Falë këtij procesi Kosova dhe paraqitja e saj në botë është duke u bërë cdo herë me e barabartë me shtetet e tjera.

Erlinë Koca

Procesi i Berlinit, iniciativë e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe  ish-ministrit te Jashtëm Frank-Walter Steinmeier i cili ka filluar në vitin 2014 për qëllim të përmirësimit të politikëbërjes dhe bashkëpunimit më të mirë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqiperisë, Bosnje – Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. Në këtë “agjendë” përfshihet synimi për zhvillimin e këtyre vendeve në sfera të ndryshme si në atë të transportit dhe energjisë, marrëdhëniet politike dhe ekonomike si dhe “pajtime” ndërmjet tyre ku si rast të freskët kemi dialogun Kosovë – Serbi.

Pas mbajtjes së samiteve gjatë viteve si samiti në Vjenë (2015), në Paris, në Triese (2017), dhe në Londër (2018) , në Sofje (2020), kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz për herë të parë pas marrjes së detyrës, vjen në Ballkan në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e disa çështjeve kyçe që kanë marrë rëndësi në kryeqytetet evropiane pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Scholz i lidh njëra pas tjetrës vizitat në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në Shkup, në Sofje, ku mbyllet turi ballkanik. Samiti i ardhshëm të cilin kancelari gjerman e ka shpallur të mbahet në nëntor  do të marrin pjesë qeveritë e gjashtë vendeve ballkanike të përfshira (Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, , Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), disa shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia) dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Sipas agjendës, e cila përveç në Shkup, përfshin edhe takime në Beograd, Prishtinë, tregon qartë se misioni i Scholz-it është i fokusuar tek – shkëmbimi i pikëpamjeve për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon, veçanërisht për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjetja e zgjidhjes për mosmarrëveshjen Maqedoni – Bullgari.

Në rastin e dialogut Kosovë – Serbi, këto dy shtete kanë parakushte për vazhdimin e bisedimeve –  Kosova kërkon njohje nga Serbia, ndërsa Serbia kërkon që Kosova të heq taksat.

Sa i përket përfitimeve që Kosova ka pasur gjatë viteve me radhë nga procesit i Berlinit dhe do të ketë në vazhdim të saj, janë të shumta. Flamuri i Kosovës sikurse i vendeve tjera fqinje paraqitet në cdo forum. Falë këtij procesi Kosova dhe paraqitja e saj në botë është duke u bërë cdo herë e me e barabartë me shtetet e tjera.  Mundësi e Kosovës që të bashkëpunoj dhe të bëjë kompromise me liderët e shteteve fshqinje. Antarësimi i saj në “grupe” të mëdha politike për përfitime të përbashkëta , si antarësimi në Rrjetin Trans-Evropian i Transportit (TEN-T) ku përmes këtij rrjeti, Kosova futet në rrjetin evropian të transportit. Mundësi tjetër e ofruar nga ky proces është edhe antarësimi në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor e shumë përfitime të tjera.

Duke shpresuar për përfundimin e disa nga kërkesave ende të paplotësuara të caktuara nga ky proces, në një të ardhme të afërt, Kosova të ketë njohjen e pesë shteteve antare të BE-se, të krijohet një marreveshje bilaterale me Serbinë dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Erlinë Koca, studente ne departamentin e Gazetarise, ne Universitetin e Prishtines