Të gjitha analizat tregojnë se çelësi i ndryshimit është demokratizimi i partive politike dhe, për shkak të praktikave partitokratike, ato po bëhen qendrat aktuale të pushtetit në dëm të demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit.    

Dr. Lejla Ramic-Mesihovic

Përfaqësimi i dobët i grave në politikë dhe në të gjitha proceset e vendimmarrjes në Bosnjë Hercegovinë në përgjithësi, as nuk është një fenomen endemik dhe as një fenomen i ri.  Por as proceset për ndryshimin e praktikës dhe rritjen e vetëdijes mbi mënyrat më të mira të mundshme si dhe mënyrat e ndryshme për drejtim në Bosnjë dhe Hercegovinë.     Ato kanë zgjatur për të paktën 76 vjet dhe kanë pasur ditët e veta të mira dhe të këqija. Edhe në një kontekst social-politik si ky aktuali, me të cilin Bosnjë Hercegovina aspiron ti afrohet Bashkimit Europian dhe angazhimeve ndërkombëtare, si p.sh. Synimeve për një Zhvillim të Qëndrueshëm, mospërputhja ndërmjet asaj që thuhet dhe asaj që bëhet ka çuar në orientime të rëndësishme qytetare, si p.sh.; demokracia e ka humbur avantazhin e saj.

Është shpresëdhënës fakti se, ndërkohë që sjelljet anti-diskriminuese u ekspozuan gjithnjë e më shumë në shoqëri në Bosnjë Hercegovinë, edhe kornizat për veprim sistematik dhe krijimin e politikave publike tani kanë një detyrim gjithnjë e më të madh që të udhëhiqen nga parimi i barazisë ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga gjendja e tyre biologjike apo ajo që u atribuon shoqëria.   Kjo reflektohet në një rritje të vogël por të vazhdueshme në numrin e grave të zgjedhura në qeverinë vendore.    Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2016, u zgjodhën 18.5% gra në qeveri dhe në vitin 2020  u zgjodhën 19.6 për qind.

Situata është shumë më keq kur bëhet fjalë për pozicione si, Kryetar Bashkie, në zgjedhjen e të cilëve nuk respektohet kuota e 40 përqindëshit që kemi për listat e zgjedhjeve qendrore dhe pse, as për këto të fundit, nuk zbatohet.   Ky është një shembull i dukshëm se si e zbatojnë partitë politike preferencën e supozuar të elektoratit, e cila në Bosnjë Hercegovinë është në dëm të grave.  Pothuajse si rregull, pabarazia e mbështetjes së kandidatëve dhe nxjerrja e tyre në pah gjatë procesit parazgjedhor ndjek një linjë pothuajse të nënkuptuar gjinore.

Të gjitha analizat tregojnë se çelësi i ndryshimit është demokratizimi i partive politike dhe, për shkak të praktikave partitokratike, ato po bëhen qendrat aktuale të pushtetit në dëm të demokracisë, funksionimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit.

Rregullat e lojës dalë-ngadalë po ndryshojnë.   Gratë janë gjithnjë e më të vetëdijshme se pjesëmarrja në jetën social-politike nuk është diçka që duhet të presin që t’jua ofrojnë, por që duhet të krijojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për ta arritur.   Po rritet ndërgjegjja që koncepti se barazia gjinore ripërcakton në mënyrë të pashmangshme dhe të pakthyeshme strukturat e pushtetit, në mënyrë të tillë që rezistenca e këtyre strukturave po bie më shumë në sy dhe po bëhet më e çuditshme.

Historia e cilësisë së përfaqësimit politik të femrave në ligjërimin publik zakonisht është e dyanshme, nuk është plotësisht e bazuar dhe, gjithashtu, mundëson sjellje diskriminuese.    Për fat të mirë, ajo çfarë shohim në jetën e përditshme, por edhe për sa i përket kësaj faze të qytetërimit, ka shembuj të shumtë si në shkallë globale ashtu edhe lokale, që lënë gjithnjë e më pak hapësirë për spekulime gjinore të njëanshme dhe diskriminuese.  Rregullat e lojës po ndryshojnë. Kultura politike (mungesa e saj) dhe praktikat diskriminuese po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe të papranueshme.   Lëvizjet e bëra si rezultat i injorancës, zemërimit, mizogjinisë dhe frikës së ndryshimit po zbulohen gjithnjë e më shumë nga publiku.

Nga ana tjetër, arritjet e ekipeve dhe shteteve që drejtohen nga gratë janë gjithnjë e më të dukshme në shkallë globale. Në Bosnjë Hercegovinë, ne jemi krenarë për gratë në politikë që ndërtojnë ura mes njerëzve, punojnë për një të ardhme më të mirë dhe mbështesin gratë dhe brezat që do vijnë, sepse kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

 

Dr. Lejla Ramic-Mesihovic, eksperte e shkencave politike, drejtuese e projektit ‘Gratë në Zgjedhje’ në Bosnjë Hercegovinë