Edhe ky vit ka demostruar problemtika. Shpresh ka mungesë të pjesmarrjes së studenteve për shkaqe nga më të ndryshmet. Sigurisht, kjo cënon seriozitetin dhe etikën universitare.

Andi Koxhaj

Në pranverën e vitit 2020, kur gjithçka ra në lockdown të menjehershëm, sytë dhe vëmendja e të gjitheve u orientuan nga platformat online, si zgjidhja e vetme për sistemin arsimor të të gjitha niveleve.

Si çdo fillim, edhe aplikimi i platformave online për tu shfrytëzuar dhe përdorur nga mjaft nivele të sistemit arsimor pati shumë vështirësi. Kishte mungesë të infrastrukturës (desktope, laptope, tableta apo aparate celular). Zona të caktuara nuk mbuloheshin nga rrjeti i internetit. Mungonte përvoja për aktivitete të tilla. Kishte mungesa të trajnimeve dhe kualifikimeve të nevojshme për të përdorur në mënyrën e duhur platformat në qarkullim. Si dhe pamundësia financiare për të siguruar mjaft nga nevojat e mësiperme, etj.

Në disa raste edhe ekspertë të kualifikuar në fushat përkatese, në momentet e para të pandemisë thjesht për shkak të mungesave në formimin kompjuterik, hasën vështiresitë në momentetet fillestare.

Disa trajnime ndikuan që në një kohë të shkurtër shumë nga problemet e hasura në momentet fillestare, të kaperceheshin. Nëpërmjet platformave u zhvilluan një pjese e madhe e leksioneve dhe seminareve. Në mesin e pranverës nga autoritetet u gjykua e arsyeshme që masat shtrënguese të liroheshin, çka mundësoi rihapjen e auditoreve për vazhdimin e seancave në klasa. Gjithashtu, në periudhen Korrik – Tetor 2021, në masa serioze sigurie të gjitha provimet u zhvilluan nëpër auditore. Kjo situatë nuk mundësoi zhvillimin e provimeve online në pjesën më të madhe të universiteteve tona.

Fillimi i vitit të ri akademik në universitete u vendos të ishte online. Universitetet  përzgjodhën platforma të ndryshme, në funksion të profileve dhe interesave të tyre profesionale. Ky vit mesimor, nisi mjat ndryshe në mënyren sesi u trajtua situata në momentin 0 në fillimin e pandemisë. Ajo që duhet bërë është trajnimi i të gjitha subjekteve që do të përdorin këto platforma, dhe perfeksionimi i komunikimeve në fjalë.

Pavarëisisht përmirësimeve edhe ky vit ka demostruar problemtika. Shpresh ka mungesë të pjesmarrjes së studenteve për shkaqe nga më të ndryshmet. Një pjesë e studentëve për shkak të “shtrëngimit” të aktiviteteve të biznesit, janë të detyruar të abandonojnë pjesmarrjen online. Ose të përfshihen dhe të largohen në klasat online sipas rrethanave në organizatat ku punojnë. Sigurisht, kjo cënon seriozitetin dhe etikën universitare. Në raste të tjera, problemet me rrjetin shkepusin në menyrë të pakontrolluar mjaft studentë nga komunikimet gjatë seancave mësimore. Jo rralle ndodh që problemet me internetin, shkëputjen e energjisë elektrike ndodhin edhe me stafin akademik, duke krijuar kosto dhe dëmtuar seriozisht cilësinë edhe produktivietin e komunikimeve online.

Duke konsideruar seriozisht faktin se pandemia ndikon në gjendjen emocionale të studenteve (pa harruar edhe dimensionin ekonomik të familjeve të tyre), komunikimi i kujdeshëm me çdo student, motivimi, sqarimi në detaje për çdo situatë dhe problem, dhe gjetja e çdo kanali dhe hapesirë për të përcjellë energji pozitive tek ata, duhet të jetë prioriteti i stafeve akademike.

Jo me pak probleme dhe rezerva, të gjithe u detyruan të pranojnë se në kohë pandemie, mësimi online ngelet mundesia e vetme dhe varianti më i mirë i mundshëm për komunikimin ndërmjet hapësirave në sistemin e edukimit.

 

Andrea Koxhaj është profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës që nga viti 1987. Është autor i disa veprave shkencore dhe i dhjetra artikujve shkencor për problemet ekonomike të vendit.