Sot, kur kemi mbi 300 tunele dezinfektimi pas nesh, ndryshe nga çdo vend tjetër në Ballkan, ne besojmë në një të nesërme më të mirë. Lutemi çdo ditë.

Danilo Djuriç

Pas përjetimit të iluminizmit ai u tërhoq për pak në vetmi, në kërkim të kuptimit të jetës. Fatmirësisht, ai e kuptoi shpejt se mençuria e tij mund t’i ndihmojë njerëzit e tij të vuajtur që më në fund të gjejnë shpëtimin.

Kujtimi i pandemisë Covid 19 sjell kujtime të hidhura për shumë njerëz edhe sot e kësaj ditë – distancimi social, maskat, karantina, mjekët brenda një TV duke ju treguar se çfarë mund dhe nuk mund të bëni, dhe shumë gjëra të tjera të tmerrshme që ranë mbi njerëzimin në ato vite.

Por si në çdo situatë që duket e pashpresë, disa njerëz gjejnë një rrugë që mund të mos e kishin gjetur ndryshe, po të mos kishte qenë për atë pengesë në jetën e tyre.

Sot, njëzet vjet më vonë, shohim një ngjarje që ndryshoi jetën e një njeriu dhe më pas jetët e shumicës së ndjekësve të tij.

Dikur anëtar i partisë politike në pushtet në Kosovë, ndërsa sot Urtësia e Tunelit, siç e quajtën njerëzit, na jep një deklaratë ekskluzive që na kujton pikën e kthesës, e cila përcaktoi përgjithmonë rrugën e jetës së tij.

‘Të gjithë do të gjenden para një dere në një pikë të jetës së tyre, dhe kështu edhe unë. Atë ditë, një kohë e vështirë për të gjithë ne, isha në portat e tunelit të dezinfektimit, ku u iluminova me asepsol, dhe shpirti im u pastrua.

Pas kësaj, shkova në tunelin e dezinfektimit çdo javë dhe me kalimin e kohës edhe anëtarë të tjerë të partisë sime filluan të bashkoheshin me mua. U desh shumë kohë dhe sakrificë për të arritur këtë gjendje kënaqësie që ofron tuneli. Sot, kur kemi mbi 300 tunele dezinfektimi pas nesh, ndryshe nga çdo vend tjetër në Ballkan, ne besojmë në një të nesërme më të mirë. Lutemi çdo ditë.  Kjo është arsyeja pse ne jemi të sigurtë se në dy, tre vjet më së shumti, një njeri do ta udhëheqë këtë komb në një të ardhme të re; nuk do të ketë vend për ata që janë kujdesur vetëm për llogaritë e tyre bankare në Mauritius. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vijnë në tunelin e dezinfektimit sa më shpesh që të jetë e mundur, që të lutemi së bashku për mirëqenien e një njeriu”, na tha Urtësia e Tunelit.

 

Danilo Djuriç, refugjat dhe i kthyer, jeton dhe krijon muzikë rep në Osojan. Ai ka një album solo rep ‘Marsh për në Skenë’. Gjatë verës do ta gjeni në kopshtin e tij dhe në Berim, dhe në dimër në studio me mikrofon.