Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka shpenzuar mbi 240 mijë euro për testet e Covid në Gjermani, shumë që do kishte qenë e mjaftueshme për prokurimin e pajisjeve të nevojshme për të rritur ndjeshëm kapacitetet testuese në Mal të Zi dhe për të ofruar të paktën dy laboratorë.

E shkruar nga: Dr Milena Popovic Samardzic

Në momentin kur po shkruhej ky tekst, e hënë, 16 nëntor, kishte 9.516 raste aktive me Covid-19 në Mal të Zi.  Numri total i pacientëve të konfirmuar me Covid që nga fillimi i pandemisë është 27,773,  dhe 396 vdekje të shkaktuara nga Covid. Them raste të konfirmuara pasi jo të gjithë pjesëtarët e familjeve janë testuar, dhe shpesh as ata me simptoma të lehta. Dhe nëse ne i shtojmë kontaktet atij numri, numri i përgjithshëm është mbase mbi 100,000.

Si filloi e gjitha kjo?

Reagimi i qeverisë dhe zyrtarëve në fillim të pandemisë së Covid-19 në Mal të Zi ndryshon në mënyrë drastike nga reagimi ndaj valës së dytë, e cila goditi në mes të qershorit. Në fillim, zbatimi strikt i vetë izolimit, dhe gjurmimi i kontakteve formuan një strategji që dha rezultate. Pavarësisht kapaciteteve relativisht të ulta të testimit, respektimi i përgjithshëm i udhëzimeve, frika dhe pasiguria ishin të gjitha aleatë në betejën kundët epidemisë. Megjithatë, vala e parë nuk i shpëtoi polemikave. U vendosën disa masa jo logjike për një kohë të gjatë – për shembull, çiftet e martuara nuk mund të shëtisnin jashtë së bashku, ndëkohë që jetonin në një shtëpi dhe ndanin të njëjtin shtrat; një mama nuk mund të nxirrte dy fëmijë të vegjël njëkohësisht për shëtitje, vetëm një; njerëzit duhet të mbanin maskë jashtë, por jo brenda në restorant. Këto masa të paarsyseshme kanë krijuar mungesë besimi, dhe nevojën për të vënë në pikëpyetje edhe ato masa që kishin një qëllim logjik. Në atë kohë, rreth 1,800 qytetarë u proceduan në gjykata për mos zbatim të masave parandaluese, për thyerje të izolimit apo për qëndrim jashtë gjatë ‘orarit të mbylljes’. Standardet e dyfishta dhe mospërputhjet gjatë valës së dytë kanë kompromentuar përpjekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor për të krijuar një marrëdhënie besimi me qytetarët dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll.

Pritet një rritje e numrit të rasteve dhe është rezultat i grumbullimeve masive para zgjedhjeve, dhe pas zgjedhjeve, një numri të madh personash në vendet e mbyllura hoteliere, palestra, kazino… Qeveria vendore nuk e ndihmoi sektorin e turizmit duke e liruar nga taksat, apo t’u jepte stimuj ekonomikë për ta zhvilluar aktivitetin në zona të hapura. Por, hapësirat mikpritëse u mbajtën të hapura kryesisht brenda edhe gjatë verës, dhe kohës së pandemisë.

Ne nuk e shfrytëzuam mundësinë për të rritur kapacitetin e stafit të laboratorit PCR në Institutin e Shëndetit Publik, për të prokuruar më shumë makineri për të kryer diagnostikim PCR, pavarësisht se Organi Kombëtar Koordinues për Sëmundjet Ngjitëse kishte fonde të mjaftueshme në llogaritë bankare për ta bërë këtë gjë. Paratë nuk u harxhuan në mënyrë racionale. Organizata jo qeveritare  MANS pretendon se sipas kërkimeve të tyre, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka harxhuar mbi 240 mijë euro për testet Covid në Gjermani, shumë që do kishte qenë e mjaftueshme për prokurimin e pajisjeve të nevojshme për të rritur ndjeshëm kapacitetet testuese në Mal të Zi dhe për të ofruar të paktën dy laboratorë. Deri në shtator, gjithë diagnostikimi në ISHP mbështetej në tre ekspertë, dhe në shtator njëri prej tyre dha dorëheqjen.

 

Në shtator nuk u vendosën masa, shkalla e infektimit u rrit me 74% në vetëm 26 ditë, dhe shkalla e vdekshmërisë u rrit me 54%. Numri i rasteve të reja të konfirmuara ishte, për shembull vetëm 36 më 22 gusht, dhe më 17 shtator ishte 212. Në periudhën nga 6 tetori deri më 1 nëntor, shkalla e vdekshmërisë u rrit në 66.5%. Për krahasim, në Britaninë e Madhe u rrit me vetëm 10%, dhe me pak se 1% në Suedi.

Këto të dhëna janë të rëndësishme me qëllim që të rivlerësohen ndikimet e masave parandaluese të zbatuara, dhe të përgatitet çdo masë e ardhshme.

 

Dr Milena Popovic Samardzic, epidemiolog, ish studente e Universitetit të Mjekësisë në Podgoricë, e specializuar në epidemiologji në Universitetin e Mjekësisë në Beograd, dhe ka përfunduar doktoraturën në Podgoricë. Ajo është shefe e njësisë së epidemiologjisë së spitalit Danilo I Hospital. Presidente e Unionit të Mjekëve në Mal të Zi.