Media? Financimi? Kontrolli? Mirë se vini në epokën në të cilën rrjetet sociale kanë ndaluar t’i shkruash publikisht nga telefoni vetë Presidentit Amerikan.

Voja Zanetic

Të gjithë duhet të biem dakord për një gjë: mediat nuk ekzistojnë më. Të paktën jo ajo që kemi konsideruar më parë si media. Le të thërrasim priftin ortodoks, priftin katolik, Imamin, apo kushdo që është përgjegjës për punën mes shërimit dhe faljes së mëkateve – “media” dhe ne duhet të ndahemi përgjithmonë. Varri i ri do të nivelohet nga një lopatë të epokës digjitale dhe nga revolucioni shoqërues i informacionit Klik, klik…

 

* * * * * *

Nostalgjikët do ta pëlqejnë kujtimin e grumbullimit mediatik më alternativ, dhe në të njëjtën kohë më të mirë, në Beograd ‘atëherë’ që ndodhi përpara hyrjes së nënkalimit në Terazije; qendra epike e qytetit, rreth orës 10-11 të darkës. Shoferë ministrash dhe drejtorësh, spiunë ambasadash, gazetarë në pension dhe ata akoma në profesion, disidentë, revolucionarë, punonjës të Shërbimeve Sekrete, shumica punonjës publikë… Të gjithë ata njerëz të grumbulluar duke pritur për gazetën e të nesërmes, botimin e mëngjesit. Aty ose për t’i lexuar – të saposhkruara – në vend, ose për t’i çuar “aty ku duhej”.  Dhe ato ishin gjithmonë të nevojshme.

Tani, kalimtarët janë të vaksinuar, kundër vaksinave, ose neutralë ndaj vaksinave, me telefona celularë në duart dhe me sytë e fiksuar në ekranet e këtyre pajisjeve. Dhe mendoj se nuk ka më as ‘tezga’ ku shiten gazeta. Jemi në mes të një epidemie dhe askush nuk ka nevojë më për gazeta të botuara. Faqet e para të gazetave të së nesërmes janë përmbajtje lajmesh të vjetra të portalit dhe pothuajse gjithçka tjetër do të botohet në versionin elektronik të gazetës gjithsesi. Për ata që kanë ose kohë ose energji për të lexuar.

Askush nuk ka ndonjërën nga këto.

 

* * * * * *

Një tjetër paragraf nostalgjik… Në kohët e kaluara të drogimit intensiv të medias – media e asaj kohe, tani vetëm formalisht e quajtur ‘media’ – ne do të uleshim para TV në gjashtë e gjysëm, më së voni. Pra, kur mbaron edicioni i parë i lajmeve të mbrëmjes, edicioni i dytë shihet në kanalin tjetër, i treti në të tretin… Ata më të fiksuarit e mbyllin ditën edhe me lajmet në kanalin kombëtar në orën shtatë e gjysmë. Dhe ata më të fiksuarit fare mund të shohin analistë politikë të flasin për një orë tjetër nga ora 8 e darkës e në vijim: tre djem që bezdisin prezantuesin gjoja të impresionuar me opinionet e tyre rreth Gjendjes Aktuale. Disa prej tyre madje kanë marrë edhe pagesa sekrete. Në fakt, shumë prej tyre.

Dhe tani? Një punonjës predikon “besimet” e tij politike në ekran, ndërsa ne hekurosim, pastrojmë gotat, duke parë median sociale… Televizioni është kthyer në radio, që ndalon vetëm kur hyjmë në Netflix, HBO, apo kur shohim sport. Që do të thotë, aty ku nuk ka reklama komerciale mes pyetjeve më të zakonshme – “çfarë po ndiqnim edhe një herë” dhe “ma jep atë telekomandë, kjo është e padurueshme.”

 

* * * * * *

Media? Po, Slavica është një media. Slavica ka një profil në median sociale dhe publikon foto të të afërmve dhe kafshëve shtëpiake të saj, zemërohet nga Komiteti i Krizës, dhe bën madje dhe sefie. Mirko është gjithashtu një media, atij i pëlqejnë selfie-t e Slavica, brohoret për Klubin e tij të Zemrës, pështyn mbi ata që nuk duan të njëjtën gjë me të. Dhe kështu keni miliarda media në gjithë botën, të përditshme – disa më shumë inteligjente disa më pak. Ato ndonjëherë transmetojnë si valë lajmin se Meghan nuk e ka kërkuan në google Harry-in kur e takoi për herë të parë, kështu që ajo nuk e dinte se ai ishte princ. Leri këto.

Media? Financimi? Kontrolli? Mirë se vini në epokën në të cilën rrjetet sociale kanë ndaluar t’i shkruash publikisht nga telefoni vetë Presidentit Amerikan, i cili në atë kohë kishte ende kodet bërthamore. Ju mund të hidhni në erë Moskën dhe Pekinin me një “kërpudhë”, por Slavica dhe Mirko nuk do ta ri-postojnë në twitter. Dhe kjo do të thotë që do të ekzistosh vetëm aty ku askush nuk do t’ia dijë. Në media? Më falni, në “media”. E cila nuk ka qenë e tillë prej një kohe të gjatë, përveçse për t’i shërbyer nevojave të politikës, e cila – në fqinjësinë tonë dhe më gjerë – po përpiqet të mbajë spektaklin e diçkaje që ka kaluar prej kohësh. Po mban të gjithë ata që ende do të hedhin një copë letër në një kuti kartoni, qoftë nëse e bëjnë atë sepse janë të vjetër apo për interes personal, në një ekstazë votimi. Kjo në mes të një epoke elektronike.

Mirë se vini në mediat e shekullit njëzet e një.