Ne do t’i harronim kollaj integrimet në BE, por ato janë shumë afër, imazhi dhe dallimi mes trajtimit që iu bëhet atyre dhe ne është shumë i qartë. Dhe kjo na shqetëson shumë… Edhe pse nuk shqetësohemi nga shumë gjëra.

Elvir Bucalo

Do t’ju tregoj një histori që kam dëgjuar: njëherë, ambasadori çek u pyet se kur do të anëtarësohej Bosnja në BE. ‘Kur të mos ketë qese plastike të varura nëpër pemë në lumenj’, tha ai, duke shtypur me pak fjalë të gjitha teoritë tona, pengesat, lëvizjet e shpejta dhe të lehta në shoqërinë evropiane… Kujtdo që ia kam treguar historinë tund dorën, sikur thotë ‘ah, harroje…’

Ne do t’i harronim kollaj integrimet në BE, por ato janë shumë afër, imazhi dhe dallimi mes trajtimit që iu bëhet atyre dhe ne është shumë i qartë. Dhe kjo na shqetëson shumë… Edhe pse nuk shqetësohemi nga shumë gjëra.

Ne nuk shqetësohemi për lumenjtë tanë, ajrin tonë, as për korrupsionin dhe krimin e tërbuar, që na qesh në fytyrë çdo darkë në orarin kryesor të lajmeve të mbrëmjes. Ne e shohim veten që nuk shqetësohemi për veten tonë. Dhe pse të shqetësohemi?

Pothuajse harrova, ky artikull supozohet të jetë për integrimin Evropian, dhe ma kanë dhënë mua pa u menduar mirë, si dikush që ka kaluar dy dekada duke jetuar dhe punuar në Bruksel, strofullën e përbindëshit Euro-burokratik. Ju e dini, ai që ka një lëvizje patriotike me përmasa mesatare për mëngjes, pavarësinë e disa institucioneve financiare kombëtare  për drekë, dhe në fund të javës argëtohet në një qeveri ekzotike të bashkimit kombëtar. Duke i përtypur me shpejtësi, duke i përpunuar pa faj, dhe metabolizmi i tij sjell pranvera demokratike, solidaritet të një cilësie të lartë, shpëton linja krediti, nga të cilat nuk ruheni dot…

Nuk dua të shkëputemi nga i gjithë ky mos-shqetësim, por dua që ëndrra jonë të përjashtojë përgjithmonë idenë e njohjes së pashmangshme të cilësive tona për të cilat nuk ka dyshim, dhe të lodhjes së anës tjetër, ndërsa e vështrojmë njëri-tjetrin gjithë inat: ne duam të hyjmë në BE, ndërsa ata nuk na pranojnë.

Me qëllim që ta plotësoj tablonë e politikave të Bosnjë Hercegovinës dhe integrimeve në BE mu desh të kthehesha në shtëpi, aty ku bëhet kjo gjë. Dhe ia vlen, sepse një anëtar i nderuar i një prej komisioneve të integrimit në BE më hapi sytë me një deklaratë të thjeshtë: çfarëdo që bëjmë ne, dhe bëjmë lloj lloj gjërash, ne jemi vetëm ca milion; kjo është vetëm një pikë në pothuajse gjysmë miliard njerëz të cilëve mund t’u bashkohet ky vend. Gjithë korrupsioni ynë, varfëria e qytetarit naiv të zakonshëm, paaftësia e drejtuesve tanë, shkalla me dy shifra e vdekjeve të përditshme… e gjithë kjo do të zhdukej në detin e mirëqënies evropiane dhe do të kthehej veçse në një gabim statistikor në margjinat e suksesit të përgjithshëm të pamatë…

Unë, përsëri me kokëfortësi i them vetes, dhe lexuesve të plogësht – shpëtimi ynë i vetëm është të ndalojmë me ligj së përmenduri integrimin në BE për një periudhë të gjaaaatë kohe, dhe të gjobisim cilindo që përmend NATO-n apo të tilla të ngjashme.

Sa për politikanët, përmendja e integrimit euro- atlantik do të dënohej me një dekret të posaçëm dhe përjashtimin automatik nga jeta politike, dhe një ndalim për të garuar në zgjedhje për të paktën 10 vjet.

Por pastaj çfarë do të bënin këta politikanë, kujt do t’i premtonin, kujt do t’i jepnin shpresë? Pas tronditjes dhe mosbesimit fillestar, publiku, së bashku me politikanët, do t’ i kthehej jetës. Pastaj mund të ndodhë që dikujt t’i kujtohej se ka ende gjëra që e shqetësojnë, që kjo shoqëri, autorësinë e së cilës e refuzon çdo person, duhet të fitojë funksionalitet, së jetët tona duhet të përmbushen, që një mëngjes duhet të shohim nga dritarja dhe të themi:  ‘Oh shikoni, do të jetë një ditë e bukur, me diell. Ah, dikush hodhi disa mbeturina në lumë, do t’i pastroj dhe pastaj do pi kafenë time…’

 

Elvir Bucalo, gazetar për një kohë të gjatë, korrespondent i Zërit të Amerikës dhe BHRT nga Brukseli dhe Haga; aktualisht redaktor dhe drejtues i një programi në BHT1.