Forcimi i radikalizmit dhe demagogjisë, rënia e ekonomisë, varfëria dhe papunësia, pasojat e tensioneve historike, janë të gjitha tipare të ’anormalitetit të ri’ i cili mund të frikësojë vendet e zhvilluara. Për ne, kjo duket diçka shumë e lehtë, lehtësi që e kemi hasur shumë herë edhe më parë. ‘Normaliteti i ri’ është, në të vërtetë, shumë normal për botën ku ne jetojmë.

Ka rreth pesë apo gjashtë muaj që kur shprehja ’normaliteti i ri’ është futur në fjalorin tonë të përditshëm.

 

Krijuar fillimisht nga autori fantastiko –  shkencor  Robert A. Heinlein në romanin e tij Hëna është një Zonjë e Ashpër, termi ‘normaliteti i ri’ është përdorur gjithashtu për të përshkruar se si do të dukej jeta pas Krizës Financiare të vitit 2008. Dhe ja tek vjen përsëri neologjizmi kompleks, në kohën e Covid, ku absolutisht asgjë nuk duket normale   – ‘normaliteti i ri’ na serviret si një lloj çertifikate globale, e lëshuar për çdo gjë që është anormale, që ne ta kemi më të lehtë për ta pranuar si të ardhmen tonë, pa qënë ndonjëherë në gjendje që të kthehemi prapa. Tingëllon shumë e njohur.

Le të hedhim vështrimin prapa tek normalitetet tona të vjetra. Për shembull, ishte normale që të rinjtë të votonin për të ardhmet e vendeve të tyre me lapsa në duar, dhe jo më valixhe në duar për të marrë leje pune në Gjermani. Apo që ishtë normale që zgjedhjet t’i shërbenin qëllimit të shprehjes së mendimit mbi organet drejtuese, dhe jo nevojës që opozita të zhdukej. Ishte normale që media të lejonte hapësirë dhe mbulim për të dy palët e një mosmarrëveshjeje; që vendimmarrja të mos kufizohej tek një njeri; që dita e sotme nuk është pika kryesore e historisë moderne; se një e ardhme më e ndritur nuk është diçka që lajmërohet për herë të dytë, më së shumti të tretë, që do të bëhet realitet për dy, maksimumi tre vjet. Normale. Ose ka qenë dikur, apo mund të ketë qenë, por prapë nuk ishte. Megjithatë është ’normaliteti i ri’. Ne e kemi jetuar atë për një kohë të pacaktuar – për një kohë shumë më të gjatë sesa koncepti “normaliteti i ri” me të cilin po familjarizohet e gjithë bota.

 

Njerëzit në rajonin tonë janë, thënë thjesht, pionerë të ‘normalitetit të ri’, të të mësuarit me atë që është më keq. Le të mos gënjejmë veten se çdo të thotë në të vërtetë ‘normaliteti i ri’. Politika, kultura, ekonomia e sotme, apo çdo fushë e jetës shoqërore dhe politike e afërsisë sonë vendore dhe rajonale, të gjitha janë elemente të normalitetit të ri që na është dashur ta përqafojmë me çdo tranzicion ose fazë të ardhshme, me secilin mandat të ri të cilitdo apo çfarëdo që është Normale. Të gjitha këto u hodhën drejt nesh, duke gllabëruar çdo normalitet të vjetër, ose çdo normalitet të ardhshëm që mund të zërë rrënjë – duke ndihmuar çdo ’normalitet të ri’ të gjejë rrugën përreth nesh.

 

Qytetarët e vendeve më të zhvilluara, dhe (për këtë arsye) më të përkëdhelura mbase po hasin vështirësi për të duruar ’normalitetin e ri’ sepse përballen shumë rrallë me të, ose madje edhe për herë të parë. Për ne, ‘normaliteti i ri’ është një dukuri dhjetëvjeçare: ne i pranojmë më lehtë maskat, distancimin social, ndalimin e grumbullimeve, karantinën, apo çfarëdo që është ‘normalitet i ri’. Për në, kjo është diçka më shumë në listën e gjërave që njëherë na lejohej ti bënin, por tani jo më. Cilatdo qofshin rrethanat e reja, të këqija, ato nuk lejojnë që rrethanat e mira të bien përsëri mbi ne. Forcimi i radikalizmit dhe demagogjisë, rënia e ekonomisë, varfëria dhe papunësia, pasojat e tensioneve historike, janë të gjitha tipare të ’normalitetit të ri’ i cili mund të frikësojë vendet e zhvilluara. Për ne, kjo duket diçka shumë e lehtë, lehtësi që e kemi hasur shumë herë edhe më parë. ‘Normaliteti i ri’ është, në të vërtetë, shumë normal për botën ku në jetojmë, dhe po bëhet bota ku do të jetojë tani edhe pjesa tjetër e Botës. Dhe, është normale që ata më në fund të shijojnë pak nga kjo shije, duke na lehtësuar ne nga barra e ‘normalitetit të ri’, me të cilin ne jemi lodhur paksa.  Që, epo është normale.