Ne kemi një president i cili është aq i bindur që është si Tito, sa është bërë Titisti më i madh, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë Universin Perëndimor.

Dragoljub Draza Petrovic

Ka shumë të ngjarë që asnjë nga vendet ish-Jugosllave që nuk janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian të mos anëtarësohen kurrë në BE, vetëm nga hija e përhershme ballkanike e shokut Tito. Maqedonasit, për shembull, janë qortuar nga shefi i diplomacisë bullgare sepse papritmas janë bërë tifozë të mëdhenj të Titos, tani që duan të anëtarësohen në BE. Kjo, padyshim, na intereson dhe ne serbëve kur flitet për integrimet evropiane, pasi kemi filluar ta pëlqejmë Titon që kur kemi filluar të kuptojmë që asnjë nga karakteret  Tito, të mëpasshme nuk është si shoku Tito origjinal.

 

Një shembull i fundit i atij lloj sundimtari është presidenti ynë aktual, i cili është aq i bindur që është si Tito, sa është bërë Titisti më i madh, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, po në të gjithë Universin Perëndimor. Megjithëse kjo vetëm për shkak se ai mendon që shprehja ’Titist’ në thelb është përpjekja e përjetshme e secilit udhëheqës për të qenë si ai. Aty rrjedh kjo fjalë e çuditshme, Titist.

 

Një Titist është, si rrjedhim, si Tito. Një kopje e Titos, kaq shumë i ngjan ai Titos. Kjo është arsyeja pse ne i pështyjmë të gjitha ’kopjet’ tona në Ballkan të Titos – jo për të mbështetur punën e tyre të përjetshme për t’u bërë si Tito, por sepse, sinqerisht, jemi të bezdisur për faktin që ata nuk i ngjajnë fare Titos.  Pse e duam shokun Tito origjinal?

Po ja, për shembull, shoku Tito doli me patentën e Bashkimit Evropian shumë kohë para se BE të patentohej vetë. Ai hapi kufinjtë mes sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, maqedonasve, malazezëve, shqiptarëve dhe serbëve, pa patur një Komisioner për zgjerimin. Kishte vetëm disa komisionerë politike të cilët na mësuan ne që nuk kemi nevojë për zgjerim, dhe se ja dalim me forcat  tona. Megjithatë, mbase mos pasja e një Komisioneri për zgjerimin në BE-në e tij të vogël ishte gabimi bazë konceptual i Titos. Po të kishte patur një të tillë, Danimarka e largët por miqësore mbase do të ishte bërë pjesë e Federatës Socialiste të Republikës Jugosllave, e njohur gjithashtu si SFRY.

 

Legjendat e jetës së mrekullueshme në Jugosllavi thonë që ju mund të udhëtonit kudo pa vizë po të kishit një pasaportë Jugosllave. Danezët mbase do të kishin pëlqyer të udhëtonin kudo. ’Ok, në rregull, mbase danezet mund të udhëtonin kudo që dëshironin, ndaj nuk iu bashkuan  SFRY, por ne Jugosllavët mund të udhëtonin edhe në Zimbabve pa vizë!’ – çdo Jugosllav i apasionuar do t’ua shpjegojë me krenari rrethanën.

 

’Pse do të donit të shkonin në Zimbabve? Kush do të zgjidhte të jetonte në Jugosllavi dhe të kishte pasaportë vetëm për të udhëtuar në Zimbabve pa vizë?’ – çdo danez të cilit po i shpjegoni përfitimet e të jetuarit në Jugosllavi do t’ua bënte këtë pyetje.

 

Mbase keni të drejtë! Por, në Jugosllavi, ju mund ta përballonit të shkonit në plazh çdo vit– duke paguar me pagën tuaj – do t’i thonit danezit.

‘Epo, ne kemi shkuar në plazh për qindra vjet, duke paguar me pagat tona, kështu që ne nuk e kuptojmë nostalgjinë për Jugosllavinë’ – do t’ju thoshte danezi.

 

Ok, mbase ne serbët e duam Titon pasi kurrë nuk kemi qenë më mirë sesa me Titon. ’Ne mund të shkonim me Kroaci pa pasaportë, mund të shkonim në Slloveni pa pasaportë’ – çdo nostalgjik i Jugosllavisë do përmendte përfitimet e Jugosllavisë; nga udhëtimi famëkeq në Zimbabve, ku asnjë nuk shkoi përveç Titos, tek udhëtimi në Slloveni, dhe pa pasaportë fare. Kjo është një arsye shumë e vlefshme për të qenë nostalgjik i Jugosllavisë.

Arsyeja e dytë është historia e familjes time.

 

Edhe gjatë SFRY, Tito ishte një person non grata në familjen time, që e cila e bëri familjen time familje non grata. Një herë vajta në një udhëtim shkolle në rezortin malor në Divcibare nga ku mora një suvenir –  një bust të vogël në allçi të shokut Tito, që ta vinin mbi televizor, që të na shihte ndërsa ne shihnim TV. Prindërit e mi me buzëqeshje të hidhur ia dhuruan bustin fqinjëve tanë në apartamentin e katit përdhes, të cilët e donin shokun Tito.

 

E vetmja ikonografi që ne kishim në shtëpi në atë kohë ishte ikona e Shën Nikollës, shenjtit tonë mbrojtës – shenjtit të familjes tonë (dita e shenjtit mbrojtës në Ortodoksi). Ne nuk ishin qytetarë tipikë të Jugosllavisë pasi ne nuk e donin shokun Tito, as mbi TV në formën e një busti në vogël, as brenda TV – në daljen e tij e përditshme në lajmet e darkës.

 

Një ditë, shoku Tito vdiq. Megjithëse bastet, të cilët as nuk ekzistonin asokohe, do të thonin se nuk kishte kuotë fare që Tito do të vdiste një ditë, apo se do të shkonte në vendin e gjuetisë, ku sigurisht që shkoi në vitin 1980, pasi ishte një gjahtar i apasionuar.

 

Kështu një ditë në vitin 1995, mamaja ime shkoi në një festim të ditës së shenjtit të familjes, ku të gjithë po e shanin Titon.

Mos flisni ashtu për Titon!

-Pse, mama? – e pyeta unë. -Pse papritur thua kështu, dhe kurrë nuk e ke pëlqyer atë.

-Ah, më erdhën ndër mend ditët e bukura të kaluara – më tha mamaja – në kohën e Titos, ne mund të shkonin në Zimbabve pa vizë!

Pasi u mendova pak, u kujtova që mamaja ime nuk kishte shkuar kurrë në Zimbabve. Por ajo e pëlqente Titon për shkak të atij udhëtimi në Zimbabve që nuk e bëri kurrë.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ne ish Jugosllavët e duam Titon. A e kuptoni këtë gjë?!

 

Dragoljub Draza Petrovic i gazetës së përditshme të Beogradit Danas. Ai ka qenë gazetar që në vitin 1994.