Njoftimet në faqen time të Facebook janë mbushur me postime në ekstrazë nga burra dhe gra që reagojnë ndaj zgjedhjes në SHBA të gruas së parë Zëvendës Presidente. Shumë pak kohë më pas Bosnjë Herzegovina zgjodhi vetëm tre gra në zgjedhjet Vendore, ndërsa partitë politike patën 396 kandidatë meshkuj dhe vetëm 29 gra.

E shkruar nga: Azra Dizdar  

Barazia gjinore në botë nuk do të arrihet në 99,5 vitet e ardhshme. Kjo do të thotë që asnjë nga ne nuk do të jetojë për të parë realitetin e barazisë gjinore, dhe me shumë gjasë as fëmijët tanë. Këto rezultate kanë ardhur nga Raporti i Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2020.

 

Ndërsa lexoja studimin me vinin në vesh fjalët e gjyshes time Jasmina, një grua krenare por dhe e dashur nga Herzegovina: “Zaka, çfarëdo që të bësh në jetë, duhet ta nxjerrësh vetë bukën e gojës”. Në mënyrë metaforike, fjala e gjyshës “për të nxjerrë vetë bukën e gojës” ishte një udhëzim për të parë si prioritet pavarësinë financiare si grua, që të mund të jem me të vërtetë e lirë dhe e aftë për të qenë zot i jetës time. Që të mund të kem lirinë për të zgjedhur.

Zaka është një nofkë që ma ka vënë ajo, dhe e kam mbajtur për 28 vjet – për kaq kohë kam ruajtur edhe trashëgiminë dhe këshillën e saj, e etur për të vepruar. Fakti është që realitetit i jetës dhe fusha në të cilën unë punoj, e lidhur ngushtë me arritjen e barazisë gjinore, shpesh kundërshtojnë fjalët e saj. Mu kujtuan kur po lexoja rreth linjave SOS të shtëpive të Sigurta të grave të cilat u ndezën gjatë “mbylljes në karantinë”.  Varësia ekonomike e grave është shpesh arsyeja që gratë, viktima të dhunës familjare, nuk largohen dot nga marrëdhëniet e tyre abuzive.

 

Një studim i Fondacionit Westminster Democracy  tregon se arsyeja më e zakonshme e emigrimit të të rinjëve nga Bosnjë Hercegovina është mungesa e mundësisë për punë, dhe është e qartë që pavarësia financiare nuk është vetëm çështje zgjedhje personale.

Përsëri, ndërsa po lexoja rreth rritjes së dhunës familjare prej muajsh, mendova se unë  do të mund t’i largohesha kësaj dhune po të gjendesha në një situatë të tillë, pasi jam financiarisht e pavarur. Fjalët e gjyshes më tingëllojnë akoma më qartë.

 

E drejta e punës për gratë nuk na është “dhuruar” ne – kemi luftuar për të, në të njëjtën mënyrë siç kemi luftuar për të drejtën e votës, ndaj fjalën e gjyshes “buka e gojës” e konsideroj si simbol të luftës më të gjerë për barazi gjinore.

Njoftimet në faqen time të Facebook janë mbushur me postime në ekstrazë nga burra dhe gra që reagojnë ndaj zgjedhjes në SHBA të gruas së parë Zëvendës Presidente. Shumë pak kohë më pas Bosnjë Herzegovina zgjodhi vetëm tre gra në zgjedhjet Vendore, ndërsa partitë politike patën 396 kandidatë meshkuj dhe vetëm 29 gra. Pse jemi të lumtur për zgjedhjen e Kamala Harris, por nuk besojmë akoma tek gratë në fqinjësinë tonë?

 

Punoj çdo ditë me një numër grash politikane të Bosnjë Hercegovinës. Dëshiroj që shumë prej tyre t’i  shoh në pozicione pushteti jo sepse janë gra, por sepse besoj se do të ishin kryeministre dhe shtetare të shkëlqyera. Shpesh më pyesin – pse duhet që dikush të votojë për një grua vetëm sepse ajo është grua? Përgjigja ime gjithmonë është: nuk duhet, por gjithashtu nuk duhet të votoni kundër saj thjesht sepse është grua.

Ka studime të panumërta dhe shumë shembuj praktikë që flasin në favor të lidershipit të grave. Unë nuk do t’i rendis këtu për të mbrojtur pozicionin e politikaneve gra në shoqërinë e Bosnjë Hercegovinës. Por, është detyra jonë të kuptojmë që shoqëritë tona do të mund të ecin përpara vetëm kur gratë të kenë shanse të barabarta me burrat. Mbase ne nuk jemi të ndërgjegjshëm  për këtë kur vendosim të mos votojmë për një grua vetëm për shkak të gjinisë së saj, por duke vepruar kështu ne përjashtojmë 51% të popullsisë së Bosnjë Hercegovinës.

 

Azra Dizdar, konsulente në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike. E diplomuar në SOAS University në Londër, specializuar për rininë, paqen dhe sigurinë. Violiniste.

 

 

 

 

 

 

 

3 https://www.wfd.org/wp-content/uploads/2020/06/Cost-of-Youth-Emigration-from-BH_official_version-1-1.pdf