Censusi i ardhshëm ka qenë një çështje shumë e politizuar në Mal të Zi. Orientimi themelor ideologjik duket se është shumë më i rëndësishëm se ai kombëtar. Orientimi aktual është që Mali i Zi duhet të jetë një vend i pavarur, civil, ekskluzivish pro – perëndimor. Çdo kontradiktë agresive ndaj këtij koncepti ideologjik dhe çdo kërcënim ndaj të drejtës historike të vetëvendosjes malazeze mund të çojë në lëvizje të mëdha brenda popullatës sa i përket çështjes kombëtare.

E shkruar nga: Milos Vukanovic

Të kuptosh censusin si një procedure monotone, statistikore është një zhvillim mjaft i ri në një kontekst historik, dhe i atribuohet vendeve me sisteme dhe institucione qeveritare të forta, dhe / ose identitet të drejtpërdrejtë kombëtar. Meqë Mali i Zi nuk i përket asnjërës prej këtyre kategorive, sigurisht që censusi i vitit të ardhshëm është kthyer në një çështje shumë të politizuar.

Deri në censusin e vitit 1948, Mali i Zi nuk kërkonte identifikim zyrtar të kombësisë, por vetëm orientimin fetar të qytetarëve. Kjo do të thotë që ne mund të gjurmojmë vetëm zhvillimet fetare gjatë periudhave të Mbretërive të Malit të Zi, dhe të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve/ Jugosllavia. Listat e para të censusit në vitin 1910 nuk kishin një seksion për të shënuar kombësinë, por vetëm për orientimin fetar (Ortodoks, Mysliman, Katolik) dhe gjuhën e nënës. Është interesante, por censusi nuk njoh as Abarnasët. Nga ana tjetër, kur shtetasit e Mbretërisë së atëhershëm të Malit të Zi mbërritën në Ishullin Ellis në Nju Jork, ata me shumicë dërrmuese e deklaruan veten si Malazez, duke demonstruar një marrëdhënie me identitetin e tyre në fund të fundit.

Censusi i vitit 1948 në Mal të Zi shënoi mbi 90% Malazezë, sigurisht të të gjitha besimeve fetare. Kjo mund të shihet si një lëvizje drejt vetëvendosjes, në lidhje me shtypjen objektive të identitetit nga periudha e Mbretërisë së Jugosllavisë; që kishte qenë dëshirë e fituesve të luftës për t’u bashkuar nën një identitet kombëtar. Ishte gjithashtu shenjë e një mungese alternativash, si dhe një frikë më e madhe e shumë qytetarëve për të prishur narrativën e shpallur nga shteti.

Gjatë RFSJ-së, ka pasur një zhvendosje në popullsinë e Malit të Zi, një prezantim të kategorisë kombëtare myslimane dhe shfaqja e konceptit jugosllav. Gjithashtu u vërejt një luhatje e konsiderueshme e numrit të serbëve. Në vitin 1971 kishte 7.46% serbë. Në vitin 1981, numri u zvogëlua në vetëm 3.32%. Censusi i vitit 1991 (61,9% malazez, 9,3% serb) na jep një pasqyrë thelbësore kombëtare të Malit të Zi, i cili më pas do të hyjë në një krizë identiteti, nxitur nga ngjarjet e viteve ‘90 dhe referendumi i 2006. Kjo periudhë e trazuar u ndoq nga një evolucion identitetesh post – komuniste, i cili u shoqërua me një narrativë më të spikatur të veçantisë së kombit malazez nga njëra anë, dhe zëvendësim ideologjik të mbrojtjes së identitetit jugosllav me mbrojtjen e identitetit serb nga ana tjetër. Në gjithashtu kemi parë shpërbërjen e identitetit mysliman në mysliman dhe boshnjak. Vlen të theksohet se zhvendosja e vitit 2003 (malazez 43,4% dhe serb 32%) nga pamja e vitit 1991 është pasojë e migrimit prej luftës në Jugosllavi – që kupton një volum të madh refugjatësh që kanë hyrë në Mal të Zi, dhe të tjerë që janë larguar nga vendi për arsye ekonomike. Censusi i vitit 2011 (45% malazezë, 28,7% serbë) kishte luhatje të vogla krahasuar me atë të vitit 2003, por ajo që u bë e qartë ishte se identiteti malazez po përhapej ngadalë drejt atij serb, por gjithashtu duke humbur mbështetje tek qytetarët malazez me orientim fetar katolik dhe islamik.

Duhet të theksohet se ndryshimet në orientimin kombëtar midis qytetarëve të Malit të Zi mund të jenë kulturore ose të drejtuara nga identiteti në çdo moment, por gjithashtu identifikimi kombëtar nuk është aq i përhapur sa në vendet e tjera në afërsi.

Mali i Zi është në thelb ende një komunitet i pasardhësve të komunave (fiseve) të pavarura, dhe komuniteteve kulturore lokale, të izoluara, të cilat ishin ndër të parët në Ballkan që ndërtuan një atdhe. Deri më sot, pothuajse të gjithë qytetarët malazezë brenda do të përshkruajnë identitetin e tyre, në lidhje me atë malazez. Variacionet dhe ndryshimet janë në thelb ende një përgjigje ndaj politikës shtetërore, centralizimi i së cilës është diskutuar tradicionalisht. Orientimi themelor ideologjik duket se është shumë më i rëndësishëm sesa ai kombëtar. Orientimi aktual është që Mali i Zi duhet të jetë një vend i pavarur, civil, ekskluzivish pro – perëndimor. Çdo kontraditë agresive ndaj atij koncepti ideologjik dhe çdo kërcënim tjetër i të drejtës historike të deklarimit malazez mund të çojë në zhvendosje të mëdha të popullsisë sa i përket pyetjes së kombësisë.

Ky koncept duket se i shpëton ende faktorëve politikë, të cilët tentojnë të shfrytëzojnë rezultatet e censusit për axhendat e tyre.

 

Milos Vukanovic, historian, specialist në studimin dhe prezantimin e çështjeve të debatueshme të shekullit 20. Kurator i mëparshëm në Muzeun Historik dhe Zëvendës President i Muzeut Kombëtar të Malit të Zi. Aktualisht konsulent në Qendrën për Edukim Qytetar në Podgoricë.