Projekti ynë, Enciklopedia e Paqes – e Prezantuar, është krijuar për të ndërtuar një bazë njohurish rreth ngjarjeve, koncepteve, iniciativave dhe grave kryesore që janë heshtur sistematikisht dhe mund të jenë udhërrëfyesi ynë në kohët e sotme.

Elena Premate

Cili është qëllimi i kujtesës sonë dhe si ndërtohet kujtesa në mjedise ku parimet demokratike thjesht nuk funksionojnë, ose nuk ekzistojnë fare? Aty ku politikat zyrtare panë hapësirën për të përcaktuar temën e kujtimit, si dhe mënyrën se si ne përjetojmë atë që na paraqitet nga historia jonë, një grup njerëzish panë hapësirën për punë kërkimore.

Na lejoni të prezantojmë veten:

Ne jemi një grup prej mbi 20 studiuesish nga pjesë të ndryshme të Serbisë, të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Mes nesh ka studentë, punonjës kulturorë dhe socialë, historianë, studiues, gra në biznes… Ne jemi Shumica Dixhitale dhe jemi mbledhur rreth idesë për të ushqyer kujtimet. Në bashkëpunim me Forumin ZFD, Fondin Europian për Ballkanin, Fondin e Rindërtimit për Gratë dhe Wikimedia Serbia, tetorin e kaluar kemi nisur një seri punësh falas të shkrim-leximit dixhital ku mësojmë se si të krijojmë përmbajtje në Wikipedia. Ne zgjodhëm luftën për paqen dhe pozitën e gruas si vlera të rëndësishme që janë neglizhuar dhe censuruar padrejtësisht në shoqërinë tonë.

Në kërkim të një auditori ose kujt mund t’i interesojë

Mbrojtja nga harresa është e mundur në shumë mënyra krijuese dhe ne kemi zgjedhur Wikipedia-n, si depoja më e madhe e njohurive në botë, që nxënësit dhe studentët e përdorin si pikën e parë të kërkimit.

Megjithatë, parimet demokratike nuk sundojnë në Wikipedia.

A e dini se vetëm 17% e të gjitha biografive në Wikipedia u përkasin grave? Hulumtimet e kryera nga Wikipedia tregojnë se paragjykimi gjinor është gjithashtu i pranishëm në komunitetin editorial – vetëm 9% e stafit të redaksisë janë gra. Kjo reflektohet në përmbajtjen e vetë artikujve, pasi 41% e biografive të grave janë propozuar për fshirje.

Çfarë është e paharrueshme, edhe kur të gjithë e kanë harruar? Ndoshta ajo që mbart një vlerë në vetvete që mund të ndikojë në përvojën kolektive.

Vendosëm të mos bindemi, të frymëzuar nga Muzeu i viteve ’90 (https://museum90.com/) të historianes dhe bashkëpunëtores sonë Sanja Radoviq. Projekti ynë, Enciklopedia e Paqes – e Prezantuar, është krijuar për të ndërtuar një bazë njohurish rreth ngjarjeve, koncepteve, iniciativave dhe grave kryesore që janë heshtur sistematikisht dhe mund të jenë udhërrëfyesi ynë në kohët e sotme.

Deri më tani kemi shkruar rreth 200 artikuj në serbisht dhe 40 në anglisht, të gjithë që kanë të bëjnë me gratë dhe konceptet nga lëvizja kundër luftës dhe paqes nga vitet nëntëdhjetë e deri më sot. Ne vazhdojmë më tej, sepse vetëm kur filluam kërkimet tona, kuptuam se deri në çfarë mase gratë e zakonshme që nisën iniciativa shumë të rëndësishme që shpëtuan jetë, mbetën, në rastin më të mirë, në mjegullën historike.

Përfshirja qytetare është e rëndësishme

Ne kemi zgjedhur të punojmë në platforma me burim të hapur lehtësisht të aksesueshme për të kapërcyer të gjitha pengesat – nga pozitat e margjinalizuara dhe minoritare, te gjinia, mosha dhe raca e deri te aftësia e kufizuar. Ne besojmë në dialogun e hapur, bashkëpunimin dhe standardet e larta etike. Ne mësojmë së bashku dhe ndajmë përvoja dhe njohuri, dhe siç tha miku im, “ne mësojmë të jemi njerëz më të mirë”.

Ne duam që të gjithë të mbledhur rreth këtyre rëndësive të bëhen një shumicë dixhitale. Detyra e kujtesës sonë është t’i gërshetim motivet e atyre grave në rrjedhën zyrtare të kujtesës dhe kështu të bëhen pjesë e dukshme e historisë.

 

Elena Premate, krijuese dhe aktiviste e përmbajtjes