Vlerat Evropiane duke gjeneralizuar vlerat humane përfshijnë një hapësirë të gjerë ideshë, rregullash dhe principesh të cilat kanë ndryshuar dhe janë modifikuar gjatë kalimit të shekujve nga vetë Evropa por edhe shoqëritë Evropiane.
Erion Mecini
Ne mundemi të diskutojmë mbi qështjen se vlerat mund të ndryshojnë, duke filluar mes individëve e pastaj edhe në mes të vendeve, prandaj mund të mbeshtetemi tek këto vlera të ndryshme Evropiane e të cilat mbi bazë kanë vetë vlerën humane, e të cilat mund ti rendisim si kështu:
Demokracia: Historia e një Evrope demokratike lidhet me traditën që vetë ky vend ka pasur, e që bazë e kësaj demokracie ka qenë funksionimi i qeverisjes dhe respektimi i ligjit. Prandaj si vlerë kryesore, ka pasur për qellim, inkurajimin e qytetarëve drejt participimit të tyre në një sistem demokratik dhe gjithashtu formimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
Barazia: Barazia si fenomen është një vlerë që gëzon mbështetje dhe respekt të madh duke u parë si faktor që synon të luftojë padrejtësitë dhe diskriminimet me qëllim të përbashkët të promovimit të vlerave Evropiane.
Të drejtat e njeriut: Kjo vlerë pershkruan më së miri traditën dhe figurën e një vendi që është Evropa, duke pasur parasysh hapat e ndërmarrë që nga viti 1950 e që shënon “Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut” si një hap drejt mbrojtjes dhe zbatimit të vlerave humane në të tërë Evropen.
Edukimi: Edukimi parashihet si një ndër vlerat më delikate Evropiane, duke parë rëndësinë të cilën ka drejt zhvillimit të cilësisë së edukimit për të gjithë popullatën e që kjo e bënë këtë vlerë një faktor të rëndësishëm drejt promovimit të zhvillimit personal, progresit dhe mobilizimit të shoqërisë, e që na bënë më të vetëdijshëm jo vetëm për vlerat humane por për të gjithë vlerat egzistuese në Evropë.
Mirëqenia Sociale: Si një vlerë parësore ka për qëllim që të krijojë një ambient sa më paqësorë dhe të sigurt për të tërë qytetarët e këtij vendi e që mbi vete mbart përsipër përgjegjësinë e formimit të një standardi të lartë jetese për qdo qytetar.
Diversiteti Kulturor: Nëse kthehemi prapa në kohë, shekuj më parë, mund të vërejmë një Evropë e cila gjithmonë ka qenë e hapur ndaj kulturave, traditave dhe pikpamjeve të ndryshme, gjë që na bënë të kuptojmë se ne shikojmë drejt një vendi që lufton kundër pabarazive, diskriminimeve dhe dallimeve, prandaj, Evropa mbart ndër vete vlerën e diversitetit kulturor.
Vlenë të cekim se jo gjithmonë këto vlera janë të mbeshtetura nga çdo individ apo shoqëri, ku kthehemi pas tek ajo qfarë kam thënë në fillim tek dallimet mes këtyre dy faktorëve ngase qëndrimet dhe pozicionet mund të ndryshojnë. Por, vlerat të cilat kam cekur më lartë mbesin shtyllë bazë e ndërtimit të një ure lidhëse mes Evropes dhe vlerave (traditave) humane e cila ndihmon në zhvillimin e shoqërive jo vetëm në Evropë por edhe në të tërë botën.
Erion Mecini, aktualisht mban poziten “Junior Center Assistant” në American Advising Center
Leave A Comment