Çështja kryesore për mendimin tim është se disa politikëbërës të vendeve anëtare të BE-së priren të jenë mbështetës të integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor (6BP) në Bashkim Evropian (BE), jo për shkak të vlerave thelbësore të këtij Unioni, por pikërisht për të kredibilizuar dhe gjetur homologë të politikave të tyre jodemokratike dhe joliberale.

Jules Striffler

Lëvizjet radikale të djathta përbëjnë një kërcënim ndërkufitar që vëjnë në provë themelet e shoqërive tona. Deri me tani, ngadalë, por në mënyrë të pamohueshme, ne nuk mund të mohojmë një realitet të tmerrshëm. Mbështetja e ideologjive të së djathtës ekstreme priret të jetë gjithnjë e më pak e diskutueshme, por më tepër dukuri e zakonshme dhe në varësi të secilit kontekst të caktuar. Pranimi i kësaj tendence ekzistuese nuk do të thotë ta pranosh atë, por më tepër të përpiqesh të veprosh në mënyrë të përgjegjshme për të qenë pjesë e zgjidhjes.

Përfundimisht, çështja kryesore për mendimin tim është se disa politikëbërës të vendeve anëtare të BE-së priren të jenë mbështetës të integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor (6BP) në Bashkim Evropian (BE), jo për shkak të vlerave thelbësore të këtij Unioni, por pikërisht për të kredibilizuar dhe gjetur homologë të politikave të tyre jodemokratike dhe joliberale.

Le t’i hedhim një vështrim të shkurtër rastit hungarez, se si ai ndikon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Politikat dhe udhëheqja e drejtuar nga Viktor Orban janë pjesë e një dinamike të vazhdueshme shqetësuese për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes (duke i bërë jehonë gjendjes së ndryshme aktuale të punëve në Poloni dhe deri në zgjedhjet e fundit në Slloveni). Kjo krijon një model qeverisjeje që kundërshton qartë parimet thelbësore të BE-së. Nëse më shumë vende do t’i bashkohen këtij klubi joliberal, përfundimisht ekziston rreziku për ta kthyer BE-në në një gjigant me këmbë balte për sa i përket zbatimit të parimeve të saj themeluese. Mendimi im është se nuk duhet të lihet as pak hapsirë për paqartësi në lidhje me kushtëzimin e përfitimeve të BE-së (përfshirë ato financiare), që do të thotë zbatim i vërtetë dhe i plotë i të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit. Përndryshe, do të krijojë një precedent për abuzime të mundshme të ngjashme nga një numër i vendeve aspirante për ti konsideruar shkeljet, pasi të kenë hyrë në BE.

Gjithashtu, dhe lidhur drejtpërdrejt me çështjet ballkanike, Viktor Orban dhe Ministri i tij i Punëve të Jashtme vizituan z. Milorad Dodik në ngjarjen e organizuar në kuadër të procesit të tij të shkëputjes së paligjshme të Republikës Srpska nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës. Kjo bie ndesh me të gjitha parimet e BE-së dhe dëmton besueshmërinë e saj. Gjithashtu, një hartë e përbërjes etnike të Bosnjë-Hercegovinës është fotografuar në murin e zyrës së z. Orban (ose një prej kolegëve të tij të ngushtë). Në festën zyrtare të Republika Srpska që u organizua në fillim të vitit 2022, mes audiencës ishin edhe disa deputetë dhe eurodeputetë të lidhur me lëvizjen/tubimin kombëtar francez, një lëvizje shumë e rrezikshme me një histori të pafundme propozimesh politikash përçarëse që çnderojnë këtë shtet anëtar themelues të BE-së. I pranishëm ishte edhe ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë së bashku me një zyrtar kinez. Duke qenë se Historia po lëkundet në mënyrë shqetësuese dhe të rrezikshme në këtë vend, të gjitha lëvizjet e sipërpërmendura janë po aq gabime të rënda.

Pastaj, mosrespektimi i parimeve të funksionimit të BE-së është një temë kryesore. I referohem për shembull afërsisë së Viktor Orban me Olivér Várhelyi, një avokat dhe diplomat hungarez dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin. Kjo sjell në qendër të vëmendjes një Bashkim Evropian të brishtë për sa i përket zbatimit efektiv të etikës së tij të punës. Le të shpresojmë që sa më shpejt dhe pa humbur kohë, do të gjindet një zgjidhje e fortë do t’i përgjigjet kësaj sjelljeje të keqe të rëndë.

Për të menduar pozitivisht, ky grup i zhvillimeve negative shfaqur në të gjithë Evropën nuk është i pakthyeshëm. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Francë dhe Slloveni janë shenja shprese duke kujtuar domosdoshmërinë për të qenë të vetëdijshëm se shpata e Damokleut është ende aty. Nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit se në vende të ndryshme, lëvizjet e ekstremit të djathtë po instalohen gjithnjë e më shumë si në peizazhin politik, ashtu edhe  në shoqëri. Pra, le të përpiqemi së bashku për të qenë pjesë e një alternative të virtytshme ndaj kësaj retorike sterile.

 

 Sami Neza eshte gazetar dhe analist politik ne media te shkruara dhe televizive