Vaksina ideale do të ofronte 100% mbrojtje, pa afekte anësore, dhe një dozë e vetme do të jepte mbrojtje për të gjithë jetën.  A mund të presim që një vaksinë të përputhet me këtë përshkrim? Ndoshta jo.

 Dr Bojan Boskovski

Ne kemi qenë dëshmitarë të një përpjekje globale për prokurimin e vaksinës – cilët do të ishin të parët që do ta merrnit, cilët do të vaksinoheshin më shpejt, cilët do të shpëtonin dhe do t’i ktheheshin jetës normale. Ne jemi të mbingarkuar me informacion mbi vaksinat – që nga përbërësit deri te efikasiteti i tyre. Informacioni ndryshon çdo ditë, vaksina të reja miratohen, dhe të tjera presin miratimin.

Kjo çon në një pyetje interesante – cila vaksinë është më e mirë, dhe cila është ideale?

Vaksina ideale do të ofronte 100% mbrojtje, pa afekte anësore, dhe një dozë e vetme do të jepte mbrojtje për të gjithë jetën. A mund të presim që një vaksinë të përputhet me këtë përshkrim? Ndoshta jo.

Detyra e vaksinës është të stimulojë trupat tanë të krijojnë imunitet duke injektuar copëra të ndryshme të virusit të cilat do të njihen si trupa të huaj. Më pas, si reagim, trupat tanë krijojnë imunitetin.  Sot, ne kemi vaksina RNA për virusin SARS-CoV-2, dhe kjo është hera e parë që një teknologji e tillë përdoret për të krijuar vaksina, ndaj mund t’i konsiderojmë avant – garde; këto janë vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Mekanizmat janë inovative – materiali gjenetik brenda mRNA të injektuar prodhon një proteinë karakteristike për SARS-CoV-2. Proteina njeh qelizat imune, dhe shkakton një reagim të fortë imunitar, që çon në imunitet të përgjithshëm kundër virusit.

Ky mekanizëm është i ri, dhe nuk është hasur më parë në prodhimin e vaksinës.  Sistemi mRNA ofron një reagim më të fortë imunologjik sesa vaksinat e mëparshme, sepse aktivizon receptorë të veçantë brenda qelizave imune, të cilat nga ana e tyre marrin pjesë në krijimin e reagimit imunitar.

Nga ana tjetër, vaksina e Oksfordit dhe Sputnik V rus të dyja përdorin një vektor viral i cili injektohet në trup.  Vektori ka proteinë C, e cila është karakteristike për SARS-CoV-2, pasi sistemi imunitar zhvillon imunitet ndaj kësaj proteine.  Në këtë rast, vaksina e Oksfordit përdor adenoviruset që prekin shimpanzetë.  Vaksina ruse është e ngjashme, dhe vaksina të tjera të këtij lloji kanë hyrë në fazën e provave klinike.

Tipi i tretë është vaksina kineze Sinopharm e cila bazohet në pjesëza virale të vdekura, dhe është përfaqësuese e vaksinave më tradicionale, si ajo e gripit.  Ajo përmban një virus kimikisht inaktiv, dhe nuk mund të shkaktojë sëmundje, por nxit reagimin imunitar në trup.

Këto janë tre mekanizmat aktualë të vaksinave të miratuara; megjithatë, ne do të kemi më shumë informacion me kalimin e kohës, dhe vetëm atëherë do të arrijmë në konkluzion se cila vaksinë është më e mirë. Ne nuk jemi në gjendje të arrijmë në përfundim duke u bazuar tek informacioni që kemi në dispozicion tani.

Së pari, vaksinat u janë dhënë një numri shumë të vogël të popullsisë, dhe efektet e tyre afat gjata të imunitetit do të shihen me kalimin e kohës. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, dhe kjo mbështetet nga të dhënat e studimeve klinike dhe praktikat aktuale të vaksinimit.

Sa i përket krijimit të imunitetit, të gjitha nxisin reagim, por suksesi ndryshon.  Vaksinat RNA sigurojnë mbrojtje mbi 90%, që do të thotë 90 nga 100 të vaksinuar do të zhvillojnë imunitet; vaksina ruse ka efekte të ngjashme sipas të dhënave të fundit nga gazeta The Lancet.  Sinopharm ka rezultate të ndryshme, rreth 80%, dhe shkalla e suksesit e vaksinës së Oksfordit është rreth 70%.  Të gjitha vaksinat merrem në dy doza, në intervale 21-28 ditore.

Pavarësisht rezultateve të ndryshme të provave klinike, vetëm koha do të tregojë se cili është efikasiteti i vaksinimit masiv.

Shpesh thuhet se vaksinat me efikasitet më të ulët përsëri stimulojnë reagim imun, dhe në rastin e një infektimi SARS-Cov2, do të jetë një sëmundje e lehtë pa komplikime. Kjo ka rëndësi për t’u theksuar, pasi kjo do të thotë që virusi Covid nuk do të shkaktojë sëmundje serioze dhe do të mund të trajtohet si një rrufë.  Megjithatë, ne duhet të presim për më shumë të dhëna për ta konfirmuar këtë.

Në fund të ditës, cila është vaksina ideale? Siç ndodh me çdo gjë në jetë, nuk ka zgjidhje ideale, por ka mundësi që të gjitha vaksinat të jenë njëlloj efikase dhe të sigurta.  Dhe nëse vaksinohet shumica e popullsisë, virusi do të përballet me pengesa më serioze, dhe vetëm atëherë do të arrijmë ta mposhtim pandeminë.

 

 Dr Bojan Boškovski, neurolog dhe Koordinator Kombëtar i OBSH-së