Por të menduarit social dhe rendesin e Ndërmarrësis Sociale duhet ta kuptojn edhe politik bërsit vendor që të miratojn politika dhe ligje per te mbeshtetur ketë formë të re të mendimit ekonomik dhe jo të kunderten.

Safet Gerkhaliu

Bota nuk do të jetë e njejt si para pandemis Covid 19.Një rirenditje e re ekonomike të gjithëve na pret .Një metodë me anë të së cilës zhvillohen dhe financohen zgjidhje të ndryshme të problemeve shoqërore eshtë Ndërmarrësia Sociale e cila po konsiderohet si trend në rritje, dhe dita ditës po vërehet një orientim më i madh i vëmendjes së bizneseve në aktivitete të lidhura me këtë lloj të ndërmarrësisë.

Njē rast I tillë eshte Raiffeisen Bank e cila edhe  pse  është kompani komerciale, ajo vazhdimisht është angazhuar për t’i ndihmuar dhe identifikuar organizatat dhe kompanitë me ndikim social, të cilat kanë pasur zhvillim të theksuar gjatë viteve të fundit në Kosovë.  Shtylla kryesore në të cilat kjo bankë është fokusuar në aspektin e zhvillimit të Ndërmarrësisë Sociale.  është e nevojshme që të mbështeten bizneset të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve shoqërore, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi mes bizneseve dhe ky aktivitet të ketë impakt edhe më të madh në shoqëri.

Poashtu edhe Kompania  Gjirafa, ka  aktivitetenë aspektin e Ndërmarrësisë Sociale ku  janë të shumta, duke pasur  fokus kryesor në vitin e fundit kanë pasur edukimin. Besohet se  përgjegjësia sociale është një kulturë që vjen nga brenda, dhe që duhet të integrohet në themelet e çdo kompanie. Po ashtu është me rëndësi që Ndërmarrësia Sociale po zhvillohet dita ditës në Kosovë, dhe duhet të  inkurajohen të gjitha bizneset që të u shkojnë mbrapa këtyre aktiviteteve ose kauzave të cilat janë në të mirën e shoqërisë. Vërwhet se Gjirafa është gjihmone e gatshme të bashkëpunojë në iniciativa qe vijnë nga ndërmarrje të ndryshme ose akterë të tjerë që kontribuojnë në zhvillimin e Ndërmarrësisë .

Në small business act strategy të BE-së një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të EU-së janë NVM dhe gratë në biznesë dhe besoj se keto kategori duhet mbështetur per të promovuar dhe zbatuar ketë qasje të re të të menduarit dhe vepruarit drejt Ndermarresis sociale.

Gratë në biznes në Kosovë janë një model i mir I Ndërmarrësis Sociale të organizuara ne form të OJQ-ve qoftë ne prodhim, tregeti, artizanate dhe shërbime ku të menduarit social e kanë armen me te fuqishmë.

Raste te tilla ka shumë qofte ne Krushen e Madhe, në Ferizaj , në Barilevë, Rahovec e ne shumë pjes tjera të Kosovës ku rezultatet pozitive të Ndërmarrësis Sociale janë të matshme dhe te argumentuara.

Po ashtu edhe te rinjtë janë një potencial i pashfrytezuar per shftytëzimin dhe promovimin e Ndërmarrësis Sociale permes krwativitetit, gleksibilitetit, motivimit dhe njohurive te IT-is.

Një kategori e veqant e te menduarit të Ndërmarrësis Sociale jane edhe ata me problemev shendetesore si te prekurit me sindromin down apo edhe rasteve tjera të ngjajshme që nuk deshirojn të jenë barë e shoqëris por të kontribuojn në ndertimin e  shoqeris.

Por të menduarit social dhe rendesin e Ndërmarrësis Sociale duhet ta kuptojn edhe politik bërsit vendor që të miratojn politika dhe ligje per te mbeshtetur ketë formë të re të mendimit ekonomik dhe jo të kunderten.

Dialogu publiko privat eshtë i pa alternativ per te mbeshtetur dhe per te promovuar të menduarit rrethë Ndërmarrësis Sociale si mendim i ardhmëris që perveq interesit ne veti ka edhe etik, moral dhe të menduar social pa dallim race apo gjinije dhe pa dallim ngjyre të njerezimit.

Sa më heret të kuptohet rëndësia e Ndërmarrësis Sociale ardhmërija do te jete më e ndritur per te gjithë ne .

 

Safet Gërxhaliu, ka qenë kryteyar I Odës Ekonomike të Kosovës, në dz mandate dhe po ashtu në kuadër të Procesit të Berlinit, ka qenë Sekretar Gjeneral.