Asnjë krim nuk shkakton një batare justifikimesh moralizuese për dhunuesit dhe akuza moralizuese

kundër viktimave sa dhuna seksuale.

Irena Cvetkovic

Dëshmitë dhe dalja hapur e grave që kanë qenë viktima të dhunë dhe ngacmimeve seksuale kanë filluar të mbushin debatin publik në rajon. Duke filluar me lëvizjen ‘metoo’, përmes varianteve të saj lokale të Ballkanit (si shembulli i #SegaKazuvam nga Maqedonia e Veriut), skandali i Public Room dhe, në fund, hapja e rastit të Marija Lukic dhe profesorit të aktrimit Mika Aleksic, të gjitha këto përfaqësojnë zhvendosje tektonike në heshtjen mijëvjeçare për këtë lloj dhune. Çfarë fiton një vend i vogël si Maqedonia e Veriut nga e gjithë kjo?

Dhuna është përdorim i forcës ose fuqisë me qëllim lëndimin apo dëmtimin e një personi tjetër. Ngacmuesi apo abuzuesi mund ta abuzojë viktimën e tij apo të saj në një ose më shumë mënyra – fizikisht, psikologjikisht, emocionalisht, seksualisht, verbalisht, etj. Dhuna fizike, veçanërisht format më të rënda të saj, shpesh duken qartë mbi trupin e viktimës. Format e tjera janë shpesh të padukshme.

Për familjen, për miqtë, por edhe për shoqërinë. Njeriu ka 3 mënyra reagimi kur përballet me rrezikun: lufton, largohet me vrap ose ngrin. Në rastin e dhunës seksuale, reagimi më i zakonshëm njerëzor është ngrirja. Në atë moment, trupi dhe psikika ngrijnë – thonë shumë nga viktimat në botë. Në vendin tonë, sistemi mbeti i ngrirë nga skandali me grupin online Public Room, ku mbi 100 gra ishin ngacmuar seksualisht, fotot dhe videot e tyre private, numrat e telefonit dhe adresat u shpërndanë në internet, etj. Një vit pasi shpërtheu skandali, grupi ekzistonte akoma; gratë ngritën akuza në polici dhe prokurori, dhe sistemi mbeti i ngirë, deri sa një vajzë e pafuqishme vendosi ta raportonte rastin e saj në një kanal televiziv përveç raportimit në polici. Që nga ai moment, në më pak se 48 orë, grupi u mbyll, 4 të dyshuar u ndaluan, dhe viktimat filluan të merrnin telefonata nga institucionet që janë të paktën 6 muaj me vonesë.

Margins Coalition, organizata për të cilën punoj, ka folur së fundmi me dhjetëra vajza të cilat kanë qenë viktima në Public Room. Të gjitha kanë histori të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët – banalizimi i përvojave dhe vuajtjeve të tyre nga policia. Justifikimet varionin që na fakti që policia nuk mund të kontrollonte internetit, tek fakti që ligji mbron vetëm vajzat e mitura nga ky lloj krimi, deri tek akuzat që viktimat ia kishin shkaktuar vetë vetes këtë pasi ishin fotograguar në pozicione seksuale apo veprime intime.

Asnjë krim nuk shkakton një batare justifikimesh moralizuese për dhunuesit dhe akuza moralizuese kundër viktimave sa dhuna seksuale. Reagimi emocional (i cili është gjithmonë një eksperiencë më e vlefshme sesa ajo racionale) është heshtja, turpi dhe faji tek viktimat, dhe motivimi, vetë besimi dhe një ndjenjë kontrolli tek dunuesit. Nuk përjashtohen ata që gjenden mes këtyre dy pozicioneve të një krimineli dhe një viktime, por bëhen bashkëpunëtorë të palës që zgjedhin. Krimineli pret dhe shpreson që të heshtet dhe të ketë status quo të situatës, ndërsa viktima ka nevojë për zë, britmë dhe ndryshime që janë të dhimbshme por të nevojshme. Shteti dhe shoqëria mund të zgjedhin ndërmjet këtyre dy pozicioneve, por duhet të jenë të vetëdijshëm për pozicionin që kanë zgjedhur.

Njerëzit kanë filluar të flasin hapur për dhunën seksuale. Dëshmitë e viktimave dhe presioni i publikut nxisin institucionet që të fillojnë të bëjnë punën e tyre, por kjo është një shenjë shumë e keqe. Nëse publiku duhet të shqetësohet dhe viktimat duhet të traumatizohen dhe të detyrohen ta ndajnë traumën e tyre në publik në mënyrë që institucionet të fillojnë të merren me një krim që përfshin qindra viktima (si në rastin e Public Room), atëherë sistemi ynë është kalbur rrezikshëm. Nevojitet një zgjidhje institucionale pa shumë tam tame dhe spektakël; është e nevojshme të bëhet drejtësi për viktimat, të dënohen dhunuesit përmes një hetimi dhe procedurave gjyqësore të drejta dhe të ri-socializohen të gjitha ato që kanë vuajtur gjatë proceseve. Sistemi mund të shkrihet vetëm përmes reformave sistemike, jo përmes përndjekjeve, spektakleve dhe dramave.

 

Irena Cvetkovic është doktore e studimeve gjinore. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut në komunitetet e margjinalizuara, dhe është veçanërisht aktive mbi të drejtat e personave LGBT, përdoruesve të drogës dhe punëtorëve të seksit. Aktualisht, ajo është Drejtore Ekzekutive e Margins Coalition.