e kërpit industrial.

Është fakt që shteti ka dhënë disa ‘shenja jete’ gjatë këtij viti, por gjithashtu është e vërtetë që disa pjesë të tij i janë nënshtruar presionit të grupeve me interes të ulët. Mirdja, Milosi, Natasha, Mihali… janë vetëm disa nga njerëzit që njohim, nga mijëra që kanë qenë në burg ose do të burgosen së bashku me kriminelët më të këqij.

Ne mbajmë ndezur flakën e OBSH-së, EMA-s dhe Kombeve të Bashkuara me shpresën se nuk do të kemi nevojë për ndihmë nga ‘jashtë’, e cila ka të ngjarë të jetë e nevojshme edhe në këtë fushë. Sepse Mirdja së shpejti do të jetë në qeli ku do të qëndrojë për tre vjet e gjysmë, pavarësisht faktit se vetë Gjykata u shpreh se ai donte të ndihmonte gruan, vëllain e tij binjak dhe veten për të luftuar me sukses epilepsinë.

Situata është e paqartë, por në mënyrë të qartë dhe të rrezikshme jo e shëndetshme

 

Vukasin Krstic, Nisma për Ndryshimin e Rregullimit Ligjor të Kanabisit, IRKA