Gazeta ‘The Economist’ në mars 2020 gjeti që 13% e Amerikanëve mendonin se kriza e Covid-19 ishte një mashtrim, dhe 49% mendonin se epidemia mund të ishte artificiale.

E shkruar nga: Dr. Kalina Grivčeva Stardelova

 

Si doktor, dhe gjithashtu si president i Dhomës së Mjekëve, ku ne prezantohemi me përvojat dhe problemet e kolegëve tanë me pacientët gjatë pandemisë, marr informacione të përditshme që lufta kundër covid-19 po bëhet më e vështirë dhe më e pasigurt. Një nga arsyet është sjellja e padisiplinuar dhe e papërgjegjshme e shumë qytetarëve tanë për shëndetin e tyre, por edhe për shëndetin e njerëzve më të cilët komunikojnë, dhe në shumicën e rasteve në komunikojmë me personat që kemi më të afërt.

Për disa njerëz, covid-19 është një sëmundje e shkurtër dhe jo shumë e vështirë, por disa të tjerë kanë simptoma të rënda dhe pasoja afat gjata. Sot, numri i personave pozitivë me covid është shumë shqetësues, dhe shumë institucione të shëndetit publik janë kthyer në qendra covid, ku pothuajse nuk ka më shtretër spitali për pacientë.

Ne, doktorët, jemi përballuar me sfidën. Pavarësisht gjithçkaje, në investojmë veten tonë çdo ditë dhe japim maksimumin tonë për shëndetin e pacientëve. Me rritjen e numrit të pacientëve të infektuar dhe të shtruar në spitale, rritet edhe investimi ynë në atë çka bëjmë, dhe jemi edhe më të angazhuar, jo vetëm profesionalisht, por edhe për të forcuar ndershmërinë dhe besimin reciprok me pacientët tanë. Puna në ekip ndërmjet profesionistëve të shëndetit dhe kolegëve, për të cilën jam veçanërisht krenar, dhe bashkëpunimi i mirë me pacientët janë thelbësor për të përmirësuar situatën e përgjithshme  sa i përket pandemisë. Sigurisht, ka përvoja të shkëlqyera me pacientët. Në përgjithësi, qytetarët e kuptojnë dhe vlerësojnë sakrificën e doktorëve. Por, për fat të keq, ka të tjerë që nuk i dëgjojnë këshillat e profesionistëve të shëndetit dhe autoriteteve shëndetësore për të respektuar masat bazë të mbrojtjes. Deri tani, fokusi ka qenë shpëtimi i jetëve gjatë pandemisë, tani synimi ynë kryesor është të ofrojmë kujdes shëndetësor, që do të thotë shtretër spitali për një numër të madh pacientësh.

Si erdhëm deri këtu? Po, ka arsye objektive, reale për përhapjen e sëmundjes, si ndërveprimi i gripit sezonal me covid-19, aktivitetet e popullatës në ambjente të mbyllura, që sigurisht tani janë më të larta se në verë, mutacioni i sëmundjes dhe të tjera si këto. Por papërgjegjshmëria e treguar duke mos marrë në konsideratë rekomandimet, si dhe numri i lartë i personave që janë skeptikë që pandemia është një realitet, janë armiku më i madh për ne, punonjësit e shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është angazhuar vazhdimisht për të hedhur poshtë mitet që i bëjnë njerëzit të mos besojnë në ekzistencën e corona-19.  Gazeta ‘The Economist’ në mars 2020 gjeti që 13% e Amerikanëve mendonin se kriza e Covid-19 ishte një mashtrim, dhe 49% mendonin se epidemia mund të ishte artificiale. Gjithashtu, edhe persona publikë folën për falsitetin e ekzistencës së pandemisë, e cila nuk i anashkaloi as ata.

Psikologët po e studiojnë ndërkohë këtë fenomen dhe shpresoj se do të zbulojnë mënyra të  reja që ne të mbrohemi nga gënjeshtrat dhe do të ndihmojnë në ndaljen e përhapjes së informacioneve të rreme rreth corona virusit. Deri atëherë, ne thjesht mund të shpresojmë që të gjithë ne të bëjme një përpjekje më tepër për të ndihmuar me sjelljen tonë gjatë pandemisë, me qëllim që të ulet numri i infektimeve të reja, sepse dëshira jonë është e njëjtë – ta kalojmë me sukses këtë periudhë. Dhe ne kemi parë që histori të tilla suksesi ekzistojnë. Por kjo kërkon ndërgjegjësim, disiplinë dhe përgjegjshmëri të lartë.

 

Dr. Kalina Grivčeva Stardelova, Presidente e Dhomës së Mjekësisë së Maqedonisë së Veriut