Gratë moderne duhet ta kuptojnë një shpullë, thotë gjyqtari.

Dhe çfarë themi ne?

‘Nuk e kërkova këtë!!!

Dženana Alađuz  

Në gusht 2018 një burrë i rritur ndaloi një vajzë 11 vjeçare, një fqinje, që po kthehej në shtëpi me biçikletë. ‘Ai ia bëri me dorë që të ndalonte, dhe kur ndaloi, e kapi nga dora duke i thënë që e donte, dhe më pas filloi ta puthte dhe ta shtrëngonte nga qafa, duke e çuar në drejtim të një varreze aty afër…’  Rasti u mbyll pa gjyq, dhe pa i dhënë mundësi viktimës që të dëshmonte.

Në janar 2021, Branislav Stanivukovic (44) u gjykua, u akuzua për vrasjen e tmerrshme të partneres së tij Milica Marinkovic (33) në korrik të vitit të kaluar, pasi e kishte mbuluar me benzinë dhe i kishte vënë zjarrin. Marinkovic ndërroi jetë ditë më vonë nga pasojat e lëndimit të djegies. Dëshmitar për karakterin e Stanivukovic ishte ish gruaja e tij, e cila tha se ai  ‘nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm’, por ‘ndonjëherë e godiste me shpullë’. Gjyqtari dhe anëtari i këshillit gjyqësor Milan Blagojevic komentoi se ‘gratë moderne nuk e kuptojnë një shpullë të rastit’.

Situatat e mësipërme nuk janë fantazi të autorit, janë realiteti i ndjenjës së drejtësisë së Bosnjë Hercegovinës, e cila shpesh favorizon abuzuesin dhe jo viktimën. Ndaj, ne nuk duhet të habitemi nga të dhënat e fundit të cilat sugjerojnë që çdo një në pesë gra në Bosnjë Hercegovinë ka përjetuar një formë dhune nga partneri i saj, dhe vetëm 5.5% përqind e tyre kanë kërkuar mbrojtje dhe ndihmë institucionale.

Deri në janar të vitit 2021 dhe dëshmisë publike të aktores nga Beogradi  Milena Radulovic, publiku i Bosnjë Hercegovinës ishte i njohur vetëm me një akuzë ngacmimi seksual në universitetet e Bosnjë Hercegovinës, e cila ka ndodhur para 13 vjetësh!

Ngacmimi / agresioni seksual është një nga format më të zakonshme të dhunës seksuale, e cila ka nivele të larta tolerance dhe nuk ka mekanizma institucionalë kundër saj. Ne vajzat dhe gratë nuk jemi mësuar të njohim shprehjet dhe sugjerimet verbale të padëshiruara seksuale.

Nuk është e pazakontë të dëgjoni shprehjet e mëposhtme në një mjedis pune:

‘Shkëlqeni, burri juaj duket se ju bën shumë të lumtur. Po sikur të t’ju bëj unë kaq të lumtur!’  Apo vëmendja e padëshiruar seksuale: ‘Ai tenton të më afrohet dhe jam ngjitur me murin dhe nuk kam nga të largohen.’

Fatmirësisht, aktorja Milena Radulovic foli në emër të të gjitha grave të dhunuara, dhe u bë heroina e lëvizjes #metoo të Ballkanit.

Pasi aktorja e ngriti zërin, kështu bënë edhe gra të tjera – jo vetëm nga industria e aktrimit – duke akuzuar profesorët, drejtorët, shefat, dhe kolegët e tyre për përdhunim apo abuzim seksual.

Po, ne po jetojmë lëvizjen #metoo në Ballkan. Tani, është koha të kuptojmë që abuzimi seksual nuk është diçka që u ndodh ‘të tjerëve’, apo ndodh ‘në filma’, por për fat të keq është realiteti i qindra e qindra vajzave dhe grave.

Nuk është habi që faqja e Facebook ‘‘Nuk e kërkova këtë’ fitoi mbi 33 mijëra ndjekës brenda pesë ditëve, dhe publikoi qindra histori abuzimi seksual të grave, duke u bërë një  platformë e cila u mundëson të gjitha grave të flasin rreth dhunës që ato kanë duruar.

Le të jetë ‘Nuk e kërkova këtë’ mantra e vitit 2021 dhe e të gjithë viteve që do vijnë!

 

 

Dženana Alađuz, Themeluese dhe Rektore e INFOHOUSE, Organizata për Avancimin e Shkencave të Informacionit. Ajo ka punuar si gazetare në disa media në Bosnjë Hercegovinë