Reagimet jonormale ndaj situatave jonormale janë normale, dhe kjo duket se është një mësim që mbarë njerëzimi e mësoi papritur. Nëse e mendojmë për një moment, kjo mund të jetë një nga kohërat e rralla kur njerëzimi është bërë bashkë.

 Bojana Obradovic

Mars 2020. Është regjistruar rasti i parë i Koronavirusit në Republikën e Serbisë. Pacienti 0. Ne nuk ishim gati pavarësisht se kishin dëgjuar lajmet për gati tre muaj, në fillim nga Lindja e Largët dhe menjëherë më pas nga fqinjët – Italia.

Si televizioni, ashtu edhe mediat sociale u mbushën me imazhe arkivolesh, lajme me qindra të vdekur nga ky virus i ri, i panjohur, i rrezikshëm. Na shfaqën video të varrimeve që nuk mendonim se do t’i shihnim ndonjëherë në jetën tonë. Të gjithë demonët e traumave tona ndër breza na trokitën në derë, me zë të lartë dhe të pandërprerë.  Na u kujtuan imazhet që nuk i kishin njohur kurrë. Ne dëgjojmë vazhdimisht për vdekje, gjatë gjithë kohës; vdekje ku ju jeni vetëm, ju – ai që po vdes, dhe ju – ai që nuk mund ta shohë atë që po vdes për herë të fundit. Ne nuk ishim të përgatitur për këtë.

Javët kaluan dhe me to erdhën shtresa të reja të frikës ekzistenciale. Frika nga izolimi, zemërimi, rebelimi, ndarjet, teoritë e ndryshme, të gjitha u bënë pjesë e të përditshmes. Ndërsa përballeshim me sfidën shëndetësore, ne gjithashtu na u desh të lufonim në marrëdhëniet ndërpersonale, (mos)besimi tek profesionistët e mjekësisë, shkenca, sistemet, gjetja e mënyrave për të mbijetuar. Të qënit njeri papritur u kthye në një sfidë.

Shëndeti ynë mendor ka qenë kryesisht një rrëshqitje emocionale. Pati frikë – një reagim i shëndetshëm, normal ndaj rrezikut objektiv; ankthi si një frikë e ekzagjeruar dhe një iluzion i rrezikut që nuk është aty në fakt; një hiperbolë e pafuqisë, hidhërimit, zhgënjimit, zemërimit, lakmisë, apatisë, xhelozisë, depresionit, një dëshirë e fortë për tu zhdukur, për t’i dhënë fund.

Pasojat ende nuk dihen. Megjithatë, duke gjykuar mbi atë që dimë për njerëzimin, ne gjithmonë rimëkëmbemi dhe çdo periudhë e vështirë na ndihmon të zhvillohemi, si nga na personale ashtu edhe nga ana kolektive.

Reagimet jonormale ndaj situatave jonormale janë normale, dhe kjo duket se është një mësim që mbarë njerëzimi e mësoi papritur. Nëse e mendojmë për një moment, kjo mund të jetë një nga kohërat e rralla kur njerëzimi është bërë bashkë.

Psikologët, psikiatrët dhe psikoterapistët janë vënë përpara sfidave për të cilat nuk ishin përgatitur. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë dalë vullnetarë në linjën telefonike SOS, linjat e e-mailit, duke ndihmuar qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke lehtësuar brengat e tyre, ndërkohë që ishin duke kaluar edhe vetë një situatë të panjohur. Arritëm të organizojmë e të tregojmë kujdes për ata që kanë nevojë, pa udhëzues apo përgatitje, të izoluar në apartamentet tona. Ne u përmirësuam me kalimin e kohës dhe morëm udhëzuesit, shpesh të shkruar nga kolegët tanë nga jashtë.

Shkurt 2021. Vaksinimi ka filluar në Republikën e Serbisë. Ka një mbështetje psikologjike të organizuar për qytetarët,  linja telefonike SOS, komunitete mbështetëse, dhe grupe terapie të vetë-organizuar.

Do të jemi mirë. Ndoshta jo tani, dhe jo të gjithë ne tani, por natyra njerëzore ka fuqi shëruese.

Pasi të mbarojë e gjitha kjo, ne do të kemi kohë dhe mundësi për të kuptuar ndikimin që ka patur në personalitetet tona, mjedis, sistemet mbështetëse, por edhe në kontekstin tonë kulturor dhe historik, situatën social-politike, dhe në traumën tonë të fshehur, të hershme, ndër breza. Deri atëherë, marrim frymë thellë dhe vazhdojmë të jetojmë.

 

Bojana Obradovic, Master në psikologji, psikoterapiste REBT (qendra e përbashkët e trajnimit e Institutit Albert Ellis në Beograd)