‘Ethet’ u përkeqësuan nga rrethanat e diskutueshme rreth prokurimit të ventilatorëve në Sarajevë, spitalit Covid në Banja Luka, dorëheqjet brenda Komitetit të Menaxhimit të Krizës në kantonin e Sarajevës… Dhe pavarësisht gjithë vështirësive, përsëri ka greva të punonjësve të shëndetësisë, dhe do të ketë.

E shkruar nga: Dr. Bakir Nakas

Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë dha lajmërimin, si një dhuratë festash para Vitit të Ri 2020, rreth ekzistencës së ‘grupit’ të ri të pneumonisë virale me origjinë të panjohur, si epidemiolog mund të nuhasja kohët e vështira që do kishim përpara.

 

Pavarësisht se isha në pension, më ‘përndiqte’ mendimi për rrethanat e post – tranzicionit të Bosnnjë Herzegovinës, dhe ndikimin që do të kishin në mënyrën sesi ne do të përballeshim me sfidat e mëdha. Pyesja veten nëse sistemi ynë shëndetësor do ta përballonte sëmundjen e re, e cila shpejt u pa që ishte një “provë” e pamëshirshme për të gjitha sistemet shëndetësore dhe kapacitetet e tyre.

Vala e parë në fillim të marsit u mirëprit, si në shumë vende të rajonit dhe të botës, me masa parandaluese, dhe ishim të kënaqur me rezultatet – një numër relativisht i ulët njerëzish të infektuar, dhe një shkallë e ulët vdekshmërie.
Për fat të keq, koha ka treguar se gëzimi ynë ishte i parakohshëm. Pas një vere relativisht të qetë, fillimi i vjeshtës vijoi me një numër të lartë infektimesh të reja dhe vdekjesh, të cilat ekspozuan dobësinë e sistemit shëndetësor në një shtet kompleks nga ana institucionale dhe kushtetuese. Mungesa e varësisë dhe koordinimit ndërmjet kreut të shtetit dhe qendrave vendore shëndetësore, përfshirja ekstreme e politikës në organizimin dhe funksionimin e përgjithshëm, mungesa e ekspertizës – të gjitha këto kanë çuar në një përfundim si nga politikanët dhe autoritetet shëndetësore, që sistemet tona shëndetësore janë në prag të kolapsit. Parashikimi i zakonshëm është që ato nuk do të jenë në gjendje të mbajnë rritjen ditore të infektimeve të reja dhe nevojën e qytetarëve për kujdes shëndetësor.

 

‘Ethet’ u përkeqësuan nga rrethanat polemizuese rreth prokurimit të ventilatorëve në Sarajevë, në spitalin Covid në Banja Luka, dorëheqjet brenda Komitetit të Menaxhimit të Krizës në kantonin e Sarajevës…

 

Pati gjithashtu një neglizhim të njëhershëm dhe të padrejtë të trajtimit të sëmundjeve të rënda kronike, të cilat mund të lënë pasoja shkatërruese në të ardhmen e afërt.

 

Në fillim të pandemisë, dhe madje edhe sot pavarësisht vështirësive, po ndodhin, dhe do të ketë greva të punonjësve të shëndetësisë. Ata janë të pakënaqur me organizimin e punës së tyre, dhe kontratat e pafirmosura kolektive. Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet qendrave të kujdesit shëndetësor dhe deklaratat e panevojshme politike nga drejtuesit e tyre i shtojnë ndjenjës së përgjithshme të pasigurisë dhe frikës së qytetarëve.

Ata kanë frikë, dhe me të drejtë, se nuk do të marrin në kohë shërbimet e duhura shëndetësore pavarësisht financimit të sistemit publik të kujdesit shëndetësor për vite.

 

Një kujdes shëndetësor jashtëzakonisht i komplikuar me 13 elementë, nga niveli i kantonit, në nivel entiteti, në nivel shtetëror, një mungesë bashkëpunimi vetëm i shton vështirësisë së nevojës për t’u përshtatur me shpejtësi me rrethanat e reja dhe rreziqet e shtuara të  Covid.

 

Shumë do të thonë se edhe vendet më të pasura me sisteme shumë më të pajisura shëndetësore janë gjithashtu nën kërcënim, ndaj nuk ka dyshim që kjo po ndodh në ‘Bosnjë Hercegovinën tonë të post-Deitonit’.

 

Megjithatë, një gjë është e qartë. Sistemet e kujdesit shëndetësor në Bosnjë Hercegovinë sipas organizimit aktual nuk janë të përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave dhe për të ofruar shërbim cilësor kujdesi shëndetësor për pacientët.  Si rezultat i gjendjes aktuale, dhe pengesave të lartpërmendura, ka nevojë për një numër ndryshimesh në strukturën e kujdesit shëndetësor.

 

Ajo çka është më pozitive, dhe për të cilën flitet më pak, është sakrifica e bërë nga punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ata që punojnë në qendrat publike dhe private, punonjësit e pastrimit, teknikët, infermieret, stafi i laboratorëve, doktorët, dhe të tjerë që punojnë në ekipin e kujdesit shëndetësor, të gjithë punojnë pa zhurmë dhe me zell dhe përmbushin detyrat e tyre ditore për të trajtuar ata që vuajnë nga  Covid dhe shumë sëmundje të tjera, jo më pak të rrezikshme, të cilat kërcënojnë shëndetin dhe jetët e qytetarëve tanë.
Kjo marrëdhënie është dëshmia se sistemet, në fund të fundit, do t’i rezistojnë gjithçkaje me të cilën përballen dhe do të bëjnë të mundur të gjitha ndryshimet e nevojshme strukturore në ditët në vijim.

 

Dr. Bakir Nakas, infeksionit, specialit i sëmundjeve infektive. Ai e ka kaluar jetën e tij profesionale në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Sarajevë, Ushtri, më pas në Spitalin Shtetëror ‘Sarajeva’ ku ishte drejtor spitali derisa doli në pension. Ish Ndihmës i Ministrit të Shëndetësisë të Federatës së Bosnjë Hercegovinës.