Ndërsa prokurorët publikë dhe zyrtarët e policisë së Malit të Zi demonstruan efikasitet të pashembullt për të dënuar ata që thyen masat e rekomanduara të pandemisë, reagimi i tyre ndaj dhunës në familje nuk i afrohet fare këtij efikasiteti.  

 

E shkruar nga: Maja Raicevic

Në prill të këtij viti, një muaj pas masave të shëndetit public në Mal të Zi, organizatat jo qeveritare të mbrojtjes së grave kanë parë një rritje prej 20-30% të numrit të rasteve të raportuara të dhunës krahasuar me periudhën e para Coronës.

Megjithatë, numri i raporteve policore nuk është rritur aq shumë, gjë e cila është tregues i qartë i mungesës së besimit tek institucionet publike, dhe rëndësisë së shërbimeve konfidenciale të specializuara nga organizatat e grave, të cilat ofrojnë mbështetje për viktimat e dhunës gjinore.

Një nga rastet e raportuara tek Qendra e të Drejtave të Grave ishte rezultat i telefonatës së një fqinji pasi kishte dëgjuar zhurmë nga apartamenti ngjitur. Ishtë rast i dhunës ne familje, dhe viktima ishte grua në muajt e fundit të shtatzanisë. Vajza dy vjeçare e çiftit ishte dëshmitare e dhunës, e cila njihet si një rrethanë lehtësuese nga ligji. Megjithatë, oficerët e policisë i dhanë një paralajmërim dhunuesit, dhe sugjeruan që gruaja dhe fëmija të largoheshin nga apartamenti, dhe jo siç thotë ligji, që ta nxirrnin dhunuesin nga shtëpia dhe ta dërgonin për ndjekje penale në gjykatë.

Ndërsa prokurorët publikë dhe zyrtarët e policisë së Malit të Zi demonstruan efikasitet të pashembullt për të dënuar ata që thyen masat e rekomanduara të pandemisë, reagimi i tyre ndaj dhunës në familje nuk i afrohet fare këtij efikasiteti. Megjithëse qeveria dhe sektori jo qeveritar kanë prezantuar një fushatë ‘I sigurt në shtëpi, duke dërguar një mesazh direkt për gratë që të mos heshtin ndaj dhunës, dhe që të kenë besim tek mbështetja efikase e policisë, Qendra e të Drejtave të Grave ka hasur shumë raste ku ka munguar mbështetja e duhur e policisë. Kjo është arsyeja pse policia dhe prokurorët publikë po përmballen me kërkesa për të demonstruar të njëjtin efikasitet kur flitet për dhunën në familje siç kanë bërë në rastet e thyrjes së masave anti-pandemi.

Dhuna në familje dhe dhuna mbi gratë ka qenë një pandemi e padukshme shumë kohë më para krizës aktuale. Studimi i UNDP i vitit 2017 tregoi se 42% e grave në Mal të Zi kanë vuajtur nga një forme dhune gjatë jetës së tyre, dhe kjo shkelje e të drejtave të njeriut po i kushton Malit të Zi 223 milion euro në vit, me një tendencë rritje në vitet që do vijnë.

Institucionet e kanë më të vështirë ta njohin dhunën nëse nuk ëshë në formën e një sulmi fizik, kur manifestohet si kontroll apo shtrëngim i pjesëtarit të familjes nga një pozitë pushteti social apo monetar. Dhunuesit shpesh përdorin dhunë, frikësim, poshtërim dhe izolim për ti hequr viktimës të drejën e sigurisë fizike, dinjitetit dhe respektit. Megjithëse të gjitha format e dhunës në thelb kanë të bëjnë me pushtetin dhe kontrollin, kontrolli shtrëngues është një formë strategjike shtypje të përhershme, e cila prek të gjitha aspektet e jetës së viktimës – përfshirë burimin e tyre të mbështetjes dhe çdo burim tjetër. Shumë pak element të kontrollit shtrëngues konsiderohen krim aktualisht, që e cila e komplikon çështjen në kontekstin e dhunës në familje. Një formë e zakonshme shtrëngimi është privimi ekonomik, duke i hequr gruas dhe fëmijëve nevojat bazë, e cila shpesh manifestohet në mos dhënien e pagesës për ushqim. Paaftësia e qeverisë për të garantuar mbështetjen ushqimore është një formë e diskriminimit strukturor dhe një nga shkaqet kryesore të varfërisë së grave dhe fëmijëve në Mal të Zi.

Ky duhet të jetë një paralajmërim që reagimi ynë ndaj dhunës gjinore duhet të përfshijë të kuptuarit dhe përfshirjen e të gjitha modeleve të sjelljes dhe pasojat e tyre afat gjata. Është e nevojshme të kuptohet që largimi nga dhunuesi dhe përfundimi i marrëdhënies shpesh nuk nënkupton fundin e dhunës. Ajo mund të vazhdojë të manifestohet si presion institucional, kontroll mbi partnerin përmes pjesëtarëve të familjes si fëmijët, dhe shpesh përmes raporteve të rreme për dhunë kundër fëmijëve. Është e nevojshme që institucionet t’i kuptojnë këto mekanizma dhe të përmirësojnë bashkëpunimin dhe përkushtimin me qëllim që dhunuesit të detyrohen të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, dhe të lirojnë mijëra gra dhe fëmijë   nga terrori që përjetojnë në heshtje, veçanërisht në klimën aktuale të krizës së Covid.

 

Maja Raičević, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së të Drejtave të Grave. Ajo punon direkt me gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë gjinore dhe diskriminim, duke u ofruar këshillim fillestar dhe përfaqësim në kontakt me institucionet përkatëse.