Si një person i ri, ambicioz, kam ndjesinë se e kaluara e afërt është si një kredi me një normë të lartë interesi që gjithashtu rritet herë pas here dhe po shlyej një produkt që nuk e doja.

Marija Babić

“Mund të fshish kujtimet, por jo historinë që i ka krijuar”, shkruan shkrimtari i famshëm japonez Haruki Murakami në një nga veprat e tij më të lexuara. Si një e re e lindur në fund të viteve ’90, e për rrjedhojë i privuar nga pjesëmarrja në ngjarje politike dhe shoqërore, kam ende ndjenjën se mbaj barrën e kufijve të atëhershëm të sapohapur, në krijimin e të cilëve as prindërit e mi, miqtë e tyre, as të afërmit morën pjesë, e lëre më unë.

Unë kam lindur në vitin 1998 dhe kam qenë vetëm pasivisht pjesë e ngjarjeve që formësuan të tashmen time – luftëra, migrime, inflacion, varfëri, vendime të dyshimta politike që në fakt shkaktuan humbje nga të dyja palët. Ajo që mbaj mend qartë janë frika që kishte vëllai im i madh gjatë natës, si pasojë e bombardimit të vitit 1999.

Jam shumë me fat që kam të afërm dhe miq në Kroaci dhe që jam pjesërisht kroate nga ana e nënës sime. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë gjithmonë komplekse dhe nëse do të mbështetesha vetëm në atë që publikohet në mediat e të dyja vendeve, nuk do të shkoja kurrë atje me pushime. Përkundrazi, unë shkoj për vizitë në familjen time çdo vit dhe asnjëherë, as në vizitën time të parë pas përfundimit të luftës, nuk kam ndjerë shqetësimin më të vogël për shkak të një të shkuare në të cilën nuk kam marrë pjesë. Pikërisht ky është thelbi, që nga këndvështrimi i sotëm, asnjëri prej nesh nuk ka përshtypjen se konfliktet e luftës ishin diçka që ne vetë e zgjodhëm. Edhe në narrativën aktuale, termi “ata atje” përdoret për ata që kanë marrë të gjitha fatet tona në duart e tyre.

Periudha e viteve ’90 tërhoqi më shumë dallime sesa ngjashmëri në shoqëritë tona dhe përreth. Ndoshta as unë dhe as ndonjë nga njerëzit e mi nuk ka dashur që të ndodhin të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, por si një person i ri, ambicioz, kam ndjesinë se e kaluara e afërt është si një kredi me një normë të lartë interesi që gjithashtu rritet herë pas here dhe po paguaj një produkt që nuk e doja. Çfarë ka ndryshuar që atëherë? Çfarë solli 6 tetori? Vendimet e marra në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000 ndikojnë në punësimin dhe arsimimin tim sot. Ndjenja e pasigurisë nga e kaluara u përhap në të tashmen. Rrethanat e afërsisë sonë e bënë të pamundur përmirësimin e shoqërisë në atë kohë. Unë personalisht mendoj se nëse do të kishim stabilitet atëherë, sistemi ynë arsimor do të ishte shumë më i zhvilluar sot, dhe atëherë unë dhe të gjithë kolegët e mi të universitetit do të kishim mësime praktike adekuate gjatë diplomimit katërvjeçar dhe do të punonim sipas standardeve të tregun aktual, dhe në vend që të jenë skllevër të tendencave të viteve ’80. Ashtu si me zhvillimin e një fëmije, nëse nuk ndodh në një periudhë të pritshme, si me bashkëmoshatarët e tjerë, fëmija vazhdimisht do të mbetet prapa, në pamundësi për të kryer detyrat në mënyrë adekuate.

Mendimi se shoqëria jonë, e mbartur nga brezat e rinj të sotëm, mund të përmirësohet, më sjell një optimizëm të madh. Ne, të rinj dhe strategjikë, dhe shpresojmë edhe praktikë jemi një bashkëbisedues i rëndësishëm për të ardhmen e të gjitha vendeve të rajonit. Dua të udhëtoj, të punoj me veten time dhe të shijoj frytet e punës sime. Nuk do të jem kurrë gati të fshij kulturën dhe trashëgiminë time kombëtare, por dua të jem pjesë e një strukture që do të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

 

Marija Babić, president i Forumit Rinor EPuS