Shqipëria ka patur përgjithësisht tre vala emgrimi të dallueshme: pas viteve 90: pas vitit 1997 kur i gjithë shteti kolapsoi nga rënia e të ashtëqujturave skema piramidale ku me qindra shqiptarë humbën kursimet e tyre dhe pas viteve 2013.

  Andi Bejtjaë

Emigrantët e rinj shqiptarë të viteve 90 edhe pse shumë të varfër se këta të ditëve të sotme ishin “emigrantë lirie”. Këtyre të post viteve 90, nuk është e lehtë tju gjesh një epitet. Për t’iu gjetur një epitet sado të përafërt, ndoshta duhet të nisemi disi mbrapsht. Shqiptarët, janë një nga kombet që i kushtojnë një rëndësi të madhe arsimimit të fëmijëve. Endrra e baballarëve dhe nënave shqiptare për t’u dhënë fëmijëve arsimim sa më cilësor vazhdon, por tashmë me sakrifica të pabesueshme. Midis të rinjve shqiptarë që shkollohen jashtë, janë dhe fëmijët e atyrë që konsiderohen milionerë shqiptarë. Këta janë disa dhjetra qindra, ndoshta dhe një dy ose tre mijë. Shkojnë në shkollat më të mira, që nga Londra e der në Amerikë, disa prej tyre dalin dhe me rezultate të shkëlqyera, po sa prej tyre rrinë në vendet ku studiojnë? Numërohen me gishtat e dorës. Gati 99 përqind e ketyre fëmijëve shkollat e të cilëve paguhen pa vuajtje, janë tashmë të kthyer në Shqipëri, në fakt më shumë mund të thuash se jetojnë këtu se sa punojnë. Pse? E thjeshtë, sepse ata këtu kanë mundësi të jetojnë të ndarë me shtëpi veçmas nga prindërit, të kenë dhe një shtëpi të dytë plazhi në minimumi përdorim, si edhe një apo dy makina të shtrenjta dhuratë, pa shtuar këtu dhe efektin emocional që në Shqipëri kjo pakicë e nje pakice, sillet si “feudalë”, dalin lehtësisht nga burgu kur kapen me armë ose dhe kur shtypin dikë me makinë.

Shumica e të rinjve, sidomos jashtë kryeqytetit Tiranës, emigrojnë sepse e kanë të qartë se Shqipëria për të kapur rrogën mesatare të Bullgarisë apo Rumanisë, do t’i duhet minimum 10 vite. Me pagat aktuale nuk kanë mundësi kurrë të jetojnë në një banesë tjetër nga ajo e prindërve dhe të krijojnë një jetë tjetër martesore veçmas me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

Shqipëria ka patur përgjithësisht tre vala emgrimi të dallueshme: pas viteve 90: pas vitit 1997 kur i gjithë shteti kolapsoi nga rënia e të ashtëqujturave skema piramidale ku me qindra shqiptarë humbën kursimet e tyre dhe pas viteve 2013. Ndërsa të dy valet e para janë të shpjegueshme emigrimi i pas viteve 2013 është më vështirë i shpjegueshëm, pasi vendi, të paktën në statistika edhe pse me destabilitet politik, ekonomikisht, duke patur parasysh dhe hyrjet e lëkëve të zeza, të drogërave, kanabisit etj, të paktën teorikisht, nuk ka pse e bën një të ri shqiptar akoma të rrezikojë dhe jetën mbyllur në kamiona “si ato të anglisë”. Por, ja që akoma ndodh. Ndoshta sepse vendi, bashkë me pasuritë kryesore natyrore,ka rënë në duart e një numri të vogël oligarkësh, të cilët me bizneset e tyre të mëdha armiq kryesorë që i luftojnë pa mëshirë, kanë sidomos biznesin e vogël, që nga dyqanet e deri tek kafet e lagjeve.

Kryeministri i Shqipërisë, i cili ka në pushtet që nga viti 2013 vazhdimisht thotë “se në Shqipëri nuk vdes njeri për bukën e gojës”, por nga ana tjetër nuk nguron të thotë “ se në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ashtu sikurse i bën thirrje biznesmenëve të mëdhenj shqiptarë “ që të hedhin sytë nga emigrantët nga Bangladeshi”, duke mos harruar të shtojë se “po filluan të flasin shqip largojini”. Pra për Kryeministrin Shqiptar, një punëtor, që fillon lexon median shqiptare e sheh atë, mer pjesë në debatet e ditës apo organizohet në një sindikatë, nuk është më i dobishëm për ekonominë. Ndoshta, te ky mentalitet qeverisjeje, duhet të kërkohen arësyet kryesore që e bëjnë valën e tretë të emigrimit të rinjve shqiptarë të vazhdojë.

 

Andi Bejtja, është gazetar, analist dhe drejtues mediash me një përvojë prej tre dekadash