Po të mos ishte për gratë, nuk do të kishte ndryshime buxhetore në lidhje me buxhetimin gjinor, nëse nuk do të kishte gra, shumë tema të rëndësishme nuk do të diskutoheshin dhe zëri i disa grupeve dhe individëve të margjinalizuar nuk do të dëgjohej.  

 Maja Sedlarevic

 Është e vërtetë që sa më shumë gra të ketë në politikë, aq më shumë do ndryshojë politika.  Kjo për faktin se gratë janë më të ndjeshme ndaj disa çështjeve sesa burrat, sepse ato zgjedhin të trajtojnë tema për të cilat burrat nuk janë të interesuar (ose janë më pak të interesuar) dhe sepse ne kemi një këndvështrim dhe pikëpamje tjetër për gjërat.

Kur të huajt më pyesin se çfarë bëj dhe them se jam në politikë, vë re se të gjithë çuditen në një farë mënyre.     Sikur angazhimi në politikë nuk është profesion, si çdo profesion tjetër.  Tani, ka arsye për këto reagime dhe unë i kuptoj, por në të vërtetë po përpiqem të bëj më të mirën për të treguar që mund të bëhet ndryshe.

Kur aplikova për një program trajnimi që synonte nxitjen e njohurive dhe aftësive në fushën politike, përsëri në fillim të viteve 2000, një nga pyetjet që më bënë ishte – pse doni të përfshiheni në politikë?  Unë thashë që politika është mënyra ime për të ndryshuar botën përreth meje.   Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, bota nuk ka ndryshuar shumë (madje është përkeqësuar në disa forma), por unë ende kam një besim utopik se politika nuk është një fjalë e shëmtuar, një punë e shëmtuar, mënyra e gabuar për të ndryshuar botën për mirë.  Përvoja më ka mësuar se është e rëndësishme të këmbëngulësh, se suksesi nuk është i garantuar, por është i mundur, dhe se kurrë nuk duhet të heqësh dorë nga ajo në të cilën beson.

Të jesh grua në politikë është e ndërlikuar në shumë mënyra dhe kërkon përpjekje dhe punë të jashtëzakonshme.  Në mënyrë që një grua të ketë mundësi që të jetë në një pozicion pushteti dhe vendimmarrjeje, të paktën nga përvoja ime, që të ketë një sfond perfekt, të jetë më aktive dhe e angazhuar në gjithçka, të jetë e gatshme për një karrierë politike në një moment të caktuar, por edhe gjithmonë dhe kudo, ndryshe nga burrat, duhet ti përgjigjet pyetjes – si i ekuilibron përgjegjësitë me familjen dhe jetën private?   Ky është diskriminim i hapur dhe i qartë, por gjithashtu tregues i qartë se kjo është akoma një shoqëri jashtëzakonisht patriarkale që i vendos gratë në sferën private të Shtëpisë, të paktën në disa mënyra.

Gjithashtu përvoja ka treguar që aktualisht nuk ka gra në hapësirat e pushtetit dhe vendimmarrjes, nëse nuk do merren masa për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre.  Dëshmia më e mirë për këtë është se gratë kanë qenë shumë të nën përfaqësuara në të gjitha legjislaturat në parlament dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes në Republikën e Serbisë derisa u prezantua kuota gjinore si masë veprimi.  Nga ana tjetër, është e rëndësishme të thuhet se drejtuesit e partive mund të manipulojnë listat zgjedhore të propozuara dhe radhën e kandidatëve meshkuj dhe femra, kështu që është shumë e rëndësishme të sigurohet që, në organizimin e grave brenda partisë ose grave në strukturat më të larta të partisë, të dëgjohet dhe zëri i femrës, në mënyrë që gratë që kanë punuar të jenë në pozicione më të larta në listat zgjedhore.     Do të ishte më mirë nëse kjo do të shkruhej zyrtarisht, d.m.th nëse organizatat e grave do të kishin mundësi të propozonin anëtarë aktivë.

Pse është e rëndësishme të kemi sa më shumë gra në politikë? Është e vërtetë që sa më shumë gra të ketë në politikë, aq më shumë do ndryshojë politika. Kjo për shkak se gratë ndaj disa temave janë më të ndjeshme sesa burrat, sepse ato zgjedhin të trajtojnë tema për të cilat burrat nuk janë të interesuar (ose janë më pak të interesuar), dhe sepse ne kemi një këndvështrim dhe pikëpamje të ndryshme për gjërat.

Po të mos ishte për gratë, nuk do të kishte ndryshime buxhetore në lidhje me buxhetimin gjinor, nëse nuk do të kishte gra, shumë tema të rëndësishme nuk do të diskutoheshin dhe zëri i disa grupeve dhe individëve të margjinalizuar nuk do të dëgjohej. Pavarësisht se sa e vështirë apo e ndërlikuar është, pavarësisht se sa pak jeni, është e rëndësishme që të këmbëngulni. Një proverb i vjetër japonez, që unë ia kujtoj vetes shpesh, thotë:  Bie shtatë herë dhe ngrihesh të tetën. Dhe ky është rasti i politikës.

 

Maja Sedlarevic, politikane, socialdemokrate, përkrahëse e lëvizjes feministe