AirCare ka mbi 500,000 përdorues, dhe mbi 10 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe këtë vit jemi emëruar inovatorët më të rinj Evropianë në Samitin Botëror të Çmimeve për vitin 2020!

Gorjan Jovanovski

 

AirCare ishte një aplikacion krejtësisht i rastësishëm, dhe nuk prisja të merrte famë botërore. Gjatë kohës kur isha student në vitin 2014, pata dëshirë të mësoja si të krijoja aplikacione për telefonat Android, por gjithashtu desha që aplikacioni im i parë të ishtë i vlefshëm.

Duke kërkuar në internet pashë të dhëna për ndotjen e ajrit nga stacionet shtetërore të matjes në Maqedoni, dhe gjithçka filloi që aty. Ato të dhëna ishin shumë çoroditëse, kështu që i thjeshtësova dhe i paraqita përmes një aplikacioni që të gjithë të mund ta kishin në xhepin e tyre. AirCare shumë shpejt u bë i njohur në median sociale dhe tradicionale, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi ndotjen e ajrit, dhe duke ushtruar presion tek institucionet shtetërore për pasjen e një qasje më serioze për zgjidhjen e këtij problemi.

Pati protesta në rrugët e të gjitha qyteteve të mëdha pasi serioziteti i problemit i zgjoi qytetarët. Duke filluar nga industria, ngrohja e banesave dhe lendfillet e paligjshme, të gjitha kontribuojnë për një mjedis kancerogjen, ndërsa kushtetuta na garanton të jetojmë në një mjedis të pastër. Disa reforma filluan falë presionit, dhe shpresoj që do të vazhdojmë në këtë drejtim me ritëm të përshpejtuar.

Kisha dëshirë ta përsërisja suksesin e arritur këtu edhe jashtë kufijve tanë, ndaj ngadalë fillova të shtoj shtete të reja në aplikacion. Serbia, Bosnjë Herzegovina, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ishin ndër të parat. Ne kemi arritur bashkëpunim të shkëlqyer përmes bashkërendimit vendor me organizatat ekologjike, dhe AirCare është kthyer në një mjet shtesë në luftën për ajër të pastër!

Por historia jonë nuk ndaloi aty. Sot ne jemi të pranishëm në 46 shtete, nga Amerika në Australi, me mbi 15,000 vendndodhje për të cilat bëjmë përditësime ditore rreth ndotjes së ajrit.

AirCare ka mbi 500,000 përdorues, dhe mbi 10 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe këtë vit jemi emëruar inovatorët më të rinj Evropianë në Samitin Botëror të Çmimeve për vitin 2020!

Çdo njohje dhe çmim na bën edhe më të etur për të vazhduar luftën tonë!

Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur që jemi pjesë e fushatës Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër. Ne besojmë që vetëm me përpjekje të përbashkëta do të arrijmë rezultate në nivel vendor dhe rajonal. Falë aplikacioneve si AirCare, tani e dimë se çfarë ajri po thithim, por duhet të mësojmë akoma mbi pasojat e thithjes së toksinave nga ajri.

Pikërisht këtë ofron fushata, përmes hulumtimeve konkrete, të dhënave dhe shifrave, të cilat i bëjnë shumë më të qarta pasojat afatgjata ekonomike dhe shëndetësore të ndotjes së ajrit.

Ne të gjithë kemi të drejtë të thithim ajër të pastër, dhe së bashku do të luftojmë për një të ardhme të gjelbër dhe të pastër!

 

Gorjan Jovanovski, Aktivist Mjedisor, Themelues i AirCare, Folës TED.