Si Mira dhe Djordje njihen si figura të pajtimit në konfliktet etnike, konflikte që vazhdojnë të mbeten edhe tridhjetë vjet pas luftës së fundit, dhe ndizen kurdoherë.

Vojislav Todorovic

Largimi së fundmi i dy personaliteteve të famshme të ish Jugosllavisë, Mira Furlan dhe Djordje Balesevic nga dimensioni ynë tokësor, provokoi reagime emocionale nga të dy palët, serbët dhe kroatët. Kjo, natyrisht, u përhap në tërë hapësirën tonë të mëparshme kombëtare, të cilës ne sot shpesh i referohemi me një përkufizim bishtnues – rajoni. Si Mira dhe Djordje njihen si figura të pajtimit në konfliktet etnike, konflikte që vazhdojnë të mbeten edhe tridhjetë vjet pas luftës së fundit, dhe ndizen gjithmonë. Këto data i kujtojnë njërës palë apo tjetrës se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, pa ofruar një vizion se si mund të jetë e ardhmja.

Pyetja është nëse njerëz si Mira dhe Djordje kontribuojnë në këtë pajtim të trilluar, pavarësisht se si është në fakt? Ekzistenca e këtyre njerëzve pa dyshim ka sjellë shpresë gjatë viteve, por çfarë ndodh tani, tani kur ato u larguan? Le të kthehemi tek reagimet emocionale për vdekjet e dy artistëve, që ndodhën në një kohë të shkurtër pas njëri tjetrit, dhe të pyesim veten nëse pajtimi midis ndarjes së thellë është i mundur edhe gjatë një kohe si kjo? Ne të gjithë i dimë shembujt e vëllezërve që pajtohen mbi varrin e prindërve të tyre, por nëse është vetëm një moment emocional dhe nëse shtrëngimi i dorës nuk është paraprirë nga një proces mendimi serioz i cili në mënyrë të pashmangshme do të përfshijë faljen, nuk do të ketë pajtim në fund.

Vdekjet e te famshmeve janë të ngjashme. Kur njerëzit e dashur largohen nga kjo jetë, një pjesë e jetës sonë, rinia dhe kujtimet vdesin me ta. Pas gjithë momenteve që kemi përjetuar, ne pendohemi, në mënyrë të pashmangshme, për ato që nuk do të ndodhin më kurrë. Për një moment, kjo na afron me të tjerët, të cilët në të njëjtën mënyrë po përjetojnë largimin e njerëzve të famshëm që ne kemi dashur së bashku. Megjithatë, njerëz të ndryshëm, identifikohen dhe lidhen me punë të ndryshme të një artisti në ndjekje të vlerave universale, në mënyra krejtësisht të ndryshme. E njëjta vjershë apo poemë nga Djordje Balasevic mund të nënkuptojë diçka krejtësisht të ndryshme për mua apo për ju dhe gjithashtu mund të njihet dhe të duhet ndryshe nga shoqëritë e ndryshme – për shembull kroatët apo, nga ana tjetër, serbët.

Ky proces i ndërlidhur gjithmonë kushtëzohet nga përcaktues të ndryshëm të kulturës dhe identitetit, mbi të cilat mund të vendosen paradigma krejtësisht të ndryshme. Ose krejtësisht të ngjashme, megjithatë paradigma të papajtueshme. Le të marrim dy nga përcaktuesit më të përgjithshëm, Ortodoksia dhe Katolicizmi, si shembull. Thënë thjesht, Djole kishte shkallë aq të lartë poetike sa pothuajse gjithkush mund të gjente diçka për veten e tij në punën e tij, të njihte veten, dhe të mbetej i lidhur me atë emocion. Kjo, pa u pajtuar domosdoshmërisht me Tjetrin, sepse kjo ndarje nuk është shkaktua nga Balasevic, apo Mira Furlan, por diçka krejt tjetër. Shumë nuk janë më të sigurtë për shkakun.

Branimir Stulic, një person tjetër thellësish pajtues nga fqinjësia jonë, i cili është ende gjallë, megjithëse duket sikur nuk është pasi është distancuar nga i ashtuquajturi Rajon, shkroi këto vargje shumë kohë më parë:

Ose është ankth

ose pasion

Ka shumë të tillë këtu rrotull

 

Vojislav Todorovic, shkrimtar