Në vitet e fundit, shumica e shteteve Europiane kanë ndërmarrë hapa progresivë në aplikimin e përdorimit të kanabisit pët përdorim në shëndetësi. Modelet e përdorimit varijojnë nga shteti në shtet.

Eroll Bilibani

Derisa kërkoja të dhëna që mund të përdorja për të ndihmuar në dhënien e kontekstit për këtë shkrim, është e qartë që gjendja në vende të ndryshme të botës është duke ndryshuar në formë shumë të shpejtë. Duke e bërë kërkimin qëllova në një shkrim të ish sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan që thotë “Drogat janë të rrezikshme, por politikat aktuale të narkotikëve janë një kërcënim edhe më i madh sepse dënimit i jepet një përparësi më e madhe sesa shëndeti dhe të drejtat e njeriut.”

Nëse mund të mësojmë nga përvojat e shteteve të ndryshme, shumica nga tyre kanë krijuar modele përmes të cilave kanë krijuar mekanizma për ballafaqim me rritjen e numrit të përdoruesve, e njëkohësisht të krijimit të strukturave kriminale të cilat krijonin perandori të vogla dhe njëkohësisht harxhonin buxhetin shtetëror dedikuar njësiteve për luftimin e trafikimit të narkotikëve.

Në vitet e fundit, shumica e shteteve Europiane kanë ndërmarrë hapa progresivë në aplikimin e përdorimit të kanabisit pët përdorim në shëndetësi. Modelet e përdorimit varijojnë nga shteti në shtet ku disa nga shtetet Europiane si Franca, Spanja dhe Sllovenia ku përdorimi i kanabisit lejohet vetëm përmes përdorimit të barnave me prejardhje kanabisi për sëmundje të caktuara, dhe shtetet tjera Europiane si Hollanda, Polonia, Rumania, Norvegjia, Gjermania, Italia, Greqia nuk përkufizojnë mënyën e përdorimit për nevoja mjekësore.

Portugalia e ka një model të aplikueshëm që nga viti 2001 me dekriminalizim të drogave, përfshirë edhe kanabisin. Paralelisht, rriti fondet për trajtim nga varësitë e shkaktuara nga përdorimi i drogave si dhe programet e komunikimit përmes kampanjave të shtuara senzibilizuese. Konsumi, blerja dhe posedimi për përdorim personal të barnave narkotike dhe substancave psikotrope me dekriminalizim filluan të ndëshkohen përmes gjobave. dekriminalizohet dhe ndëshkohet me shkelje administrative p.sh. gjobat.

Në anën tjetër qeveria uruguajane legalizoi përdorimin rekreativ të kanabisit në 2013. Qytetarët uruguajan (jo turistë) të cilët janë 18 vjeç ose më të vjetër dhe duan kanabis legal duhet të regjistrohen për përdorim dhe të zgjedhin opsionin e rritjes në shtëpi, klubet shoqërore të kanabisit ose blerjen nga një farmaci e autorizuar.

Gjithsesi që gjatë kërkimit kohën më të madhe e kalova duke i shiquar argumentet për dhe ato kundër legalizimit dhe këto dëshiroj ti sjelli dy argumente me të cilat analizohen benefitet apo rreziqet kryesore nga legalizimi i kanabisit për përdorim në mjekësi.

Edhe pse kundërshtarët e legalizimit të marihuanës rekreative thonë se ajo do të rrisë përdorimin nga adoleshentët dhe do të çojë në më shumë urgjenca mjekësore, përfshirë numrin më të madh të vdekjeve në trafik nga ngasja nën ndikim, ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan argumenton të kundërtën duke u bazuar me kujdes në provat nga Shtetet e Bashkuara, ku shihet qartë nga raportimet që legalizimi i përdorimit të kanabisit për qëllime mjekësore, siç argumentuan kundërshtarët, nuk ka çuar në një rritje të përdorimit të tij nga adoleshentët.

 

Eroll Bilibani is a photographer and film producer