Elitat politike e kanë kuptuar se çfarë duhet bërë, duke ndjekur një recetë të vjetër nga Siçilia. Ata po infiltrojnë njerëzit e tyre, ngadalë por me siguri, në sistemet policore dhe ato të drejtësisë. Dhe për ata që bëjnë rezistencë – vjen shantazhi, mitmarrja, shkrimet në media.

Amarildo Gutic

Kohët e fundit, Muzeumi i Zenicës i dha në përdorim ish ndërtesë e sinagogës bashkësisë hebraike. Kjo ishte një mundësi për të kujtuar të harruarit dhe për të informuar brezat e rinj se pjesët më të vlefshme të muzeut janë plaçkitur gjatë luftës. Ato që ishin në ndërtesën e medresesë, sidomos gjatë Luftës Kombëtare për Liri, u hodhën në vendgrumbullimet e mbetjeve. Në vitin 1996, bëra një dokumentar për këtë, ‘Goja mbushur me barut.’ Investigimi fillestar u dobësua kur u mor vesh që pas kësaj qëndronin anëtarët e SDA-së. Disa aktorë kishin ndërruar jetë, dhe sidoqoftë, gjithçka ishte parashkruar në terma ligjorë.

‘I dashur Tito’, mendova ’25 vjet më vonë dhe ende po shkruaj për të njëjtin krim.”

Kishte shenja se shteti i së drejtës do të vendosej në Bosnje- Hercegovinë. 18 vjet më parë u formua policia e shtetit, zyra e prokurorisë dhe gjykata. Të huajt në këto institucione supozohej se do të krijonin një brez të ri të ‘zyrtarëve të zbatimit të ligjit’, të paprekur nga ndikimi politik.

Pati një dozë paniku brenda karteleve partiake për shkak të njoftimit të krijimit të një shteti të ligjshëm. Disa arrestime të udhëheqësve politikë u dhanë njerëzve të drejtën të mendojnë se askush nuk është i paprekshëm. Por askush nuk iu afrua qelisë së burgut. Elitat politike e kanë kuptuar se çfarë duhet bërë, duke ndjekur një recetë të vjetër nga Siçilia. Ata po infiltrojnë njerëzit e tyre, ngadalë por me siguri, në sistemet policore dhe ato të drejtësisë. Dhe për ata që bëjnë rezistencë – vjen shantazhi, mitmarrja, shkrimet në media.

Partia “kapot e kapove” u bënë gjyqtarë e prokurorë, kanë zyrat e punësimit, janë agjentë të prokurimit publik, pronarët e jetës dhe vdekjes. Nuk ka vaksina kundër virusit sot deri sa ata të thonë se do të ketë.

Pashë dikur aktakuzat kundër dy drejtuesve të partive në prokurori, njëra prej të cilave ende është aktive dhe dëgjova njoftimin e prokurorit se do të publikohen së shpejti. Ajo ditë nuk erdhi kurrë. Kam me mijëra faqe material investigativ, procesverbale dhe transkripte të bisedave të përgjuara (ligjërisht). Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me përfshirjen e aktorëve në çështje penale. Unë do t’ju tregoj se ku janë disa prej tyre janë sot. Me biografi të pastruara, kemi një profesor kriminologjie, ka ministra, anëtarë të parlamentit të vendit dhe entiteteve, drejtues të kompanive publike, këshilltarë të kryeministrit, gjyqtarë.

Dhembshuria e madhe e treguar së fundmi ndaj një të dënuari që vodhi disa pemë në pyll për të mbajtur familjen e tij ngrohtë nuk është e papritur. Më vjen keq për drejtorin i cili ishte akuzuar për marrjen në punë të një individi për dy muaj, që duhej të shërbente si provë se sistemi ynë ligjor funksionon. Ndërkohë, partitë lokale qeverisëse ekzistojnë mbi bazën e punësimit të përgjithshëm, të paturpshëm të partisë, nepotizmit dhe të gjitha llojet e paligjshmërive.

Stafi i redaksisë së portalit të lajmeve Žurnal mbushet çdo ditë me letra, thirrje për ndihmë nga ‘njerëz të vegjël’ – shpesh sepse ata nuk pajtohen të jenë bashkëpunëtorë në krim, pra pjesë e sistemit, dhe për këtë më pas ndëshkohen në mënyra të ndryshme. Kërkimi për të vërtetën rreth vrasjeve të dy të rinjve, David Dragiceviç dhe Dzenan Memic, është vetëm një shembull këmbënguljeje në përpjekjen për të zbuluar konspiracionet politikë- polici-prokurori për të mbrojtur vrasësit dhe ata për të cilët këta vrasës punojnë.

Kjo nuk është një detyrë e lehtë në një sistem të kriminalizuar, ndërsa pjesa jo e korruptuar dhe e ndërgjegjshme e gjyqësorit rri e heshtur. Gjithnjë e më pak njerëz janë të përgatitur për një luftë të pakompromis për të vërtetën, për drejtësinë.

Degradimi i sistemit gjyqësor i korrespondon krijimit dhe legjitimimit të monopolit nga elita politike në pushtet. Këto lloj dinastish politike në krijim e sipër, nga rradhët e SDA, HDZ BiH dhe SNSD, shfyqizojnë shtetin e së drejtës dhe në vend të kësaj fuqizojnë të drejtën e tyre për qeverisje.

Prandaj, nuk është rastësi degradimi sistematik i arsimit. Brezat e rinj të paarsimuar janë gjenetikisht të injektuar me pikëpamjen se një shtet në të cilin tolerohet mungesa e ligjit, ryshfeti, korrupsioni, mashtrimi dhe gënjeshtrat, është në fakt, “normaliteti i ri”!

 

Amarildo Gutic, gazetar në revistën online Zurnal. Fitues i shumë çmimeve për dokumentarët dhe historitë rreth korrupsionit dhe krimit.