Si Djordje Balasevic dhe Mira Furlan mund të kishin rënë lehtësisht në nacionalizëm dhe të kishin ecur nëpër dallgët e tij të banalitetit. Nuk e bërë kurrë. Ata janë heronj pikërisht sepse nuk ranë kurrë në baltë.

Djuro Radosavovic

Ka njerëz, dhe shpesh i quajmë personalitete, të cilët mund të lëvizin kufijtë. Ato i refuzojnë modelet dhe shabllonet e nacionalizmit, duke vënë në dukje, si me praninë edhe me sjelljen e tyre, absurditetin e vijave në një hartë. Ata janë provë se njerëzit ndajnë kaq shumë, pavarësisht flamujve të tyre dhe janë ata që i sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit. Ata bëjnë që gjithë urrejtja e planifikuar të shkojë në tym.

Lajmi për largimin nga jeta të Balasevic ka shpërthyer në qytete, nga Postojna në Ohër, Spliti në Beograd, Ulqini në Novi Sad, deri në Senta. Ishte reagimi më i bukur ndaj një lajmi shumë të hidhur – qytetet reaguam. Madje edhe qytetet tmerrësisht të komplikuara, të mrekullueshme në mënyrë të paparashikuar, ku është vështirë të spikatësh pasi nuk ta falin suksesin. Edhe ato qanë dhe kënduan.

Edhe David Bowie – t do t’i kishin gjetur gabime, po të ishte ngritur nga varri, ndëesa Balasevic u përcoll si të ishte kryetar i të gjitha qyteteve për një ditë. Asnjë fjalë e keqe nuk u shqiptua dot, dhe talenti i tij nuk mund të vihej në pikëpyetje. Të gjithë e donin atë, ndonse jo të gjithë e donin atë publikisht.

Edhe media sociale punoi për Balasevic për disa ditë. Pa investuar asnjë dinar, kunas, marka apo euro, ai përsëri ishte lajmi i fundit. Edhe kanalet që e bojkotuan atë për vite u dorëzuan, duke gërmuar koncerte të vjetra dhe intervista për t’i transmetuar. Asnjë lajm tjetër nuk kishte asnjë shans, marinari panonas ishte më i fortë se të gjitha postimet e paguara dhe kundër rrymat.

Mund të themi se Balasevic dhe Mira Furlan, të cilët na lanë njëri pas tjetrit, kanë provuar se është shumë më e vështirë të krijohet diçka e bukur se të prodhohet urrejtje, por në fund, ajo që është e bukur kujtohet përgjithmonë. Mund të kishin rënë lehtësisht në nacionalizëm dhe të kishin ecur nëpër dallgët e tij të banalitetit. Nuk e bërë kurrë. Ata janë heronj pikërisht sepse nuk ranë kurrë në baltë, kurrë nuk i nxitën të tjerët në një kohë kur të gjithë po zgjidhnin anë. Ata mbetën vetvetja! Si Mira ashtu edhe Djordje zgjodhën dashurinë, dhe kjo është arsyeja pse admirohen. Ata nuk u fshehën kurrë pas flamujve, u bënë simbolet e vetes. Ndaj, përcjellja e tyre ishte emocionale dhe gjeste spontane dashurie të pastër, me një çikë faj dhe turp kolektiv.

Është e pabesueshme të shohësh hidhërimin të kthyer në dashuri, dhe është e rrallë të shohësh persona që nuk janë përçarës por përcjellin vetëm mirësi. Njerëzit janë të uritur për mirësi dhe kjo është arsyeja pse ata dolën në sheshe në qytetet e tyre për të përcjellë Balasevic dhe për të bërë respektet e tyre. Ai këndoi për Vojvodinën, megjithëse mund të ketë qenë Dalmaci apo Boka; për korridoret e konvikteve të tij studentore, që mund të kenë qënë kudo në fqinjësi.

 

E gjithë kjo dashuri, sigurisht, u shoqërua me mohues, zemërakë, persona që mbajnë inat, gjykues. Çdo gjë mund të dramatizohet, edhe letrën e Mirës e viteve 90-të dhe kënga e Balasevic për Vasa Ladcaki. Megjithatë, nuk ka asgjë të paqartë, sepse si kënga e Mirës dhe kënga e Balasevic janë universale në të njëjtën mënyrë si çdo punë arti që nuk mund të dëmtohet, as nga koha as nga interpretimet e ndryshme.

Tani qeveritë e ndryshme po garojnë pas vdekjes për t’u kërkuar falje dhe thurur lavde. Po premtojnë rrugë, bulevarde dhe parqe për të shprehur tinëzish emocione dhe popullaritet, të tjerët për të pastruar emrat e tyre, por Mira dhe Balasevic janë më të mëdhenjtë edhe pa të gjitha këto. Mira fitoi Oskarin e Humanizmit në një kohë kur ishte shumë e vështirë për t’a bërë këtë dhe Balasevic ishte një Ambasador i të Mirë përpara sesa të krijohej ky titulli. Ata janë fanarë të mirësisë që hedhin dhe do të vazhdojnë të hedhin dritë larg kufijve! Këto janë dritat që duhet të shohim.

 

Djuro Radosavovic, shkrimtar, gazetar, editorialist; lindur në Podgoricë, jeton në Beograd. Dyshon tek realitetin, beson tek letërsia.