Shumë figura kanë lidhur hapësirat e ish-Jugosllavisë në një kulturë të pëgjithshme. Vdekja e shumë figurave tregon se disa njerëz kanë mundësinë të ndikojnë për të mirë dhe të keq në kohë të vështira.

Idro Seferi

Kur u dha lajmi për vdekjen e Bekim Fehmiut, me 15 qershorë 2010, u ndje edhe një llojë fajësie për largimin prej skenës. Një figurë aq markante që padyshim ka lënë gjurm të pa harrueshme në kinomatografinë botërore. Por, me Bekimin janë rritur edhe gjenerata dhe askush kurrë nuk ka folur keq për filmin “mbledhësit e puplave”. Askush nuk e kishte parë si shqiptar dikur, serb apo boshnjak kur Bekimi thyente gotat dhe përgjakte duart më këngën “xhelem, xhelem”. Por, për shumë njerëz kjo skenë përbënë një kult vlerash me të cilat janë rritur. Vdekjet e personaliteteve që kanë lidhur kujtesën e përbashkët kanë qenë të shumta. Prej Faruk Begollit, Fadil Vokrit apo njerëzve si kantautori kroat Oliver Dragojeviq. Për një pjesë këta emra apo edhe ata si Mira Furlan e për pjesën më të madhe edhe Gjorgje Ballasheviq apo edhe Xhej Ramadanovski, kanë paraqitur përveҫ një kujtese për një kohë idilike edhe një lloj angazhimi për të zbutur pak plagët e përgjakjes së historisë së më vonshme. Shumë prej këtyre janë janë njohur edhe mes vete dhe kanë punuar ndonjëherë edhe bashkë. Shumë ikona në kohën e ish-Jugosllavisë kanë lidhur vendet jashtë një game kombesh, por më shumë për atë që ata kanë paraqitur, përveҫ suksesit në profesione edhe si njerëz. Kanë qenë kohë tjera, kohët kur kanë ekzistuar modele të përbashkëta kulturore dhe shoqërore, ashtu sic me sa duket kanë ekizstuar edhe grupe që kurrë nuk janë pajtuar me këtë ide.

Natyrisht se shumë prej figurave të mëdha që në karrierë kanë pasur këtë element që kanë pas vend dhe konak edhe tek kombet tjera. Por, edhe sfida në qëndrimin të paanshëm në kohë të vështira. Rade Sherbexhija, i këndonte menjëherë pas vdekjes mikut Bekim Fehmiu, me kitarë këngën “Bora i bardhë”. Natyrisht se një pjesë e personaliteteve kanë bërë gabime. Ose, janë munduar të jenë më filozofik me cështje të ndjeshme si Ballasheviqi për shqiptarët dhe Kosovën që nuk ngjanë me pjesën tjetër të tij, ndonëse ka ndikuar pamohueshëm në kthimin e pak shprese me koncertet e pasluftës në Sarajevë. Kritikat nuk duhet të mungojnë kurrë, por disa figura mund të shërbejnë si emisar nëse Ballkani ndonjëherë vendos për ripajtim dhe të shkoj përpara. Ka shumë skena dhe vende në të cilat një pjesë e këtyre njerëzve do të mund të ishin ura lidhëse. E di që shumë njerëz në Beograd do të donin ta shihnin edhe një herë Enver Petrovcin në teatër qoftë edhe me shfaqjen “Mbreti dhe Komediografi i tij”, jo se ai ishte bërë serb, por se e lunate rolin më së miri dhe në gjuhë të huaj arrinte ta lunate mjaft bukur. Secila figurë ka pjesët e veta të bukura dhe të pakuptueshme. Shumë më pyesin për boksierin Aziz Salihu, disa për Azem Vllasin e gjeneratat e reja për Rita Orën dhe nëse mund ti them Dua Lipës për një autogram për mbesën. Figurat kanë mundësi të mbajnë barrën për më shumë njerëz. Mend do të mbahen ata që kanë folur kur nuk ka qenë koha, e jo ata që kanë nxitur. “Nacionalizmi është sëmundje fëmijësh, nuk është rritur për të qenë turbofolk”, do të thoshte Rambo Amadeus. Balkani ka nevojë për dialog edhe mes figurash të gjalla që kanë autoritet.

Idro Seferi, është gazetar në Beograd. Karrierën e ka filluar në Pejë. Ka punuar në më shumë se 20 media në gjuhë të ndryshme në gjuhë shqipe, serbe, angleze dhe gjermane.