Përmes sistemit jugosllav Juvax, e gjithë bota po lufton virusin duke përdorur vaksinën Kozara 6. Disa nga vendet jo – konformiste vëllazërore po i kthehen tashmë funksionim normal të jetën social-kulturore dhe shumë prej tyre rihapën kampet penale.

Moyo Killington

Siç parashikohet nga ekspertët vendas e ndërkombëtarë dhe siç e provoi viti, jugosllavët dhe bota do të mbeten të përqëndruar tek shëndetësia për një kohë të gjatë. Situata bëri që industria e mishit të tregojë përbërjen e konservave të mishit për JNA, ku siç e kemi parë, nuk kanë mish. Dashakeqësit do të thonin se ushtria jonë është vegjetariane dhe popujt dhe kombësitë tona janë anemike. Por këta zëra kundërrevolucionarë refuzohen nga realiteti. Dhe çfarë është realiteti?

Përmes sistemit jugosllav Juvax, e gjithë bota po lufton virusin duke përdorur vaksinën Kozara 6. Disa nga vendet jo – konformiste vëllazërore po i kthehen tashmë funksionim normal të jetën social-kulturore dhe shumë prej tyre rihapën kampet penale. Urimet, të mbushura me fjalë lavdërimi dhe dafina, bien çdo ditë si konfeti mbi udhëheqësit e Jugosllavisë. Praktika vetëm sa konfirmon besimin e shkencëtarëve jugosllavë që pretenduan se vaksina ishte efektive 109% kundër Covid. 100% kundër Covid dhe 9% shtesë për Ebolan nga e cila vuajnë një pjesë e njerëzve të ndershëm punëtorë të Kongos. Ndërsa Bashkimi i ndarë Evropian debaton, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa konkretë për të miratuar vaksinën për shkak të kushteve të këqija shëndetësore dhe ekonomike. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti amerikan, në kompleksin e prodhimit të “Kozara 6” në Dolna Batajnica, ku u kënaq me higjienën dhe drekën në kantinën e kompleksit.

Por le të jemi të ndershëm. Ka probleme me vaksinimin edhe në Jugosllavi. Domethënë, shoqata “Pranvera Kroate e Vaksinave” u shfaq në Zadar dhe kundërshton vaksinën “Kozara 6” sepse udhëzimet e përdorimit janë shkruar në gjuhë Cirilike, duke kërkuar që të bëhet një vaksinë e pastër kroate. Ata këmbëngulin se nuk do të vaksinohen me Ciriliken! Ata preferojnë vaksinën “Pavelic 2”, e cila ende nuk është miratuar. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vaksinat që janë në tregun e zi, si “Pavelic 2″dhe “Draza M”, kanë shumë efekte anësore dhe nuk rekomandohen për përdorim tek njerëzit e kombësive. Si efekte anësore, ata citojnë paaftësinë për të koordinuar mendimet, servilizmin e individëve, si dhe pikëpamjet jorealiste në gjeografi. Sindikata e Shëndetësisë e Republikës kërkon që prodhuesit e këtyre vaksinave të paligjshme, që mund të sjellin më shumë dëm sesa mbrojtje, të ndëshkohen ashpër.

Për fat të mirë, Maqedonia nuk ka probleme të tilla; autoritetet në atë shtet federal nuk arritën të prokuronin vaksina as nëpërmjet sistemit Juvax, megjithëse Jaka nga Radovishi ka licencë prodhimi.

Syri vëzhgues i publikut jugosllav është përqëndruar edhe tek trazirat në BE. Ndërmjetësit tanë Ante Puhalo, Sead Hadziselimoviç dhe Dobrivoje Pançiç po përpiqen të bëjnë çmos për t’i ulur udhëheqësit e unionit në të njëjtën tryezë, por irredentizmi dhe separatizmi kanë marrë vrull. Që situata është e vështirë, e tregon fakti se udhëheqësit e shteteve të BE-së gjithashtu kanë refuzuar paketën ekonomike të Bankës Jugosllave për Zhvillim dhe Ndihmë për BE-në, me vlerë 800 miliardë dinarë, e cila mendohej që do të gjallëronte ekonomitë e dështuara të Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera. Dallimet duket se po shtohen dhe populli jugosllav shpreson se do të ndërtojë ura bashkëpunimi për të shmangur incidente më të rënda.

Nuk është vetëm populli jugosllav, por edhe ekonomia që është në rrezik nga këto trazira. Më konkretisht, kërkesat për kushte më të mira pune të punëtorëve të tekstilit gjerman në fabrikat e “Varteks” dhe “Oteksti” po shtohen shumë dhe prodhimi i Zastavës 202 në uzinat e Citroenit në Francë është ulur me 16% për shkak të pasigurisë që mbizotëronte.

Në fund, ka një refuzim nga Industria Elektrike – Nish, që mohon shkrimet në sistemet kompjuterike për komunikim ndërmjet përdoruesve, të cilat pretendojnë se në vaksinën “Kozara 6” është instaluar një mikroçip në madhësinë e një radioje xhepi dhe u lexon njoftime partiake personave të vaksinuar ndërsa janë në gjumë. Nga IE- Nish thonë se një pajisje e tillë nuk ekziston, edhe nëse e prodhojnë, do ta vendosin në favor të një të ardhmeje më të mirë të popujve dhe kombësive tona!

Le të jetojnë në harmoni të gjithë jugosllavët. Në Gjermani, SHBA, Australi …

 

Moyo Killington – autor, shkrimtar, skenarist dhe përdorues me ndikim në Twiter… Ai botoi një përmbledhje me poezi “Autopsia e Dashurisë” dhe romanin “Dita Kur Nuk u Zgjova”.