Tito ishte një anëtar i kabinetit, me një atmosferë dhome në të cilën, padyshim, karakteristikat e personalitetit të tij dukeshin më bindëse sesa në paraqitjet publike.

Srdjan Milosevic

Rënia e socializmit intensifikoi debatet dhe ashpërsoi kritikat e ndryshme të kësaj natyre, si në nivel global ashtu edhe në kontekstin lokale. Pjesë e këtij sistemi në variantin jugosllav ishte pozicionimi i Titos si një udhëheqës karizmatik, domethënë, i ashtuquajturi ‘kulti i individit’. Ky nuk është koncepti më i mirë sepse në kuptimin e pavarur ka më shumë peshë një lloj anormaliteti i vetë ekzistencës së një ‘kulti’ të tillë dhe më pak ajo se çfarë personi është – jo në kuptimin personal, por në kuptimin e ndikimit historik.  Kështu biem në grackën e kundërt: në vend të glorifikimit të kotë – në kundërshtim të kotë Pra, është më mirë të flasim për ‘rendin karizmatik të udhëheqësit’, sepse ai term i jep një meritë të caktuar personit që është në qendër të tij.

Lartësimi i udhëheqësit dhe ushqimi i karizmës së tij ishte padyshim, edhe në kohën e Titos madje, një anakronizëm i pakëndshëm. Ky sistem dukej edhe më i panatyrshëm dhe i pështirë në kontekst Republike, veçanërisht duke marrë parasysh hipertrofinë e tij socialiste të kohëve të fundit, për shkak të qendërzimit të personalitetit të tij për një kohë të gjatë.  Nuk ka asgjë që duhet parë me dashamirësi në ditët e sotme. Por, përveç faktit që ky qëndrim ndaj personalitetit të sundimtarit ishte trashëguar nga mjedisi, shpjegimi për krijimin e këtij qëndrimi në radhë të parë, bazohet në një gjë më konkrete.

Së pari – Lufta Çlirimtare Popullore.  Roli i një udhëheqësi lufte me një aureolë fitoreje krijon reputacionin dhe karizmën e një force të jashtëzakonshme edhe në qarqet e kulturës moderne politike (me një qëndrim më kritik ndaj individit në pushtet). Në një shoqëri me një traditë veçanërisht të zhvilluar në lidhje me çlirimin, fitorja e luftës është një rrugë e sigurt drejt pranimit masiv, edhe sikur kjo të mos kishte një agjendë shtesë që ka shoqëruar personalitetin e Titos që nga periudha e luftës (le të marrim vetëm fotografitë e Skrigin-it dhe bustet e Augustincic-it) .

Revolucioni është pika e dytë ku mbështetet ky fenomen.  Ai pati një rëndësi kyçe për rendin e ri, më të drejtë dhe në shumë aspekte, sigurisht të suksesshëm, të shoqërisë socialiste. Është në natyrën e çdo sistemi, jo vetëm në fushën e marrëdhënieve shoqërore globale, por edhe në fusha specifike (përfshij edhe atë më racionalen nga të gjitha – shkencën), për të nderuar në mënyrë të veçantë themeluesit e tij.  Ideja e ‘etërve themelues’ është një fenomen antik historik dhe ndër-kulturor që ka rënë disi vetëm kohët e fundit, megjithëse nuk është zhdukur akoma dhe sot.

Një tjetër rrethanë e rëndësishme dhe një faktor objektiv që ndikoi në zhvillimin e pozitës së Titos si udhëheqësi i padiskutueshëm është prishja me BRSS-në, mbrojtja e pavarësisë së Jugosllavisë dhe rritja e reputacionit të Titos dhe Jugosllavisë në arenën ndërkombëtare. Ka mundësi që asnjë udhëheqës tjetër botëror nuk ka gëzuar ndonjëherë kaq respekt, të paktën për sa i përket nivelit të manifestimit, i cili sigurisht ka kontribuar në reputacionin e tij brenda vendit.

Rrethanat e mësipërme ishin aq të rëndësishme saqë dukej se binin ndesh me disa cilësi personale të Marshall Titos Ai zakonisht nuk ndihej rehat në këto manifestime masive dhe një vëzhguesi të kujdesshëm nuk do t’i shpëtonte një lloj tensioni.  Tito ishte një anëtar i kabinetit, me një atmosferë dhome në të cilën, padyshim, karakteristikat e personalitetit të tij dukeshin më bindëse sesa në paraqitjet publike. Tito në tubimet dhe festimet e mëdha është vetëm një dimension i këtij personaliteti kompleks.

 

Srdjan Milosevic, një nga historianët kryesorë serbë të brezit të ri