Ka shume shembuj ku sportistët e dalluar kanë reflektuar pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtëtërore, në veçanti shtetet e Ballkanit Perendimor.

Fahredin Duraku

 Roli dhe sukseset e një sportisti luajnë një rol të madh për një shoqeri të shëndoshë. Sportisti me performancë të shkelqyer në gara ndërkombëtare mund të sherbej si ambasador i nje shtëti në vende të huaja. Vlenë të ceken sukseset e freskta të arritura nga Majlinda Kelmendi, kampione e botës në xhudo e cila përfaqësoi shtëtin tonë me dinjitet të lartë në vendet e ndryshme të botës ku ajo garoi. Gjithashtu, fal rezultateve të shkelqyeshme të Kombëtares së Kosoves në futboll, kemi arritur të përfaqësojmë shtëtin tonë në kualifikime për Kampionatin Evropian dhe Botëror.

Sporti poashtu konsiderohet edhe si gjuhë në veti, sepse shpesh ka ditur të ndihmon palet të bashkëpunojnë dhe mos ti shohin dallimet, qe politika vazhdimisht kujdeset ti thekson. Ka shume shembuj ku sportistët e dalluar kanë reflektuar pozitivisht në përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtëtërore, në veçanti shtetet e Ballkanit Perendimor. Si emërues i përbashkët duhet të jetë profesionalizmi i sportit, pavarësisht etnisë, fesë apo traditës. Pa modesti, unë si ish-futbollist i disa klubeve futbollistike të ish-Jugosllavisë dhe gjithashtu si lojtar i Reprezentacionit të ish-Jugosllavisë, kam hasur të luaj me shumë lojtarë të nacionalitëve te ndryshme të ish-Jugosllavisë dhe kemi pasur respekt shumë të lartë ndaj njeri tjetrit. Shoqeria e mirefilltë ka vazhduar edhe pas përfundimit të karrieres futbollistike, duke mbajtur kontaktet dhe gëzuar respektin e njejtë si në të kaluaren.

Vlenë të theksohet domosdoshmëria e sportistit mos të bie pre e ndikimeve politike, të cilat  në masë të madhe vetëm sa e demtojnë zhvillimin e sportistit të mirëfilltë. Lidhur me ketë çështje, mediat kanë obligim të shkruajnë duke luftuar dukuritë e tilla nëgative të cilat e margjinalizojnë profilin e një sportisti. Nëse kthehemi në histori, gjatë bombardimeve të NATO-se ndaj Sërbisë, dy lojtarë me renome të madhe evropiane (lojtari Sinisha Mihajlovic i cili në atë kohe luantë per ekipin Lacio të Romes dhe lojtari Predrag Mijatovic i cili në atë kohe luante per ekipin e Real Madrid), që të dy, në shenjë proteste per shkak bombardimeve të Natos kishin vendosur t’i bojkotojnë ndeshjet kampionale. Pra, për ketë veprim të tyre, ata u denuan nga komisioni diciplinor i ekipeve për shkak se lejuan ndikimin politik të bartet në sport. Për më shumë dhe përkundër denimit nga komisioni diciplinor, të dy lojtarët u kritikuan edhe nga bashkëlojtaret e tyre për joprofesionalizmin e treguar dhe sjelljet e gabuara, që erdhen si rezultat i politikes.

Si përfundim, sporti i mirëfilltë përveç se është një pasion dhe argëtim si për lojtaret ashtu edhe për shikuesit, krijon edhe raporte të shëndosha në mes shumë vendeve të huaja. Fatmirësisht edhe shtëti ynë po tregon rezultate të kënaqshme në fusha të ndryshme sportive, gjë që reflekton pozitivisht në arenën ndërkombëtare. Edhe unë si ish-futbollist që kam luajtuar në disa ekipe futbollistike në ish-Jugosllavi, Gjermani dhe Turqi, ende sot e kësaj ditë kam kontakte të shëndosha me shumë ish lojtarë dhe ish trajnerë të futbollit që i përkasin etnive të ndryshme. Kjo shoqëri e krijuar para shumë vitesh, vazhdon edhe sot, ngase vjen si rezulltat i kultures sportive, kulturë e cila duhet të vlerësohet dhe bartet edhe tek sportistët e brezave të ri.

 

  Fahredin Duraku, ish futbolist dhe trajner i licencuar