Gëzohu, Mali i Zi, tani keni Willy Brandt-in tuaj, një përfaqësues që do të kalonte gjysmën e biografisë së tij politike prej shenjtori duke u gjunjëzuar në manastire, duke çukitur grurin në mermer, duke lundruar me guxim në valën e protestave të kishës, duke hipur në dërrasën me dru tik që është bekuar në manastirin e Ostrogut, ku, meqë ra fjala, u vendos qeveria e re.

Brano Mandic

Mali i Zi po gëzon këto ditë – ne kemi mirëpritur një elitë politike  e cila nuk do të mendojë për votuesit vetëm në këtë botë Tokësore. Në kemi anëtarë të rinj, të kryesuar nga përfaqësuesi Zdravko Krivokapic, i cili premtoi reformë të shpejtë edhe në jetën e përtejme.

Iku koha e bërjes së fushatave nga zgjedhjet në zgjedhje – më në fund kemi një burrë serioz për gjithë përjetësinë, person me mjaft kurajë për të rrëmbyer lugën e kungimit në mes të pandemisë dhe për të ftuar qytetarët të ndajnë rreziqet biologjike me të, vetëm që të mund të përmbushë pjesën e dytë të planit të tij ekonomik – Mbretërinë e Parajsës.

 

I gjori Zdravko Krivokapic nuk është një person partiak, ndaj asnjeri nuk e ka problem që Kisha ia mundëson logjistikën e tij, që do të thotë – sistemin e zërit, verën, bukën, nevojat bazë, që virusit t’i ofrohet një numër i denjë votuesish. Kisha bëri shumë më tepër, duke sakrifikuar kryepeshkopin e saj, në mënyrë që njerëzit të mblidheshin së bashku. Varrimi i Kryepeshkopit Amfilohije – sigurisht ishte një skenë e denjë për gjeste madhështore, kështu që Krivokapic i vërtiti të gjashtat demonit të rendit të ri botëror dhe e ndau lugën e tij me grigjën.

 

Përfaqësuesi i quajti Ministrat e tij të ardhshëm apostuj, padyshim pasi askush nuk interesohet më për materialin dhe sepse lavdia e përtejme është me rëndësi për Malin e Zi të ri demokratik. Marshoni me guxim drejt vdekjes, tha përfaqësuesi, emrat tuaj janë shënuar tashmë në listat e Komitetit të Krizave dhe ethet tuaja, të pasuara nga pneumonia, nuk do të marrin shumë kohë nga e gjyshit dhe xhaxhait tuaj – ata do të shkojnë në një vend më të mirë. Për më tepër, ata po ndihmojnë të lehtësojnë barrën e buxhetit tonë tokësor dhe furnizimeve me ilaçe. Duke migruar një pjesë të popullsisë në botën tjetër, nën syrin menaxhues të shtetit dhe kishës, po ndodh një lloj rishpërndarje burimesh dhe kapitali. Një rigrupim kolektiv, jo ndryshe nga reforma agrare. Ndryshimi është, këtë herë që i zoti i shtëpisë nuk po lë tokën e tij bujqësore dhe dhitë, por po kalon në paqe lumin  Stix, dhe po regjistrohet në Këshillin e të nesërmes së përjetshme.

 

Gëzohu, Mali i Zi, tani keni Willy Brandt-in tuaj, një përfaqësues që do të kalonte gjysmën e biografisë së tij politike si shenjtor duke u gjunjëzuar në manastire, duke çukitur grurin në mermer, duke lundruar me guxim në valën e protestave të kishës, duke hipur në dërrasën me dru tik që është bekuar në manastirin e Ostrogut, ku, meqë ra fjala, u vendos qeveria e re.

 

Kush ka nevojë për politikanë që ju përdorin derisa të vdisni dhe nuk mendojnë kurrë më për ju? Qeveria Ekzekutive duhet të sigurojë jetesën tonë pasi t’i jemi dorëzuar të vërtetës së përjetshme. Krivokapic ishte i pari që e kuptoi këtë, duke ofruar një plan të qartë, por ortodoks.

 

Dhe kështu, Covid u kthye nga një krizë në një mundësi. Dardhat e manastirit në Piperi lulëzuan dy herë, disa hardhi në bregdet qanë nga gëzimi, dhe një djalë i vogël shkolle në Kosmet ëndërroi Shën Pantufijen duke i shpjeguar Ministrit të Financave që marrëveshja MMF duhet të nënshkruhet, madje edhe me koston e uljes së popullaritetit të qeverisë apostolike.

 

Reformat do të jenë të dhimbshme, por të nevojshme, dhe me vullnetin e zotit. Mos harro, lexues i torturuar, që asnjeri nuk i ka ikur dot taksave dhe vdekjes, dy gjërave themelore të çdo vendi të qëndrueshëm. Amen!

 

 

Brano Mandic, shkrimtar dhe gazetar, një nga autorët më të lexuar në Mal të Zi. Editorialist satirik në revistën Vijesti ku ka paraqitur punën e tij tek një audiencë me e gjerë. Së fundmi ai ka krijuar dhe drejton emisionin radiofonik  ‘Ziznula’ në Radion e Studentëve Krs në Podgoricë.