Nëse për një moment lëmë zonat e sigurta, të besueshme të numrave dhe statistikave dhe u kthehemi historive personale – nëse numrave u vendosim fytyra, sidomos fytyrat e padukshme apo më pak të dukshme të atyre që nuk përfaqësohen mjaftueshëm në statistika – ne do të dallojmë një botë veçanërisht të pambrojtur brenda problemeve që marrim në shqyrtim.

Aleksandra Bosnic Djuric

‘Momenti’ i paharrueshëm civilizues që po jetojmë është përshkruar mjaft lehtë përmes formulimit të mëposhtëm – ‘kriza globale Covid-19’; nga ana semantike, kjo nënkupton se të gjithë jemi të kërcënuar së bashku, pa faktorët që më parë ishin të dukshëm dhe të rëndësishëm të klasave shoqërore. Një proverb laik i konfirmuar kaq shumë herë, sa është bërë një klishe, ‘sëmundja nuk zgjedh’ edhe një herë tjetër doli i vërtetë. Studimet më të fundit të ndikimit të Covid-19 në arsim, tregojnë faktin se kjo ‘barazi’ i ka lënë disa në gjendje shumë më të vështirë.

Punimi i Sasa Stepanovic në revistën shkencore Paradigm, ‘Ndikimi i pandemisë së korona virusit në sferën e arsimit’, për shembull, gjen se pandemia ka ndikuar në sistemet arsimore në mbarë botën, duke lënë 1,7 miliardë studentë jashtë institucioneve arsimore. Mbi 180 vende kanë mbyllur shkollat dhe institucionet arsimore, dhe kjo ka prekur 97% të popullsisë studentore të botës. Mbyllja e shkollës ka hedhur dritë mbi probleme të ndryshme në arsim, por kjo pa dyshim ka qenë më e vështirë për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Nëse për një moment lëmë zonat e sigurta, të besueshme të numrave dhe statistikave dhe u kthehemi historive personale – nëse numrave u vendosim fytyra, sidomos fytyrat e padukshme apo më pak të dukshme të atyre që nuk përfaqësohen mjaftueshëm në statistika – ne do të dallojmë një botë veçanërisht të pambrojtur brenda problemeve që marrim në shqyrtim.

Më poshtë është një histori e treguar nga mamaja e një djalë autik rreth problemeve të pandemisë me të cilat po përballen:

Ata në fakt i kanë fshirë emrat e fëmijëve tanë nga lista e atyre që kanë nevojë për arsim. Futja e ‘mësimit’ online për fëmijët është absolutisht ASGJË për fëmijët tanë. Ne u detyruam t’u jepnim ‘mësim’ vetë, bashkë me të gjitha angazhimet tona të tjera, 24 orë përkujdesje për fëmijët tanë që kanë shumë nevoja, në këtë gjendje emergjence (…). Muajt kanë kaluar dhe fëmijët kanë bërë hapa prapa. Kini parasysh që këta janë fëmijë terapia e vetme e të cilëve është terapia e shqiptimit, defektologjia dhe trajtime të tjera të ngjashme. Puna e duhur, e vazhdueshme me ekspertët e mësimdhënies është shumë më e rëndësishme se sa arsimi për fëmijët tanë; është ‘kura’ e tyre. Institucionet e këtij vendi ua kanë hequr këtë fëmijëve tanë dhe i kanë lënë ata të presin, duke ecur sipas parimit ‘kurdo që ndodh, ndodh’. Kthimi në shkollë në fillim të vitit të ri akademik ka sjellë më shumë frikë dhe ankth. A do të jenë në gjendje këta fëmijë të nisin aty ku e lanë?! Nuk ka gjasa. (…) Në ditët e para, fëmija filloi të përjetonte zemërim dhe vetë-agresivitet, sepse nuk mund të rrinte më gjatë se tre orë mësimore 30-minutëshe në shkollë. (…) Kemi ardhur në një fazë ku na është dashur të fusim terapinë psikiatrike në shkollë. Fëmija më në fund u mësua me kthimin në klasë, dhe më pas drejtoresha mori vendim për të rikthyer mësimdhënien online tre javë para pushimeve të shkollës. Është ferr…’

Viktor Frankl, duke shkruar për krizën dhe kuptimin, tha ‘Ne nuk mund të lejojmë që një besim në  njerëzimin e mundshëm të na lërë të verbër për faktin se qëniet njerëzore janë pakicë’ – ky është një fakt që duhet të na inkurajojë ne të gjithë që t’i bashkohemi pakicës. ‘Gjërat’, kujton Frankl, ‘janë keq. Nëse ne nuk bëjmë maksimumin për t’i përmirësuar ato, çdo gjë do të vazhdojë të përkeqësohet’.

Pra, le t’i kushtojmë vëmendje të vetëdijshme, këmbëngulëse, dhe afat gjatë mikrobotëve të të padukshmes.

 

Autori është një kulturolog, doktor i arteve dramatike, medias dhe kulturës. Aktivist për një kohë të gjatë në fushën e përmirësimit të komunikimit ndërkulturor dhe pozitës së grupeve të margjinalizuara.