Njeriu, duke qenë një qënie kureshtare, ka vështirësi në menaxhimin e dëshirës për të eksploruar dhe për këtë arsye është vazhdimisht në kërkim të mundësive, vendeve dhe njerëzve me të cilët të shtyjë kufijtë. Fiks kur është në ekstrem ai bëhet një individ.

Predgar Borojeviç

Takoni njerëz jashtëzakonisht të ngjashëm me ju, dhe keni përshtypjen se mund të jeni më të hapur dhe të lirë me ta sesa me ata me të cilët keni qenë të afërt për një jetë të tërë. Këto takime ndodhin vetëm kur një person, si një individ, vendos të përballet me frikën dhe sfidat e veta personale, dhe gjen forcën dhe kurajon që të përfshihet në situata mbi të cilat ka shumë pak kontroll.

Sapo e gjen veten në zhytur, njeriu, duke qenë një qënie kureshtare, ka vështirësi në menaxhimin e dëshirës për të eksploruar dhe për këtë arsye është vazhdimisht në kërkim të mundësive, vendeve dhe njerëzve me të cilët të shtyjë kufijtë. Fiks kur është në ekstrem ai bëhet një individ.

Një miqësi kaq e gjatë është imja me M.B. Ne diskutojmë një sërë temash. Opinionet tona shpesh ndryshojnë, por janë gjithmonë të arsyetuara mirë. Biseda jonë e fundit serioze ishte se pse njerëzit e pranojnë status quo-në? Ne nuk ramë dakord për një përgjigje, por unë me gjithë zemër mbrojta pikëpamjen se status quo-ja ishte rezultat i mungesës së përgjegjësisë individuale. Nga situata të vogla – pagesa e një bilete parkimi – tek çështje të mëdha, si statusi i tyre financiar ose shoqëror. Qëndrimi im në atë kohë u ndikua mjaft nga eseja e Danilo Kis ‘Për nacionalizmin’.

Kis thotë se ‘i shtypur prej ideologjive të ndryshme, i shkatërruar dhe i humbur ndërmjet ideologjive konfliktuese, i paaftë për rebelim individual, individi e gjen veten në një limbo sepse ai është një qënie sociale që nuk merr pjesë në jetën sociale (…) individualizmi i tij shtypet në emër të ideologjive. Çfarë mbetet për të (…) veç të kërkojë qënien e tij sociale diku tjetër?”

Ky është një fenomen sociologjik aktual. Individët janë të shtypur, të nënvleftësuar, të konsideruar si të dobët; aftësitë, aspiratat dhe potenciali i tyre shkatërrohen përpara se ata të arrijnë në ndonjë stad publik, profesional apo shoqëror.

Të jesh një individ sot, në këtë pikë në botë, do të thotë të rrezikosh çdo gjë dhe të lejosh një rivlerësim publik të përkatësisë suaj kombëtare dhe fetare, do të thotë të rrezikosh stabilitetin ekonomik. Kjo do të thotë të dëshmosh dhe të rishqyrtosh vazhdimisht veprimet dhe opinionet tuaja.

Rehatia mbizotëron mbi individualizëm, përballja me frikën është një rrezik. Të nisësh të kuptosh një ide të largët duket si një përpjekje jashtëzakonisht e pakuptimtë. Zhvillimi i kësaj ideje fillon me shumë drojë dhe ia prezantojmë së pari njerëzve që ne dimë se do të na mbështesin. Ky kuptim i druajtur çon në prezantim të idesë tek ata të cilët  janë qartësisht të bindur se nuk ka asnjë shans për të patur sukses.

Idetë e reja zakonisht vijnë nga të rinjtë, të cilët janë të guximshëm, por për shkak të mungesës së eksperiencës, janë më të ndjeshëm ndaj ndikimit të mjedisit të tyre. Pikërisht në këtë pikë ata fillojnë të maturohen individualisht. Dalja e individit të ndërgjegjshëm është dalja e sipërmarrësve dhe inovatorëve të mundshëm, individëve të fortë në skenën publike, atyre që përfaqësojnë pikëpamje që janë të ndryshme nga ato të të tjerëve, por edhe individëve që rrisin përgjegjësinë e tyre duke mbledhur rreth vetes njerëz me mendime të ngjashme. Presioni i përgjegjësisë dhe pesha e individualitetit rritet. Potenciali i një sipërmarrësi social ndiqet nga afër nga një luftë me sfida ekonomike, si dhe nga pozicioni i tij social i vetë imponuar.

Është e mundur që ata të mos kenë sukses në rrethanat e dhëna, por përsëri i qëndrojnë idesë së tyre si shtylla e vetme, dhe bëjnë atë të cilën shumica nuk ka forcë dhe guxim për ta bërë. Për këtë arsye, duhet të shkruajmë për këta njerëz, sfidat dhe idetë, vizionet dhe vështirësitë e tyre.

Për një arsye të thjeshtë – sepse ata ia vlejnë.

 

Predrag Borojeviç, gjithmonë në udhëtim nga një ide tek një projekt biznesi; jashtëzakonisht i suksesshëm në sektorin e sipërmarrjeve sociale